Ndër romanet më të njohur fantashkencë të Zhyl Vernit, “20 000 lega nën det” tregon historinë fantastike të kapitenit Nemo dhe nëndetëses së tij Nautilius. Gjatë udhëtimit, kapiten Nemo me ekuipazhin shkojnë në pika të ndryshme të oqeaneve, disa prej të cilave Verni i njihte nëpërmjet tregimeve reale të udhëtarëve të ndryshëm, ndërsa disa të tjera janë krejtësisht të trilluara.
Në ekuilibër të vazhdueshëm, me Adrenalinë dhe Balance, shpaloset një rrëfim me zemër të hapur dhe anekdota, ku edhe frika gjen hapësirë në thellësinë e këtij kampioni të padiskutueshëm, bashkë me ëmbëlsinë dhe brishtësinë, ndjenjat që i shtohen forcës, vendosmërisë dhe kurajës, që e ngritën djaloshin e Rosengorit në majën e botës, nga ku tani na flet për trajnerë dhe penallti, dhoma zhveshjeje, kundërshtarë e topa, përveçse për lumturi, miqësi dhe dashuri.
Robinson Kruzo është një roman i shkruar nga Daniel Defoe, botuar së pari më 25 prill 1719. Botimi i parë ia mveshi autorësinë e librit protagonistit Robinson Kruzo, aq sa lexuesit menduan se bëhej fjalë për një udhëpërshkrim me incidente të vërteta.
Bukëpjekësja trashaluqe, Margot, punon në furrë në stacionin kryesor të trenit. Ajo
pjek petulla. Të freskëta dhe të këndshme! Mirëpo Margot e ka një sekret.
Një sekret të pazakontë.
Nganjëherë futet në petull, e pastaj…
Hej, shikoni, andej po vjen piktori i njohur Friderik Simitja. Vrapon mu te petulla. Është i uritur, pasi në fenerin gjigant është duke vizatuar botën. I shërben vetes petullën më të afërt, nxjerr paratë nga xhepi dhe i vendos mbi banak.
Këtu gjenden disa nga përrallat më të bukura të të gjitha kohërave. Tituj të njohur, si “Bukuroshja e fjetur”, janë përralla mbi vlerat që kanë ende rëndësi për ne sot, si familja dhe besnikëria, miqësia dhe kuraja, të shkuarit mirë në shoqëri dhe realizimi i ëndrrave. Në këtë libër do të gjeni përralla që tashmë janë të preferuara, si dhe të tjera që do t’i lexoni për herë të parë, por e sigurt që do të bëhen, gjithashtu, të preferuarat tuaja.
Nuk ka më Cezar në kohën e sotme, ka veçse financierë dhe burra shteti, që duan të zotërojnë minierat e diamantit të Afrikës së Jugut apo kauçukun e Kongos së katandisur në skllavëri. Krishti ka predikuar vëllazërimin njerëzor. Ai nuk e ngjiti malin për të thirrur: “Vrisni! Vrisni! Nisuni, të mbushur me urrejtje, ngulni bajonetën në zorrët e vëllait tuaj.” Nuk janë fjalët e tij ato që buçasin sot nëpër katedrale, po zëra kriminalë dhe frikacakë.
Vjen me ne fund ne shqip nga nje librat me te shitur te momentit nga seria Twisted, shkruar nga Ann Huang, “Dashuri”. Nje bestseller absolut ne te gjithe boten.
Xhonatan Harkëri dërgohet të takojë një klient të kompanisë së tij në një pjesë të largët të Europës. Kështjella është e shkretë dhe konti është mikpritës tepër i çuditshëm. Por i riu Xhonatan nuk dyshon fare se ai dhe njerëzit rreth tij do të vihen në rrezikun më të madh dhe në llahtarin më të tmerrshëm që dikush mund të përfytyrojë! Tani ata duhet të gjejnë dhe të shkatërrojnë Drakulën, përpara se t’i gjejë ai dhe të shkatërrojë secilin prej tyre!
Ka kaluar një vit që kur Simon Kelleheri u nda nga jeta. Mejvi ndjek klasën e njëmbëdhjetë në Gjimnazin Bejvju. Zor se flitet më për vdekjen e Simonit.
Mirëpo shfaqet një lojë anonime: “Të Vërtetën apo Sfidën”, që mban pezull gjithë nxënësit. Kushdo që nuk pranon të luajë, do të dalë zbuluar. Kur vjen radha e Mejvit, ajo refuzon të marrë pjesë – dhe bien kambanat e alarmit. Papritmas Gjimnazi Bejvju mbledh përsëri: kureshtarët, gazetarët, policinë.
Kjo përmbledhje përmban fabulat më të famshme të Ezopit. Të gjitha këto së bashku paraqesin një “tryezë morale” që ka mbetur e pandryshuar përmes shekujve.
Historia e një lojtari të pasur të Harvardit dhe e një mjeshtreje të zgjuar të muzikës në Redklif, që nuk kanë asgjë të përbashkët përveç dashurisë dhe kanë mundësinë të ndajnë gjithçka, veç kohës. Kjo është historia e mrekullueshme, tronditëse dhe e sinqertë e Oliver Beretit IV dhe Xhenifer Kavilerit. Me humor dhe thumbues, i trishtueshëm dhe sfilitës, romani i mrekullueshëm i Erik Segalit do t’ju rrëmbejë, do t’ju mbajë dhe do të bëhet juaji përgjithmonë. Mbi 21 milionë kopje të “Histori Dashurie” janë shitur në 33 gjuhë. Ju, sikurse më shumë se 21 milionë të tjerë do të bini në dashuri me librin “Histori Dashurie”. Jo një eksperiencë.
Një luftë e përgjakshme mes Britanisë së Madhe dhe Francës po zhvillohet në kufirin amerikan. Dy motra duhet të kalojnë mespërmes territorit armik, për të takuar babanë e tyre. Kush mund t’i ndihmojë? Një renegat skaut, i quajtur Syfajkoi dhe dy indianë guximtarë. Hidhuni bashkë me ta në një aventurë të magjishme, mes një natyre të egër po aq sa edhe vetë njerëzit e saj. Fluturoni në botën e një libri tejet emocionues, sepse i tillë është…
I këndshëm në lexim, romantik dhe i mbushur me rreziqe, “I rrëmbyeri” është një roman klasik i aventurës së lartë së Robert Louis Stevenson-it. I dashur nga gjeneratat, është saga e David Balforit, një trashëgimtar i ri, që xhaxhai i babëzitur e përjashtoi e nga pasuria e trashëguar dh, komplotoi për ta shitur atë si skllav.
I vendosur në sfond të Luftës së Dytë Botërore dhe të krijimit të shtetit të Izraelit, I ZGJEDHURI është një roman prekës për transformimin dhe traditën, rritjen dhe mençurimin, gjetjen e vetes – edhe nëse kjo mund të nënkuptojë heqjen dorë nga bashkësia. Në pranverën e vitit 1944, pesëmbëdhjetëvjeçarët Ruven Malter dhe Deni Sonders kishin jetuar vetëm pesë blloqe larg njëri-tjetrit. Por ata nuk ishin takuar kurrë deri në ditën e një ndeshjeje bejsbolli, ku një aksident bëhet shkak i një miqësie të pagjasë. Shumë shpejt këta dy djem – njëri në pritje për t’u bërë rabin hasidik dhe tjetri i shkujdesur me Amerikën laike – tërhiqen në botët e njëri-tjetrit, pavarësisht kundërshtimit të fortë të njërit prej etërve.
Një seri e re për të mësuar matematikën me veprimtari zbavitëse të projektuara për të stimuluar vëmendjen në proceset mendore që mbështesin të
nxënit e matematikës, fuqizimin e mendimit divergjent dhe krijues, .
përfshirjen nëpërmjet një rrëfimi intrigues, që merr shkas nga enigmistika dhe nga didaktika nëpërmjet lojës.
Në këtë numër Inspektore Numërori dhe ndihmësit e saj, Miushët e Gjirizeve, do të hetojnë mbi zhdukjen e mistershme të kamerave në një shesh xhirimi në qendër të Romës, duke e shoqëruar fëmijën në kërkimin e të dhënave që do të zbulojnë fajtorin.
“Klasa” është një ndër romanet e autorit Erik Segal dhe klasifikohet si best seller. Në këtë roman pershkruhen pesë jetë, pesë histori dashurie dhe portreti i një brezi.
Libri pasues i The Mister, bestsellerit #1 të Neë York Times, një histori dashurie drithëruese dhe pasionante nga EL James, autorja e trilogjisë fenomenale bestseller Pesëdhjetë Hijet. Çfarë ndodh kur këmba futet në këpucën e xhamtë..?
Një burrë si Sherloku ka shumë armiq: vrasës të dhunshëm, batakçinj të ulët, fantazma dashurish të vjetra, kërcënues, shkrimtarë helmues, për të përmendur vetëm disa.
Por askush nuk është kaq i tmerrshëm e i fuqishëm sa profesor Moriarti. Moriarti është i vetmi, i cili mund të krahasohet me gjenialitetin e Holmsit.
Është i vetmi njeri, ndoshta, që mund ta mposhtë përfundimisht detektivin e madh…
Fëmijët ishin në teatër, duke luajtur përpara tri lopëve aq sa mbanin mend nga Ëndrra e një Nate Vere. Babai u kishte përgatitur një përmbledhje të shkurtër nga vepra e gjatë e Shekspirit dhe ata e kishin përsëritur me të dhe mamanë derisa e kishin mësuar përmendësh. Ia nisën aty ku Nik Fundi, endësi, del nga shkurret me kokën e një gomari mbi supe dhe gjen Titanian, Mbretëreshën e Zanave, në gjumë. Pastaj kapërcyen në pjesën ku Fundi u kërkon tri zanave të vogla ti kruajnë kokën e ti sjellin mjaltë dhe përfunduan kur e zuri gjumi në krahët e Titanias. Deni bënte pjesën e Pakut, Nik Fundit si edhe të tri Zanave. Veshi një kapelë me veshë majucë prej cohe në rolin e Pakut dhe një kokë gomari të bërë me letër nga pakoja e Krishtlindjeve po që grisej, nëse nuk e mbaje me kujdes për Fundin. Una ishte Titania, me një kurorë lulesh pëllumbi dhe një shkop magjik me lulegishtëza.
Shtëpiza e vogëlushes Doroti nga Kansasi ngrihet lart në ajër për shkak të një tufani. Kështu Dorotia do të gjendet befas në vendin e limonshtrydhësve. Vogëlushja e hirshme, së bashku me qenin e saj të adhuruar Totonë, do të ndeshet me personazhe të çudtishme derisa të mbërrijë në mbretërinë e magjistarit Oz.
Eshte viti 1863. Vendndodhja: Lufta Civile, konflikti me i pergjakshem i Amerikes. Henri Flemingu, nje djalosh iga fshati, ne radhet e Unionit, eshte plot emocione, teksa bashke me shoket e vet ushtare presin nisjen e betejes se tyre te pare. A do te behet Henri heroi qe enderron te jete? Do t’i shpetojne ai dhe shoket zjarrit vdekjeprures te armikut? Dhe kush eshte armiku, ne mos po djem te tjere amerikane si ai vete? Frika dhe kuraja ekzistojne njeheresh, ndersa ?do burre ben rrugetimin e tij permes zjarrit te luftes, ne perpjekje per te marre medaljen e kuqe
Olimpi Mbreti dhe Mbretëresha Zeusi (Jovi ose Jupiteri për romakët) përfytyrohej si një hyjni e drejtë dhe me temperament të qetë. Ekuilibri, mençuria, dinjiteti janë tiparet e tij më të theksuara. Në skulpturat e lashta ai paraqitet me një fytyrë fisnike, në kulmin e pjekurisë, rreth të pesëdhjetave, në moshën kur njeriu mund të bashkojë një përvojë mjaft të gjatë me një fuqi ende rinore. Hera (Junona për romakët) përfytyrohet si një grua mbi të dyzetat, e cila e do shtëpinë dhe familjen, por është pak prepotente me të shoqin, i cili, nga ana e tij, ka shumë respekt për të.
Eleri nuk ka qenë më parë në Eko Rixh, por ka dëgjuar gjithçka për të. Është vendi ku tezja e saj u zhduk në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, për të mos u kthyer kurrë më: Ku vrasja e një mbretëreshe të ballos pesë vjet më parë u bë lajm kombëtar. Dhe tani ajo duhet të jetojë atje me gjyshen thuajse të panjohur, pasi e ëma shkon në rehabilitim.
Malkolmi u rrit nën hijen e vdekjes së mbretëreshës së ballos. Vëllai i tij më i madh ishte i dyshuari kryesor dhe u largua me turp nga Eko Rixhi.
I kërcënuar nga mafia, polici Gianni Palagonia dërgohet në një Kuesturë në Italinë e Veriut, ku duhet të rifillojë një jetë të re së bashku me familjen.
Kundër vullnetit të tij, fati e çon sërish të merret me Koza Nostrën dhe më pas në ballë të operacionit më të madh antiterrorist të viteve të fundit, ai, që pas vrasjes së profesorit Marko Biaxhi dhe inspektorit Emanuele Petri, do të çojë në asgjësimin e Brigadave të Kuqe të Reja.
E ndërsa jeta e policit bëhet gjithnjë e më e vështirë, e furishme dhe e rrezikshme, jeta private shkalafitet dita-ditës, në tëhuajtje, në vetmi, në një rutinë të përditshme, në të cilën asgjë nuk duket se ka kuptim.
Nga toka në Hënë është një novelë e vitit 1865 e autorit Zhyl Verne . Ai tregon historinë e Klubit të armëve të Baltimores, një shoqëri e pas luftës civile amerikane, që synon të ndërtojë armë për të dërguar në hënë tre nga anëtarët e Klubit të armëve- Presidentin, një prodhues armaturash nga filadelfia dhe një poet francez në Hënë.
Sara Krui është nxënëse në shkollën luksoze me konvikt të zonjushës Minçin. Ajo ka ajkën e gjithçkaje. Po kur babai i saj i pasur vdes, ajo mbetet pa një dyshkë. Tani Sara jeton në papafingon e ftohtë dhe punon për të siguruar kotheren e bukës. Vetëm magjia mund ta bëjë atë të jetë…
Rrëfyer përgjatë gjashtë verave dhe një fundjave, PAS ASAJ VERE është një nostalgji mbresëlënëse për dashurinë, njerëzit dhe zgjedhjet që na shënojnë përgjithmonë.
Angli, shekulli VI: ne te njejten dite, lindin dy femije ne kushte sociale krejt te ndryshme. I pari, Eduardi i VI, djali i mbretit Henriku i VIII dhe trashegimitar i fronit; i dyti, Tom Kenti, djali i nje krimineli dhe i destinuar te jetoje ne mjerim. Kur rriten , dy djemte takohen dhe te lodhur nga lloji i jetes qe benin, duke qene shume te ngjashem ne pamjen fizike, shkembejne rolet.