Venediku, qyteti i pasur gjurmon harkun e plotë të sagës perandorake venedikase nga famëkeqja Kryqëzata e Katërt, e cila kulmoi me plaçkitjen e Kostandinopojës në vitin 1204, deri në luftën otomano-venedikase të viteve 1499-1503, e cila i sheh turqit osmanë t’i zëvendësojnë venedikasit si fuqinë më të madhe detare në Mesdhe.
Në midis janë tre shekuj supremacie detare venedikase, gjatë të cilëve një qytet i vogël me “banorë të lagunës” u kthye në vendin më të pasur në planet.
Në mes të pyllit, Pufët bëjnë jetë të qetë.
Por nuk është një jetë pa histori!
Atyre u ndodhin gjithë llojet e aventurave të vogla, argëtuese apo të frikshme, prekese apo befasuese…
Dhe shpesh mund të nxirret mësim prej tyre!
Kjo është arsyeja pse Baba Pufi pëlqen t’ua rrëfejë në mbrëmje pranë zjarrit..
Në mes të pyllit, Pufët bëjnë jetë të qetë. Por nuk është një jetë pa histori!
apo të frikshme, prekëse apo befasuese… Dhe shpesh mund të nxirret mësim prej tyre!
Atyre u ndodhin gjithë llojet e aventurave të vogla, argëtuese Kjo është arsyeja pse Baba Pufi pëlqen t’ua rrëfejë në mbrëmje pranë zjarrit.
Mishel Ardani, Nikoli dhe Barbikani i mbijetuan shpërthimit të tmerrshëm, i cili i dërgoi në hapësirë. Pavarësisht nga frika, që u shkakton një asteroid, i cili mund ti bënte pluhur e hi, këta festojnë me dinjitet realizimin me sukses të nisjes së tyre.
“Rreth Kafshëve” është një përmbledhje me tregime të shkurtra, ku do të takoni jo vetëm mace, qen, por edhe pelikanë, pinguinë, rosakë e shumë shokë të tjerë të Kęstutis Kasparavičius. Do ta shikoni se edhe kafsha më e vogël dhe e avashtë si kërmilli, mund të jetë jo më pak e rëndësishme se një ari i madh polar.
Burgu i Qelqtë është vëllimi i dytë i serisë fantastike dhe me aventura Sekreti i Mhoragës. Qendra Botërore e Kriptozoologjisë e Nju Jorkut do të hapë portat e veta pas pak kohe; dhe të gjithë janë të paduruar që të admirojnë përbindëshin e parë të zënë rob në histori.
Kur djaloshi Xhon Emil Talbot mëson mbi ekzistencën e Ragdanorit një përbindësh hibrid, njëkohësisht gjarpër deti dhe krijesë liqenore nuk ka më dyshime se një botë e re po i hapet përpara syve, duke e kredhur jetën e tij në zemër të një aventure të panjohur lufte, dashurie, tradhtie dhe gjuetie përbindëshash.
Tok me Ragdanorin, Xheti është në gjendje tani të udhëtojë nëpër tunelet e thella nënujore, falë fuqisë së kristalit. Pas peripecish të pabesueshme, ai do të zbulojë, më në fund, të fshehtën e çuditshme mbi origjinën e vet. Paralelisht, në Mesjetë, kalorësi Myrtag dë Byrka përballet me rreziqe të tmerrshme për të shpëtuar nga vdekja Ranëvonesën, një krijesë fisnike liqeni. Ky arrin të pamundshmen, falë lidhjeve që e bashkojnë me qeniet e thellësive. Me ndihmën e kristalit, të trashëguar nga paraardhësit e tij, Myrtagu i kundërvihet Gordhalit me një sy transformuar në njeri , i cili përhap valën e murtajës së zezë nëpër Evropën mesjetare. Mirë se vini në universin fantastik të gjarpërinjve të detit dhe të përbindëshave liqenorë, që popullojnë Liqenet e Skocisë dhe të Irlandës.
Ata të gjithë i jepnin llogari kryetarit të lozhës… Vite më parë një detektiv privat i ardhur nga Çikagoja solli drejtësinë në një qytezë të kapluar nga tmerri. Tani ai do të paguajë. Një e shtënë e dyfishtë në fytyrë nga një armë gjahu e sharruar lë të vdekur një burrë… dhe zbulon një sekret, që ka ndjekur një tjetër burrë matanë oqeanit, duke vënë në gjurmë të tij kriminelët më të pamëshirshëm të botës. Burrit i nevojitet ndihma e një detektivi të madh… Por a do të mundet këtë radhë Sherlok Holmsi ta shpëtojë atë?
Përse, pas zhdukjes së mistershme të babait të saj, zonjusha e bukur Morstan nis të marrë çdo vit si dhuratë nga një perlë të rrallë e të shkëlqyer? Kush është ky bamirës i mistershëm? Përse dashka ky person krejt papritur të takohet me të? Misteri zë fill pasi Holmsi dhe Uotsoni vihen pas një thesari të paçmueshëm indian dhe një vrasësi, vula ogurzezë e të cilit është “shenja e të katërve”.
Kërkimet e detektivit më të famshëm në letërsi, Holms, çojnë në këtë roman në zbulimin e një historie dashurie dhe hakmarrjeje dhe lajmëron një sërë misteresh, ku fjalën e fundit e thotë pa më të voglin dyshim i papërsëritshmi Holms.
Në debutimin e detektivit më të famshëm në letërsi, një burrë i vdekur zbulohet i mbuluar në gjak në një dhomë në rrugën Brikston. Të dhënat e vetme janë një unazë martese, një orë prej ari, një botim xhepi i Dekameronit të Bokaços dhe një fjalë e shkarravitur me gjak në mur. Me këtë hetim fillon edhe bashkëpunimi i Sherlok Holmsit dhe Dr. Uotsonit.
Cili është mallkimi misterioz i familjes Baskërvill?
Sër Çarls Baskërvilli gjendet i vdekur në rrethana të çuditshme. Dhe, kur Sër Henri Baskërvilli vjen nga Amerika, një kërcënim vdekjeje e pret në hotel.
Një Shtëpi e Mallkuar! Shtëpia e vjetër ngrihej e zymtë për shekuj me radhë në qytezën e vogël të Nju Inglëndit dhe kishte strehuar breza të tërë të së njëjtës familje të trishtuar. Në të vjen të banojë Fibi, anëtarja më e re e familjes. Sjellja e saj plot dashuri ndihmon në zbulimin e misterit dhe, më së fundi, i sjell familjes lumturi.
Në këtë libër do të gjeni përralla që tashmë janë të preferuara, si dhe të tjera që do t’i lexoni për herë të parë, por e sigurt që do të bëhen, gjithashtu, të preferuarat tuaja.
Një roman i madh aventurash dhe dashurie, në të cilin qentë qajnë, majmunët flasin dhe nëpërkat puthen. Një mëngjes shtatori të vitit 1890, një topograf belg, i ngarkuar nga mbreti i vet për të zbërthyer Afrikën, largohet nga Leopoldvili për në veri. Nën udhëzimin e yjeve dhe me disa instrumente të thjeshta, Pjer Klaesi kishte mision të materializonte, në tokat e egra, rrugën e saktë të asaj që Evropa atëherë e quajti “përparim”.
Autobiografia UNË është e mbushur me dramë, që nga refuzimi i hershëm i punës së Eltonit me partnerin këngëshkrues Berni Topin deri në daljen jashtë kontrollit të superyllit që kryesonte listat e klasifikimit të këngëve; nga miqësia me Xhon Lenonin, Fredi Mërkërin dhe Xhorxh Majkëllin deri te vallëzimi disko me Mbretëreshën; nga orvatjet për vetëvrasje deri te varësia ndaj drogës, që do ta mbante mbërthyer për më shumë se një dekadë.
Ky libër i kushtohet familjes sime dhe miqve të mi, të gjithë atyre që më kanë ndjekur dhe kanë qëndruar përkrah meje në ditët fatlume dhe të vështira. Dua t’u kushtoj një mendim edhe të gjithë fëmijëve, sidomos atyre që ndihen pak të çuditshëm e të ndryshëm, që nuk pranohen deri në fund dhe që bien në sy për motive të gabuara.Nuk ka asgjë të keqe të mos jesh njësoj me të tjerët. Vazhdoni të besoni në vetvete; sikurse mëson historia ime, në fund, pavarësisht nga gjithçka, secili mund të gjejë rrugën e vet.
Rrëfyer nga një prej personazheve më të paharrueshme në narrativën bashkëkohore – aq e mbushur me humor të guximshëm dhe ironi sa edhe me zemërim e hidhërim – ky roman i pakursyer dhe poetik i marrëzisë politike, ëndrrave në rrezik dhe vullnetit për të mbijetuar, zbulon me mprehtësi rrugën e një vajze drejt mosbindjes, në një botë të kthyer përmbys, në të cilën vetëm nga maja e një peme mund të kapësh një grimcë të realitetit – dhe një premtim për shpresë.
Athina e mençur kurrë nuk është përshtatur në Shkollën Triton, po kujt do t’ia merrte mendja se kjo ka ndodhur ngaqë është perëndeshë? Vajza e Zeusit, për të qenë më të saktë.
Mund ta thyejë Fama heshtjen në kohë për të shpëtuar botën? Fama mburret me faktin se i di të gjitha thashethemet që qarkullojnë në AMO. Po ndodh që kapet me presh në duar aty ku nuk i takon, ndaj sfidohet të kalojë një ditë të tërë pa bërë thashetheme, duke iu nënshtruar një magjie të veçantë, për të qenë të sigurt! Po, kur një udhëtar pa biletë nënkupton se do të bëjë diçka që mund të kërcënojë jetën në Tokë, Famës i duhet të gjejë një mënyrë për të paralajmëruar drejtorin Zeus. Do të mundet kjo vajzë e thashethemeve ta thyejë betimin e vet për të ruajtur heshtjen përpara se të jetë tepër vonë?
Persefoni u lodh duke kënaqur këdo… Sikurse e nxit mamaja, Persefoni shpesh nuk ua prish qejfin të tjerëve, në vend që të bëjë atë çka vetë dëshiron. Po, kur takohet me djalin e keq të Akademisë së Malit Olimp, Hadin, më në fund, ndien se ka gjetur dikë, me të cilin të sillet si vetvetja. Ai është i pari person, që vërtet e dëgjon dhe asaj fillon ti pëlqejë, përpos faktit se vajzat e tjera perëndesha mendojnë se ai ndjell keq. Po, nëse Hadi e bën të ndihet kaq e veçantë, e kaq rehat, atëherë ai ndoshta nuk është edhe aq i keq.
Afërdita ka konkurrencë të fortë… Afërdita kënaqet kur ndihmon të vdekshmit në punët e dashurisë, por i është mërzitur vëmendja e vazhdueshme që rrëfejnë djemtë perëndi ndaj saj në Akademinë e Malit Olimp. Kur ajo vendos ti bëjë Athinës një shndërrim rrënjësor, ndeshet e papërgatitur me pasojat. Nuk e parashikoi tërë interesin që do të ngjallte pamja e re e Athinës. Dhe sigurisht nuk e mendonte kurrë se do të ndihej xheloze për njërën prej shoqeve të saj të ngushta! Do të jetë në gjendje Afërdita ta hedhë pas krahëve xhelozinë?
Shokët e klasës e shohin Artemisën si vajzën perëndeshë më të guximshme në AMO. Pak e dinë se përpos aftësive të përkryera si harkëtare, Gerioni erëkeq, Minotauri me unazë në hundë dhe akrepat në orën e Bishologjisë e trembin po njësoj si këdo tjetër! Por ajo që e shqetëson është ndjesia e çuditshme që provon sa herë shikon Orionin. Asnjëherë nuk i ka rënë në kokë për një djalë. Do ta gjejë kurajën ti flasë Orionit, në mënyrë që ai ta shohë si më shumë se një shoqe dhe njëkohësisht të dalë shkëlqyeshëm në orën e Bishologjisë?
Afërdita Ka shumë më tepër sesa thjesht një fytyrë të bukur! Pas një keqkuptimi të vockël (në fakt, nisja aksidentale e një lufte mund të mos jetë edhe aq e vockël), Afërdita po ngelet në Herologji. Për të ngritur notën, ajo sajon një plan të shkëlqyer, një projekt, që do ti japë kredite shtesë për tu bërë mblesi i të vdekshmëve, të cilin e quajti Klubi i Zemrave të Vetmuara. Kjo e shpie në Egjipt, madje ballë për ballë me një konkurrente të egër: perëndeshën me emrin Isis. Tashmë gara ka nisur për të gjetur shoqen e përshtatshme për djalin e vdekshëm më të mërzitshëm në botë!
Afërdita ka shumë me tepër sesa thjesht një fytyrë të bukur!Pas një keqkuptimi të vockël (në fakt, nisja aksidentale e një lufte mund të mos jetë dhe aq e vockël), Afërdita po ngelet ne Herologji. Për të ngritur notën, ajo sajon një plan të shkëlqyer, një projekt , që do t’i japë kredite shtesë për t’u bërë mblesi i të vdekshmëve, të cilin e quajnë Klubi i Zemrave të Vetmuara. Kjo e shpie në Egjipt, madje ballë për ballë me një konkurente të egër: perëndeshën me emrin Isis. Tashmë gara ka nisur për të gjetur shoqen e përshtatshme për djalin e vdekshëm më të mërzitshëm në botë!
Është koha për Lojërat Vjetore Olimpike në Akademinë e Malit Olimp dhe katër vajzat perëndesha nuk janë aspak të lumtura, sidomos Artemisa. Edhe pse ajo është shumë më e aftë në sport se një pjesë e mirë e djemve perëndi, nuk mund të konkurrojë, pasi Lojërat Olimpike janë vetëm për djem. Nuk është e drejtë! Sikur të mos mjaftonte kjo, disa prej konkurruesve janë gjigantë sherrxhinj, ajo është e mëdyshur në lidhje me një djalë të vdekshëm me emrin Aktaeon dhe nuk bie dakord me të vëllanë binjak, Apolonin. A do të mundet Artemisa ta rifitojë besimin e tij dhe, njëkohësisht, të gjejë një mënyrë për të fituar në fushë?
Mbretëresha e Ligësisë apo e keqkuptuar? Meduza Gorgon pa dyshim që nuk është pjesë e grupit të personave të admiruar. Me gjarpërinj në kokë dhe një personalitet edhe më gjarpëror, askush në Akademinë e Malit Olimp nuk mburrej se ishte shok për kokë me të. Po thellë në zemër, Meduza dëshiron të përshtatet dhe mendon se zgjidhja e tërë problemeve të veta është pavdekësia, diçka që të gjithë shokët e klasës, bashkë me dy motrat e saj, e kanë. Varësja Pavdekësuese premton ta bëjë realitet këtë ëndërr. Po me çfarë çmimi?
Pandora është gati të hapë një kuti të madhe me telashe… Pandora është një prej pak të vdekshmëve në Akademinë e Malit Olimp dhe natyra e saj më së shumti kureshtare e ka bërë të njohur mes shokëve të klasës. Por ajo nuk mendon se këtu ka ndonjë gjë të keqe, sigurisht! Kur një djalë perëndi me emrin Epimeteu sjell në shkollë një kuti të mistershme e të rrezikshme, Pandora nuk mund të rrijë pa i hedhur një sy brenda, pasi papritur i bie mu në prehër. Çfarë dëmi mund të shkaktonte ajo vallë? Por as që ia pret mendja se duke hapur atë kuti, ka hapur shumë më tepër telashe nga sa pandehte…
Dymbëdhjetëvjeçari Ran Eltanin, ndërsa vazhdon të banojë D’në Venecia dhe të ndjekë njërën nga shkollat më të vjetra në Evropë, e ka të pamundur të mos vrapojë drejt historisë dhe mistereve, ndryshe nga motra e tij binjake Lusinë.Gjatë një zbulimi që bëri në shkollë, gjeti një fletore të kuqe dhe një papirus misterioz, ku ishte vizatuar një piramidë. Po atë ditë, motër e vëlla, mësojnë se prindërit e tyre, të dy arkeologë, kishin humbur në shkretëtirën e Rab al-Khalit dhe për këtë arsye janë të detyruar të shkojnë në Stamboll pranë kapiten Barnekasit, të cilit as emrin nuk ia kishin dëgjuar.Ata nuk dinë asgjë, por në një udhëtim që fillon në hotelin Pera Palas dhe zgjat deri tek eksploratori Marko Polo, do t’i presin misteret më të mëdha të historisë.
“Karine Tuil e di, me një inteligjencë të shndritshme, një mprehtësi në analizë dhe reflektim, sesi t’i japë zë gjithsecilit, në mënyrë që të dëgjohen të gjitha të vërtetat. I shkëlqyer.”