“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.
Në librin e dytë, historia e Tengos me Aomamen vazhdon të zbulohet edhe më. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë ekzistenca e botës paralele 1q84. Romani vjen në shqip përmes përkthimit të Ilir Baçit
Bobi sapo ka dalë nga një marrëdhënie dashurie traumatike, dhe siç rrëfen me vetëshpoti, ngjan me një aeroport të sertë, të bombarduar, që nuk lejon të kalojnë metale që tringëllijnë. Por ndërsa ai kujdeset që të mos lërë të kalojnë “xhinglat metalike”, një vajzë që ngjan sikur është arratisur nga Fronti i Rezistencës, mu nën hundën e tij, është duke i kaluar tanket…
Fuqia e provokimit, e pornografisë apo e blasfemisë mund të jenë relative, por stili i shkëlqyer, kritika e kthjellët dhe mizore, si dhe imagjinata e pakontrollueshme e një gjeniu si Günter Grass-i mbeten të pakrahasueshme. Edhe ardhja nga gjermanishtja në shqip nga Ana Kove mbetet e vlerësueshme dhe si e tillë, është vlerësuar si përkthimi i vitit në Panairin e 26-të të Librit Tirana 2023
“Diaboliket”, botuar për herë të parë më 1874, shkaktoi një bujë të madhe në Parisin e asokohshëm dhe të gjitha kopjet e librit u sekuestruan nga Ministria e Drejtësisë franceze, sepse përbënte kërcënim për moralin publik. Skandali i madh i siguroi librit një sukses të jashtëzakonshëm, por tani konsiderohet si një klasik i rëndësishëm dhe studiohet në shkollat franceze. “Diaboliket” ju flet gjithë lexuesve të letërsisë dekadente dhe gotike e sidomos atyre që u pëlqejnë romanet me fammes fatales.
Pak më shumë se 40 vjeçe, me dy fëmijë të rritur, një bashkëshort të pavëmendshëm, një punë zyre që e kryen pa ndonjë pasion të dukshëm, Valeria si pa kuptuar përfshihet në monotoninë e jetës së një borgjezeje të vogël, e dërrmuar, mes roleve të saj si bashkëshorte, nënë, punonjëse.
Dyshimi është një kryevepër që do ta lexoni me një frymë, një novelë krejtësisht përthithëse, që do të sfidojë gjithçka dini për mëmësinë, për atë se çfarë i detyrohemi fëmijëve tanë, dhe ndjesitë që përjeton një grua që ndihet e pakuptuar.
Romani ‘E hëna e parë e dhjetorit’ i autorit Ledion Krisafi, është shkruar nga një njeri me mjaft talent, me njohuri të shumta gjuhësore, me një njohje të thellë të zonës jugore, të cilën përshkruan në këtë libër dhe me përpjekje të lavdërueshme të zhbirilimeve psikologjike të shpirtit njerëzor. Në këtë roman përshkruhet jo një ngjarje, sepse nuk ka një subjekt të veçantë, por një gjendje. Personazhet lëvizin në një përmasë paksa jashtë kohe dhe hapësire, ata lëvizin në një gjendje të caktuar, që janë diskutimet e tyre për vdekjen dhe ekzistencën. Ata janë të rinj por dhe të vjetër. Ata i mundon kjo pyetje që është dhe tema e romanit, nëse mund ta quajmë të tillë në këtë vepër që thyen normat e zakonshme të një vepre letrare me temë, subjekt, personazhe dhe kohë e hapësirë të caktuar. Episodet, përshkrimet, skalitja e figurave, fryma, atmosfera që mbizotëron, mendimet që debatohen e rrihen, ato ndodhi që ndodhin, ato debate që ngrihen, ai depërtim në shpirtrat e njerëzve – përbëjnë komponentët e një vepre me shumë vlera.
Për shumë vjet, autorja që renditej në listat e librave shumë të shitur sipas gazetës “New York Times”, i ndrydhi pakënaqësitë e saj. Pastaj, një ditë, në një konferencë, i zuri syri një grua dhe në kokë i vërshuan këto fjalë: ja tek është!Fillimisht Glenoni hamendësoi se fjalët erdhën nga jashtë, por shpejt kuptoi se i buruan së brendshmi. Ky ishte zëri që ajo kishte groposur për dekada me radhë përmes veseve dhe kornizimit social. Glenoni vendosi të distancohej nga pritshmëritë e shoqërisë kundrejt saj dhe të donte vetveten, tanimë të çliruar nga kafazi.Sa i fortë, aq edhe i brishtë, libri “E pazbutura” është njëherazi një memoar intim dhe një thirrje guximshkundëse dhe zgjuese për të treguar se çfarë mund të ndodhë, kur dalim nga kafazet tona dhe themi: kjo jam unë!Disa libra të zbresin me këmbë në tokë, disa të vjedhin zemrën. “E pazbutura” i bën të dyja.Zgjohu! Duaje VETEN!—Brenè Brown