Disa thonë që është autori më i madh i letërsisë kineze, të tjerë që është klasiku më i madh! Pak rëndësi ka, e rëndësishme është që do të lexoni një histori sa interesante aq edhe të shkruar bukur, me shumë personazhe, karaktere te nderlikuar dhe befasues, në një nga segmentet me të rëndësishme të historisë së Kinës.
Një komunitet i madh matriarkal ku enden vasha fatlume ose të pafata, shërbëtore ose zonja, gra ose konkubina. Një atmosferë e rrallë në të cilën luhaten personazhe të lumtura ose të trishtuara, mes shfaqjesh dhe gjëegjëzash, vizitash te perandori dhe në kultet e rafinuara fetare.
“Megjithëse ëndrrat i referohen një sjelljeje të caktuar të vetëdijes dhe një gjendjeje të caktuar psikike, rrënjët e tyre janë të ngulitura thellë në pafundësinë e fshehtësive të errëta të mendjes së vetëdijshme. Për shkak të nevojës për një term më përshkrues, e quajmë këtë sfond të panjohur “pavetëdije”. Nuk e njohim natyrën e saj në vetvete dhe për vetveten, po vëmë re disa pasoja, prej vetive të së cilave guxojmë të nxjerrim një numër përfundimesh rreth natyrës së psikikës së pavetëdijshme. Duke qenë se ëndrrat janë shprehja më e zakonshme dhe më normale e psikikës së pavetëdijshme, ato na sigurojnë pjesën dërrmuese të materialit për hetimin e saj.”
… Vapori s’po lundronte më. Pse vallë? Mos ishte prishur? Qëndronim në kuvertë, pranë dengjeve tona. Në kuvertë njerëzit shkonin e vinin, të gjithë të zënë me punë. E ndiqja me interes këtë gjallëri që s’ishte e zakonshme për mua. Thellë atje në errësirë dukeshin dy a tri drita të dobëta, si kandila. Deri atëherë ishim mësuar të shihnim bregun e detit të Karshijakës dhe të Izmirit të ndriçuar nga drita të forta. Mbrëmanet, sa kish filluar pak të errej, një burrë ndërronte kapuçin e bardhë të llambës dhe e ndizte sa bëhej dritë gjithë vendi. Pastaj edhe një tjetër, edhe një tjetër. Por këtu, ku kishim ardhur tani, pse s’kishte drita? Pse s’i qe ngjitur vaporis skelës së Sarandës ashtu siç i ngjitej skelës së Izmirit dhe të Karshijakës? Si mund të ngarkoheshin gjithë këto dengjet tona në këto varka? …
Ëngjëlli i harresës bazohet në përvojat e familjes së Maja Haderlap dhe të pakicës sllovene në Austrinë jugore , shumë prej të cilëve luftuan si partizanë kundër nazistëve gjatë luftës së Dytë Botërore . Historia përqëndrohet në përvojat e një vajze të re që mëson të lundrojë në terrenin midis dy komuniteteve armiqësore dhe dy gjuhëve jashtëzakonisht të ngarkuara .
“Një nga romanet më tronditës që kam lexuar. Një ngjarje e tillë ju mbetet në mendje për një kohë të gjatë, ndoshta përjetë. Dhe ne dalim të ndryshuar nga kjo. Kam dalë krejt i tronditur nga ky lexim. Në një përmasë tjetër. I lënduar, i vrarë, i zemëruar, i tërbuar, i nënshtruar, të gjitha këto ndjenja ndërroheshin me njëra-tjetrën në vijimin e faqeve. Një libër i madh. Një perlë që nuk bie në sy.” Urim Nerguti