Ky roman është një vepër realiste duke u bazuar te vërtetësia e ngjarjeve, sidomos tek pasqyrimi me vërtetësi i koprracisë së plakut Grande. Problemi shoqëror që trajton autori është ai i rolit të parasë në shkatërrimin e ndjenjave njerëzore.
Kjo përmbledhje përmban fabulat më të famshme të Ezopit. Të gjitha këto së bashku paraqesin një “tryezë morale” që ka mbetur e pandryshuar përmes shekujve.
Në tregim unë do t’i përmbahem hamendjes sime, sipas së cilës Hamza Sinani, tek shkonte drejt ashensorit duke folur me vete, po shprehte pendimin pse kishte ndjekur këshillën e të birit, Skënderit. Por vetëm pendimi ishte i pamjaftueshëm për ta qetësuar. Ai po mallkonte nëpër dhëmbë këmbët e veta pse e kishin sjellë në shtëpinë time atë mëngjes të shtune. Po mallkonte edhe fatin përse unë qëllova në Paris gjatë asaj fundjave. Pak nga pak, duke zbritur me ashensor e pastaj duke u endur pa ndonjë drejtim nëpër rrugët e Parisit, mallkimi i tij…
Ky libër i shkruar me kaq mjeshtëri, të mban frymën pezull dhe shpërfaq historinë e dy familjeve që jetojnë në një shtëpi të mbushur me sekretet më të errëta.