Libri më i bukur i vitit 2020 nga Oprah: Libri më i bukur i vitit 2020 nga Amazon.com Nominuar për çmimin “Locus” për vitin 2021: Libri më i bukur i ri nga “Barnes and Noble” për vitin 2020. Një jetë që nuk do ta mbajë mend askush. Një histori që nuk do të harrohet kurrë.
Gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, të gjithë ishin të barabartë për sa i takon frikës ndaj persekutimit politik. Jeta është luftë mbështetet mbi disa qindra orë intervista me gra e burra nga bashkësi etnike të ndryshme në Shqipër. Në libër tregohen historitë e gjashtë individëve, të cilët, si thuajse gjithë të tjerët, luftuan për t’iu mbijetuar trysnive të diktaturës. Nëpërmjet rrëfimeve të tyre intime, mësojmë se si shteti kontrollonte çdo aspekt të jetës, si dhe cilat ishin mënyrat me të cilat njerëzit shprehnin gëzimin apo mospëlqimin e tyre. Jeta ështe luftë dokumenton se çfarë krijuan njerëzit dhe atë çfarë u shkatërrua midis viteve 1944 dhe 1991, dhe përsiatet rreth mënyrës se si, në të tashmen e dhunshme kapitaliste, ne krijojmë kuptim nga kujtimet tona. Është koha t’i dëgjojmë këta zëra, t’iu përgjigjemi thirrjes së tyre për drejtësi dhe dinjitet.
Aktorja e famshme amerikane Demi Moore rrëfen për herë të parë historinë e jetës së saj në një autobiografi të mbushur me emocione dhe të pathëna asnjëherë më pare.Për dekada të tëra, emri i Demi Moore-it ka qenë sinonim i fjalës “famë”. Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes dhe kryefjala e titujve kryesorë, si për rolet ikonë në filma shumë të suksesshëm, ashtu edhe për lidhjet në jetën e saj private. Teksa ngjiste shkallët e karrierës në Hollivud, e kaluara dhe fëmijëria e saj e përndiqnin, duke i lënë gjithmonë vend një hijeje dyshimi dhe pasigurie për aftësitë e saj. Pikërisht për këtë, ajo shpesh u përball me beteja të mëdha kundër vesit të drogës, mungesës së vetëvlerësimit etj. Edhe kur kapi majat, ajo ende nuk ishte e bindur nëse e meritonte një vend në Hollivud, nëse ishte një nënë e mirë apo një aktore e denjë. Ky rrëfim i saj flet për diversitetin, por edhe për këmbënguljen. Një autobiografi reflektimi, ku autorja rrëfen pa doreza gjithçka për karrierën dhe jetën personale; që nga marrëdhënia problematike me të ëmën e deri tek martesat dhe lufta për të gjetur ekuilibrin mes famës dhe familjes. Libri “Jeta ime” është një histori mbijetese, suksesi dhe dorëzimi; një portretizim i sinqertë i jetës së saj, sa të zakonshme aq edhe ikonë. DEMI MOORE është aktore, producente, regjisore dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Ajo njihet për rolet e saj në filmat “St. Elmo’s Fire”, “About Last Night”, “Ghost”, “A Few Good Men”, “Indecent Proposal”, “G. I. Jane”, “Charlie’s Angels: Full Throttle”, “Margin Call” dhe shumë të tjerë. Moore jeton në Los Anxhelos dhe Idaho.
Pasi e kisha kënduar këngën, po qëndroja në prapaskenë bashkë me konkurrentët e tjerë. Po shikonim drejtorin e televizionit dhe të skenës që po u shpjegonte anglezëve të vegjël si të dilnin në skenë kur fituesi të shpallej. Dukej se ai kishte fituar. Për mua ishte shënuar që të humbja. Vetëm diçka më dukej urgjente: doja të gjeja René-në, që do të ishte ndoshta i shkatërruar. Do ta përjetonim dështimin tonë të parë së bashku. Do ta ktheja në një fitore personale. Do t’i mbaja lotët e mi dhe do ta ngushëlloja; do të kujdesesha për të. ( Pjese nga libri )
Jam e bindur se prekja, admirimi, apo dhe shijimi i mrekullive të qytetërimit të lashtë kinez, janë të pamjaftueshme për të rrokur thelbin e një trashëgimie e të një kulture krejt të veçantë, me kontribut të pamohueshëm në historinë e zhvillimin e njerëzimit. Ndoshta, prandaj u shkrua dhe ky libër: si një përpjekje modeste për të kundruar, por edhe për të parë përtej syprinës së gjërave, për të shijuar ekzotizmin, por edhe për të përcjellë, për aq sa kam mundur, kodet, kumtet e simbolet e një jete e të një kulture “tjetër”…
Ç’bëjnë mësuesit kur dalin nga klasa, nëse dalin ndonjëherë? Flenë nëpër tavanet e varur si lakuriqët e natës, apo të zhytur në ndonjë pirg këpucësh demode? Që nga mësuesit pleq që humbasin nëpër korridore deri te mësuesit që kundërmojnë era qen të kromosur, përgatituni të mbani barkun me dorë nga të qeshurat me këtë libër të shkëlqyer që shkakton lot gajasje. I urren apo i dashuron mësuesit, do të bëhesh një nga ata apo nuk të plas fare, por thjesht të pëlqen të lexosh histori me potere – ky libër është për ty!
800LÇmimi origjinal qe: 800L.720LÇmimi i tanishëm është: 720L.
Mjeshtri i Madh dhe Kampioni i Botës në shah Garry Kasparov ndan të fshehtat e fuqishme të strategjive që ai ka mësuar duke mbizotëruar lojën intelektualisht më sfiduese – mësime rreth zotërimit të aftësive strategjike dhe emocionale për t’i bërë ballë sfidave më të ashpra të jetës dhe për të maksimizuar suksesin, pavarësisht se sa e vështirë është konkurrenca.
Në këtë pikë të rrugëtimit mendoj se të gjitha këto histori i kam shkruar për t’i pranuar si të miat, si pjesë të vetes sime “të vërtetë” ato rroba dhe ato vuajtje që i kam refuzuar me aq ngulm në krye të herës; për të kuptuar se çeltira ku na duket se do të gjejmë veten tonë të vërtetë duke ecur, për kënaqësinë e trupit dhe shpirtit, me një kuptim jete dhe vdekjeje në zemër, nuk arrihet dot veçse duke bërë inventarin e prangave që lemë prapa.
“Jete imagjinare” permban njezet e dy portrete mito-poetike dhe letrare nga bota e antikitetit,e historise se artit dhe nga ajo e krimit.Prej kesaj galerie te mbushur me lloj-lloj personazhesh-nga gjysmezotat,magjistaret,zjarrvenesit,figura te shquara te antikitetit,te poeti Cecco Angiolieri apo piktori Paolo Uccello,duke u mbyllur me piratet William Kidd,Stede-Bonnet dhe vrasesit Burke dhe Hare.