Historia e një burri-në fillim fshatar, pastaj punëtor e më në fund menaxher i një dyqani bar-ushqimore-kinkaleri në një qytet të një province normande-gjithë kjo e rrëfyer me një precision kirurgjikal, pa empati dhe as ndjesi turpi, nga e bija shkrimtare.Kjo është historia e një gruaje që përballet me brishtësinë e dhimbshme të origjinës së vet dhe shkruan për prindërit e saj duke kërkuar tani një gjuhë të përbashkët, por të pamundur.
Dymbëdhjetëvjeçari Ran Eltanin, ndërsa vazhdon të banojë D’në Venecia dhe të ndjekë njërën nga shkollat më të vjetra në Evropë, e ka të pamundur të mos vrapojë drejt historisë dhe mistereve, ndryshe nga motra e tij binjake Lusinë.Gjatë një zbulimi që bëri në shkollë, gjeti një fletore të kuqe dhe një papirus misterioz, ku ishte vizatuar një piramidë. Po atë ditë, motër e vëlla, mësojnë se prindërit e tyre, të dy arkeologë, kishin humbur në shkretëtirën e Rab al-Khalit dhe për këtë arsye janë të detyruar të shkojnë në Stamboll pranë kapiten Barnekasit, të cilit as emrin nuk ia kishin dëgjuar.Ata nuk dinë asgjë, por në një udhëtim që fillon në hotelin Pera Palas dhe zgjat deri tek eksploratori Marko Polo, do t’i presin misteret më të mëdha të historisë.
“Karine Tuil e di, me një inteligjencë të shndritshme, një mprehtësi në analizë dhe reflektim, sesi t’i japë zë gjithsecilit, në mënyrë që të dëgjohen të gjitha të vërtetat. I shkëlqyer.”
Louen Eshli është një shkrimtare e re, e cila përballet me vështirësi financiare. Papritmas, i vjen një ofertë që nuk mund ta refuzojë, sepse do t’i sjellë të ardhura që nuk i ka imagjinuar kurrë.Xheremi Kroford, bashkëshorti i shkrimtares së suksesshme Veriti Kroford, e punëson për të përfunduar serinë e librave të së shoqes, e cila ka pësuar një aksident automobilistik me pasoja të rënda shëndetësore.
Autori ka bere nje permbledhje e pjese me te madhe te shkrimeve te viteve te fundit qe i kushtohen situates bashkohore, mendimit mbi shoqerine dhe politiken.
Ky roman është si një këngë dashurie që i reziston tradhëtisë dhe distancës, i domosdoshëm si frymëmarrja që të magjeps me magjinë e prozës, ironisë dhe sensualitetit…
Njëherë e një kohë, Eliot ishte e gjithë bota e Mejsit – ai ishte shoku me të cilin lexonin libra, njeriu që i hapi zemrën pas humbjes së nënës së saj… vetëm për ta thyer atë pikërisht natën që ai i shprehu dashurinë.
Një roman plot emocion, me një stil të qartë e të thjeshtë, që ka në qendër lidhje familjare e miqësore, dashurinë, sakrificën dhe forcën e madhe për të ecur përpara e për të buzëqeshur, edhe atëherë kur duket se nuk ka më shpresë…
Tre romanet kryesore të Antonio Di Benedettos, ‘Zama,’ ‘Heshtësi’ dhe ‘Vetëvrasësjet’, në bazë të unitetit stilistik dhe tematika që i bashkon, formojnë një lloj trilogjie dhe ta themi që tani, që të jetë e qartë njëherë e mirë, përbëjnë një nga momentet më kulminante të narrativës së gjuhës spanjolle të shekullit tonë. Në letërsinë argjentinase, Di Benedetto është një nga të paktët shkrimtarë që ka ditur të përpunojë një stil të tijin, bazuar në saktësi dhe ekonomi dhe pavarsisht lakonizmit dhe varfërisë së tij të dukshme, formohet me shumë ngjyra, gjuha e folur apo refleksive,përshkruese apo lirike, dhe ka një efkasitet befasues. Nga romanet e tij, e çuditshmja është e syrgjynosur. Arti i tij delikat heq me siguri llumin retorik për t’u përqendruar tek gjërat thelbësore.Ngabraktisja kozmike tek ‘Zama’ tek inventari metodologjik i rrethanave dhe shkaqeve që mund të legjitimojnë vetëvrasjen, njeriu i Di Benedettos jeton i rrethuar nga zhaurrimat shkatërruese të botës.“Di Benedetto është nga ata romancierë të rrallë i cili nuk kërkon të ndërtojë të shkuarën për të mbërritur në një synim… ai e jeton të shkuarën dhe na shfaq ne përvoja dhe forma sjelljeje që përmbajnë gjithë çudinë e tyre”- Julio Cortázar
Tematika e përzgjedhur nga autori është sa interesante, aq edhe e dobishme, sa e nevojshme, aq edhe e vështirë. Në kushtet e pandemisë, kur e gjithë bota, përfshi edhe vendin tonë, po përjeton me dhimbje humbjet e jetëve njerëzore dhe sfidat për gjetjen e mënyrave, rrugëve dhe medikamenteve për përballimin e saj. Një nga pasojat e kësaj pandemie, për të gjithë ne, është ekspozimi më i madh ndaj shtimit të stresit dhe shfaqjes së depresionit.