Një ngjarje e vërtetë e Luftës Civile të Spanjës trajtuar me nota vetëreflektimi përbën thelbin e romanit. Përveç ngjarjeve të tjera në roman tregohet sesi një nga themeluesit dhe ideologët e falangës fashiste, Rafael Sanchez Mazas, arrin t’i shpëtojë zjarrit të republikanëve dhe të fshihet në një pyll ku zbulohet nga një ushtar kundërshtar, i cili momentin e fundit vendos t’i falë jetën.
Fragment: Cdo gje perqark ishte e ftohte. Muret, dyshemeja, ajri. Megjithate, i doja, sepse merrja fryme dhe mendoja. Hapja syte dhe kujtoja. Cmallesha me cfare kishte mbetur ne mendjen time pas muajve te ferrit. Ishte dhjete tetori. Ditelindja ime. Do te dilja prej atij ferri, do te nisesha drejt shtepise sime, do te kaperceja oborrin, do te hapja porten e shtepise, Vera do te me perqafonte me dashuri, ne dore do te mbante nje shishe Chianti, Nezin do ta kishte veshur me fustan mendafshi, Vimin me fustanken me flutura te verdha qe i hapin flatrat kur ajo te vinte rrotull, Fejziun do ta kishte vene ne gjume. Do te hiqja cizmet, do te varja setren, do te freskohesha. Vera do te kishte nxjerre kostumin tim, kemishen e bardhe. Do te me luste me sy qe te vishesha. Do te uleshim ne tryezen e bukes. Do te me turbullonte Vera me fustanin e bukur qe i derdhej ne trup, do te ngrihesha te merrja kitaren, do te benim gezuar duke lozur me fjalet gjysmake te Vimkos, me seriozitetin e Nezit, me gjumin e Xikos, do te kendonim… do te ishim pak te lumtur… do te jetonim. Sot eshte ditelindja ime e fundit. Dhurata per mua:denimi me vdekje.
Në vend që të bëhet vetë shkrimtar, Petter e nxjerr jetesën nga shitja e historive dhe ideve profesionistëve që vuajnë nga bllokimi i shkrimtarit. Është një tregti fitimprurëse. Por Petter, teksa qëndron si një merimangë në qendër të rrjetës së tij, e gjen veten në një kurth të cilin e ka krijuar vetë.
Mbushur me humor të zi, kthesa të papritura, komplote dhe me personazhe që të mbeten gjatë në kujtesë, libri “Vajza e re” është një triller emocionues dhe një analizë e sofistikuar e aleancave politike dhe rivaliteteve të fuqive të mëdha, në një botë të rrezikshme. Kjo vërteton edhe një herë se Gabriel Aloni është “një nga agjentët më të famshëm të trillerave” dhe Daniel Silva shkrimtari më i mirë i intrigave.
Në librin “Vajza me tatuazh”, përveç një beteje romantike, shkrimtarja Alice Clayton ngre edhe pyetjen: pse të kalërosh një kauboj, kur mund të kalërosh një bibliotekar?
Në këtë libër si gjithmonë do t’ju tregoj histori të vërtetë.Kjo është historia e dashurisë së një fëmije të varfër dhe Vajzës në Dritare e cila jetoi gjithnjë në luks por fati I saj ishte shkruar keq që në fillim.
Rrëfyer nga një prej personazheve më të paharrueshme në narrativën bashkëkohore – aq e mbushur me humor të guximshëm dhe ironi sa edhe me zemërim e hidhërim – ky roman i pakursyer dhe poetik i marrëzisë politike, ëndrrave në rrezik dhe vullnetit për të mbijetuar, zbulon me mprehtësi rrugën e një vajze drejt mosbindjes, në një botë të kthyer përmbys, në të cilën vetëm nga maja e një peme mund të kapësh një grimcë të realitetit – dhe një premtim për shpresë.
Asnje shkak te arsyeshem,asnje arme krimi. Rasti ideal per ta perfshire Herri Holin ne nje hetim me zhvillime te papritura.Qyteti i Oslos eshte kredhur ne nje shtrese te trashe debore dhe te gjithe, si cdo vit, presin me padurim Krishtlindjen. Ushtria e shpetimit punon me ritem te larte per te mbledhur fonde per narkomanet, refugjatet dhe te pastrehet, ndersa qytetaret bujare nxitojne te bejne dhurime per t’u ndier ne paqe me ndergjegjen. Vetem Herri Holi nuk e ve re kete “vershim” miresie qe e rrethon:mendja i punon ethshem, si gjithnje, tek uiski. Por, kur gjate nje koncerti bamiresie, nje anetar i Ushtrise se Shpetimit ekzekutohet ne mes te turmes, komisari vendos te merret me hetimin. Dhe ne gjurmet e nje vrasjeje te paskrupullt, edhe kete here Herri Holi do te zhytet ne skutat me te erreta dhe me befasuese te shpirtit njerezor.
Histori të patreguara më parë për tre vajzat e liderave më të pushtetshëm në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore. Konferenca e Jaltës dhe fati i botës i treguar nga një perspektivë unike nën penën e autores Catherine Grace Katz.
Seixh Uintersi e ka ditur gjithmone se binjakja e saj identike ishte ndryshe nga femijet e tjere. Ato te dyja pelqenin te njejtat gjera,por Rozmaria ishte me delikate,emocionohej me shume,si kur gezohej,edhe kur hidherohej dhe dukej sikur kishte gjithmone nevoje per mbrojtje.
Athina e mençur kurrë nuk është përshtatur në Shkollën Triton, po kujt do t’ia merrte mendja se kjo ka ndodhur ngaqë është perëndeshë? Vajza e Zeusit, për të qenë më të saktë.