“Unë nuk fola, ndërsa muzgu u ul këmbëkryq mbi ne duke e theksuar më shumë heshtjen që ra. Më dukej e padrejtë vetmia e saj, madje biseda po vazhdonte e nxitur nga ndjesia ime e padurimtë që donte të sigurohej se ajo mbështetej diku. Në mendjen time përmasat e dhimbjes që ajo kishte përjetuar kohë më parë, të cilën e emërtoja dhimbje e gjallë, zmadhoheshin aq sa i kapërcenin kufijtë e kohës. Dëgjoja zërin e saj të ulët, më tregonte se kishte pak kohë që jetonte vetëm, ndërsa përsërisja mekanikisht fjalët e saj.”
Teksa lexova me ëndje vëllimin me prozë të shkurtër, me titullin kozmik “Udha e Qumështit”, të autorit Agim Hushi, jo thjesht u mrekullova, por njëkohësisht edhe u freskova në këtë zheg korriku, u freskova me tematikën e larmishme të përzgjedhjes për t’ia sjellë përpara lexuesit. Fati im të kem në dorë këtë libër dhe të jem nga të parët lexues që “degustoj” këtë koktej ngjyrash, ndjenjash, udhëtimesh, të sjella me mjeshtëri nga përvojat e çmuara, në etapa të ndryshme të moshës së autorit. Ngjarjet vijnë të përshkruara nëpërmjet një verbi të bukur rrëfimtar, të spikatur dhe modern, pa predikime, moralizime dhe mesazhe të drejtpërdrejta. Lojën e bëjnë personazhet, autori rrëfen duke ruajtur me kujdes statusin si asnjanës, e më tej duke shpalosur çastet më mbresëlënëse e më të papërsëritshme të jetës së tij. Jam i sigurt se një thesar i tillë shpirtëror do të bënte ziliqar çdo shkrimtar, madje çdo eksplorator të pasionuar pas aventurave për udhëtime të gjata e me plot surpriza.
Ky libër i ri me tregime është ndërtuar me mbresat e dy realiteteve, të matanë detit dhe të përkëtej detit… Shumë emocione ndien kur lexon sidomos tregimet e kohës së rinisë së autorit. Ikën autori nga Shqipëria, por nuk ikën Shqipëria nga autori. Largohet autori nga Durrësi, por nuk largohet Durrësi nga autori. Ah! Durrësi i viteve të rinisë… Durrësi, 7 i cili është përshkruar aq bukur në disa tregime të këtij libri, por dhe në romanin “Ndërmjet dy kohëve”, Durrësi i viteve të shkollës, Durrësi i viteve të dashurisë së parë… Durrësi është qyteti i ëndrrave dhe i netëve pa gjumë të autorit, ndaj, si mund të mos e mbartte me vete dhe si mund t’i linte pa hedhur në letër histori dhe çaste aq të bukura, të cilat përshkruhen te tregimet “Midis dy dashurive”, “Mall” “Keqardhje”. Veçanërisht mbresëlënëse janë dy tregimet e para, “Vrasje për vetëmbrojtje” dhe “Monda”, të cilat në një formë origjinale pasqyrojnë pasojat e kurbetit.
Një libër i ri në shqip i Lena Manda, – autorja më e lexuar sot në Greqi. Udhëtimi për në Venecia i përhershëm, plot trazira dhe surpriza. Kryesisht plot magji…
1,200LÇmimi origjinal qe: 1,200L.1,080LÇmimi i tanishëm është: 1,080L.
Autobiografia UNË është e mbushur me dramë, që nga refuzimi i hershëm i punës së Eltonit me partnerin këngëshkrues Berni Topin deri në daljen jashtë kontrollit të superyllit që kryesonte listat e klasifikimit të këngëve; nga miqësia me Xhon Lenonin, Fredi Mërkërin dhe Xhorxh Majkëllin deri te vallëzimi disko me Mbretëreshën; nga orvatjet për vetëvrasje deri te varësia ndaj drogës, që do ta mbante mbërthyer për më shumë se një dekadë.