Një histori e fuqishme dhe e dhembshme mbi imigracionin, identitetin dhe racën. Fituese e National Book Critics Circle Award for Fiction, 2013. “Ndër 10 librat më të mirë të vitit 2013” të New York Times Book Review. Fituese e The Chicago Tribune Heartland Prize for Fiction, 2013 Fituese e fushatës “Një libër, një New York”, 2017
Një histori e ëmbël, e pastër dhe që i bën mirë zemrës. Romani, që u shndërrua në një prej filmave më të kërkuar të vitit 2022! Me regji të Aitch Alberto dhe me një kast aktorësh si Eva Longoria, Eugenio Derbez etj. Filmi u shfaq premierë në International Toronto Film Festival, në shtator 2022. Pritet që të dalë në kinematë amerikane për publikun e gjerë në shtator 2023.
“Arsye dhe ndjenjë” romani i parë i botuar i Jane Austen-it, më 1811, fillimisht u botua me emër anonim. Në faqen e parë, aty ku duhej të ishte emri i autorit shfaqet vetëm teksti By a Lady (Nga një zonjë). “Arsye dhe ndjenjë” romani i mprehtë dhe plot humor i Jane Austen, i mbushur me të fshehta dhe ndrydhje, gënjeshtra e joshje, portretizon në mënyrë brilante një botë, ku rregullat e ngurta familjare dhe shoqërore përplasen me regëtimat e zemrës.
“Bindja” na rrëfen dhimbjen që shkakton nënshtrimi ndaj paragjykimeve shoqërore dhe ndërgjegjësimin e një gruaje për dëshirat më të thella të zemrës së saj.Me guximin e saj të përhershëm, Austen denoncon kompromiset e vështira që bëhen për një jetese më të mirë, por jo vetëm.
Pse e kemi kaq të vështirë të flasim për seksin, madje edhe me njeriun tonë më intim? “Biseda rreth seksit” do ta ndryshojë tërësisht konceptin tuaj për marrëdhëniet intime. Terapistja e seksit Vanessa Marin dhe bashkëshorti i saj, Xander, do të na tregojnë se gjëja më e mirë që mund të bëjmë për jetën tonë seksuale nuk përfshin as heqjen e rrobave.
Çfarë ndodh me rastet? Ato shndërrohen në miqësi të reja, mundësi ngazëlluese dhe zbulime të guximshme. Rastet janë ftesa per aventura të mëdha, bileta për të përjetuar përvoja të paharrueshme dhe dyer drejt botësh krejt të reja. Rastet na ndihmojnë të shohim kush jemi, çfarë duam e ku dëshirojmë të shkojmë. Pra, çfarë do të bësh, po të erdhi rasti në dorë? Gjithçka varet nga ti.
Kjo histori do të na frymëzojë për t’ia çelur rrugën asaj, për t’i dhënë hapësirë që të rritet dhe pastaj do të shohim se ç’do të ndodhë. Ideja jonë s’ka ku shkon tjetër. Ajo sapo ka nisur rrugën e saj.
Për çfarë na shërbejnë vështirësitë? Ato na sfidojnë, na formojnë, na nxitin dhe na ndihmojnë të zbulojmë sa të fortë, të guximshëm dhe të zotë jemi. Ndonëse nuk i kemi fort qejf, ato na ndryshojnë në mënyra krejt të papritura. Pra, çfarë do të bëje, po të gjendeshe përballë një vështirësie? Është e gjitha në dorën tënde.
Për çdo grua që është ndier ndonjëherë e nënvlerësuar apo që ka menduar të heqë dorë nga ëndrrat e saj, Erika do të jetë si një fllad çlodhës dhe gazmor. “Dieta e pasionit” është për të gjithë ata që vlerësojnë humorin dhe sarkazmin. Me një sinqeritet të mirëfilltë që është sa zbavitës aq edhe prekës, do të qeshni e do të qani, ndonjëherë edhe në të njëjtën kohë.
“Për tërë mocarelën e botës, në Kolosé vërtitet një Gladiator i tmerrshëm fantazmë, ndaj asnjë turist nuk guxon ta vizitojë më! Duhet bërë diçka… Ky është një mision shumë i veçantë për mua, Agjentin Sekret Zero Zero J!”
Kjo sagë e mrekullueshme familjare është një prej atyre romaneve të rralla, ku personazhet e veçanta janë dhënë në mënyrë të shkëlqyer, ngjan sikur janë shokët e tu të ngushtë dhe ti ndihesh mirënjohës që je në orbitën e tyre. Rrëfimi të shtyn ta marrësh aq shtruar leximin, sa do të doje që libri të mos mbaronte. Në fund, ama, s’keni për t’i mbajtur dot lotët.
“Kafshët” është një vëllim me tregime i autorit klasik portugez Miguel Torga. Ky titull çel siparin e një koleksioni të ri të konceptuar nga Botime Pegi, koleksioni “Skandal”, një projekt gjatë të cilit do të vijnë për lexuesit libra dhe autorë që janë dënuar nga shoqëria në kohën kur janë botuar, por që kanë thyer tabu dhe kanë sjellë emancipim.
Ne pak faqe te mgjeshura ,Sophie Daull di te eksploroje dhe te shprehe qenien e saj intime permes mestaforash te forta ,nje perzierje mes dhunes dhe poezise.
Nyja e dashurisë dhe besnikërisë – ndaj fëmijërisë dhe maces që e shoqëron atë – është shtylla kryesore e kësaj novele: ëndrra për një fëmijëri të përjetshme dhe nostalgji për një dëlirësi që nuk mundet të përshtatet me jetën prej të rrituri. Novela, e botuar për herë të parë më 1933, thuhet se është një lloj dedikimi i Colette-s për macen e saj.
Një grup i njohur i muzikës pop ka ardhur të regjistrojë albumin e ri në Miushford! Do të jetë një rast i papërsëritshëm për të dëgjuar shumë muzikë të mirë dhe për të lidhur miqësi të reja, duke zbuluar edhe talente të fshehura…
Një komedi romantike, e paharrueshme dhe plot piper, i pari i një duologjie nga autorja bestseller e New York Times-it dhe e preferuara e TikTok-ut, Tessa Bailey.
Përshëndetje, Jemi Tea sisters! Studiojmë në kolegjin e miushfordit dhe na pëlqejnë aventurat e misteret! Jemi mikesha shumë të veçanta, madje më shumë se mikesha… Motra! Një ëndërr me hap vallëzimi: Falë kursit të baletit klasik të organizuar në miushford nga profesoreshë plie do të mësojmë tërë të fshehtat e kësaj disipline joshëse… Dhe mes pirueteve dhe kërcimeve do të zbulojmë talentet tona!