-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Im ungj Osvald
0800LKy roman i pashoq është konsideruar prej kritikës si një vepër “pa masë zbavitëse”, ku të gjithë përfitojnë kënaqësi dhe shfrytëzohen prej shoku-shokut në një mënyrë apo një tjetër. Edhe pse një vepër fiction fund e krye, lexuesi do të hasë në të disa prej personazheve më të njohura të shekullit të njëzetë nga arti, kultura, politika, tok me veset dhe defektet e tyre njerëzore.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Keshtu thua ti !
0900LNga autorja fituese e shumë çmimeve, vjen një roman emocionues, i bazuar në historinë e dashurisë mes dy ikonave letrare, Sylvia Plath dhe Ted Hughes.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Kopshti prej qelqi
0800L“Kopshti prej qelqi” është edhe një letër imagjinare nga Lastoçika, e rritur tashmë, për prindërit e saj. Dhimbja prej braktisjes, mungesa e dashurisë dhe butësia amësore janë plagë që nuk shërohen.
-


-


-


-


-


-


Kunata
0600LDy vëllezër dhe një grua. Patrick Besson ka zgjedhur temën universale të trekëndëshit dashuror për romanin e tij. Një histori që është e dënuar, për nga thelbi i saj, të përfundojë keq. Por në vend që ta lërë historinë të rrjedhë qetësisht, autori ka bërë një zgjedhje të mençur të personazheve për nga bukuria, ligësia, mirësia dhe prejardhja.
-


Kurrë pa rënë dielli
0600LAngeli, një fotograf i ri kthehet nga një natë orgjie në shtëpi, ku gjen një grup adoleshentësh duke ngacmuar një troll të vogël, të plagosur dhe pa mbrojtje. Ai e merr brenda, pa marrë parasysh pasojat dramatike të këtij vendimi. Ç’mund të bësh me një troll në qytet?
-


-


-


-


-


-


Leksione amerikane
0600LLeksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit. Libri ndahet në pjesë të titulluara përkatësisht: E lehta, Shpejtësia, Saktësia, Dukshmëria, Larmia, koncepte që duhet të informojnë jo vetëm mbi veprimtarinë e shkrimtarëve, por edhe mbi çdo hap të ekzistencës sonë shumë të shkujdesur e të shpërqendruar. Këto vlera, cilësi, apo veçori të letërsisë, që ai i kishte më për zemër, u përpoq t’i vendoste në perspektivën e mijëvjeçarit të ri.
-


-


-


-


-


-


-


-


Magjistratura në demokracitë bashkëkohore
0900LKy libër është një instrument i dobishëm për të kuptuar dinamikën e marrëdhënieve midis magjistraturës dhe politikës në demokracitë kushtetuese, domethënë, në regjimet që priren të pajtojnë parimet e sovranitetit popullor me respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve, një detyrë kjo e fundit që në një shkallë të gjerë u është besuar gjykatësve.
-


-


-


Mbylli sytë
0800LÇfarë na mungon sot prej romaneve që kemi lexuar në rini? Mbase ajo hareja e zakonshme që na shoqëron pas një ngjarjeje të madhe, me personazhet e saj, deri në rrëqethjen apo përmallimin e faqes së fundit. Njëkohësisht triller dhe roman shoqëror mahnitës, zhytje në shtjellat e unit dhe mekanizëm i përsosur suspansi, Mbylli sytë na kthen kënaqësinë e një leximi magjepsës dhe me frymëmarrje të madhe.
-


-


-


Memento mori
0800L“Memento Mori është një shprehje latine nga Roma e lashtë, që do të thotë “Kujtohu se do vdesësh”. Kur një gjeneral kthehej fitimtar nga një betejë, i joshur nga lavdia dhe nderi që merrte nga turma, zakonisht mendja e tij fluturonte, ia merrte era. Për këtë arsye, ndërkohë që hynte në qytet për atë që quhej Triumf, i vinin një skllav pas karrocës së tij për t’i kujtuar vazhdimisht se është vdekatar dhe se në një moment ai do vdesë.” “E vetmja gjë që dua në këtë çast është të fle një gjumë pa ëndrra dhe kur të zgjohem të mos mbaj mend asgjë.” Një fëmijëri e vështirë gjithmonë lë shenja të pashlyeshme te të rriturit. Sidomos në rastet e bullizmit, te viktimat lindë një etje e pasosur për fuqizim dhe hakmarrje. Ky është rasti i vrasësit në romanin policor “Memento Mori”. Aleksandro Sergo është viktima që ka përzgjedhur vrasësi, por çfarë i ka bërë ai?! Lojërat-enigma do të na shoqërojnë deri në fund, bashk me zgjidhjet e tyre që vijnë nga Petro Eleftheriadhi, polic në Departamentin e Vrasjeve. Mirëpo kush e spiunon Petron? Si e zbulon vrasësi që Petro e ka zgjidhur enigmën, për të ia nisur më pas enigmën e rradhës? Ka ndonjë tradhëtar në rrethin e Petros apo bëhet fjalë krejtësisht për diçka tjetër?! Ky është një triller policesk me sfond Greqinë moderne, me pleksjen e ngjarjeve të shkuara dhe ato momentale, me me një shkrim plot tension dhe dramacitet, që do të ju mbaj pezull deri në faqen e fundit.
-


-


Misioni i Zigmund Frojdit
0600LNë këtë vepër Fromi përballet me figurën e mësuesit të tij, me mënyrën e tij të të mësuarit, me trashëgiminë e tij të jashtëzakonshëm. Pasioni i Frojdit për të vërtetën, guximi i tij, marrëdhëniet me gratë dhe dashuritë, varësia e tij nga burrat etj. Çdo tentativë për të kuptuar njeriun duhet t’i bëjë llogaritë me tre komponentët e tij: bagazhin biologjik e instinktiv, ndikimet e shoqërisë, në të cilën jeton dhe problemet etiko-religjioze që i duhet të përballojë.
-


-


-


-


-


-


Motra e humbur
01,600LMe adresën e një vreshti dhe skicën e një unaze smeraldi në formë ylli, fillon një garë që do t’i bëjë motrat të përshkojnë vërtet të gjithë botën: nga Zelanda e Re në Kanada, nga Anglia në Francë dhe më në fund në Irlandë, të bashkuara më shumë se kurrë në misionin për të plotësuar familjen para përvjetorit përkujtimor për vdekjen e Pa Saltit. Një kërkim që do t’i vërë në gjurmët e një gruaje që në të vërtetë nuk dëshiron të gjendet… por pse?
-


-


-


-


Motrat e Aushvicit
01,250LGjatë një nate të ftohtë shkurti të vitit 1943, familja Brilleslajper arriti në Folenë e Lartë, një shtëpi e fshehur në pyll, në periferi të fshatit Naarden, në lindje të Amsterdamit. Brenda mureve të kësaj shtëpie, motrat e reja Brilleslajper, Lina dhe Jani, organizojnë një operacion shpëtimi, ndër më të guximshmit në historinë e Vendeve të Ulëta gjatë pushtimit nazist, pikërisht nën hundën e udhëheqësve të Lëvizjes Nacional-socialiste, që banojnë pak qindra metra larg shtëpisë së tyre. Foleja e Lartë bëhet vendi i fshehjes për dhjetëra hebrenj ilegalë, që gjejnë atje jo vetëm një vend të sigurt ku të jetojnë, por edhe ngrohtësinë e një familjeje të madhe dhe gjallërinë e një komuniteti artistësh: ndërsa lufta ashpërsohet, shtëpia mbushet me gëzimin për të jetuar dhe të muzikës që Lina dhe miqtë e saj luajnë mes gazit e haresë së fëmijëve.
