• 9 Nëntori

    0

    M’u deshen kater vjet per ta dashuruar ate. Po vetem kater faqe per ta urryer.Një ditë para se të shpërngulet në një qytet të ri, Falona njihet me Benin, një djalë që aspiron të bëhet shkrimtar. Tërheqja e tyre e menjëhershme bën që ta kalojnë bashkë ditën e saj të fundit në Los Anxhelos.Jeta e saj e qetë dhe e padukshme do të kthehet në frymëzimin e Benit për librin e tij. Në vitet që do të pasojnë, mes marrëdhëniesh dhe trazirash të ndryshme në jetën e secilit, ata do të takohen rregullisht një herë në vit, në të njëjtën datë… deri kur Falona të fillojë të dyshojë në sinqeritetin e Benit për lidhjen e tyre.A mundet një histori e tillë të quhet histori dashurie, edhe pse përfundon me thyerje zemrash?

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Accidentally in Love

    0

    Perfect for fans of Mhairi McFarlane, Laura Jane Williams and Josie Silver. In the space of a week, Katharine Patterson has quit her job, decided to move back home, and broken up with the guy she thought was the one.

    1,600L
    Shtoje në shportë
  • Ajo & ai

    0

    Një sajt takimesh i ka bërë bashkë. Nuk u bënë të dashur, por miq. Dhe mendojnë të mbeten të tillë… Ajo është aktore. Ai shkrimtar. Ajo quhet Mia. Ai Pol. Ajo është angleze. Ai amerikan. Ajo fshihet në Monmartrë. Ai jeton në Mare. Ajo është shumë e suksesshme. Ai jo tamam. Ajo, madje, është një yll kinemaje. Por ai nuk e di. Ajo ndihet vetëm. Edhe ai. Ai e bën për të qeshur. Ajo bën shumë gafa. Ajo nuk duhet të bjerë në dashuri. As ai. Në këtë roman Marc Levy na tërheq në një histori dashurie të parezistueshme dhe të paparashikueshme.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Arsye dhe ndjenje

    0

    “Arsye dhe ndjenjë” romani i parë i botuar i Jane Austen-it, më 1811, fillimisht u botua me emër anonim. Në faqen e parë, aty ku duhej të ishte emri i autorit shfaqet vetëm teksti By a Lady (Nga një zonjë). “Arsye dhe ndjenjë” romani i mprehtë dhe plot humor i Jane Austen, i mbushur me të fshehta dhe ndrydhje, gënjeshtra e joshje, portretizon në mënyrë brilante një botë, ku rregullat e ngurta familjare dhe shoqërore përplasen me regëtimat e zemrës.

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Bardha e Temalit

    0
    500L
    Shtoje në shportë
  • Biseda mes miqsh

    0

    Dublin në ditët tona. Fransis and Bobi, dikur të dashura, tashmë janë thjesht shoqe të ngushta, studente që aspirojnë të bëhen shkrimtare, të bëra të njohura për shfaqjet, në të cilat lexojnë poezitë e tyre. Në një prej këtyre shfaqjeve ato njihen me Melisën, një fotografe profesioniste më e madhe në moshë, e martuar me Nikun, një aktor. Në takimet mes tyre ato diskutojnë për botën, për jetën e tyre, kritikojnë kapitalizmin e fenë, njëlloj siç bënin dikur personazhet e Xhojsit. E kështu nis një histori miqësie, por në të njëjtën kohë, dhe një histori dashurie, që në një farë mënyre ua përshtjellon jetën të katërve, kur Fransis bie marrëzisht në dashuri me Nikun, duke rrezikuar befas të gjithë ekuilibrin e miqësisë së tyre. Por romani “Biseda mes miqsh” nuk është thjesht një histori e lehtë dashurie e tradhtie bashkëshortore: ai është para së gjithash portreti i një brezi të tërë të të rinjve në ditët tona, që nuk arrin të gjejë vendin në botën e sotme. Zëri i Fransisit, njëherësh poetik, spontan, herë-herë naiv, por gjithnjë aq i freskët, në të vërtetë është zëri i gjithë një brezi.

    900L
    Shtoje në shportë
  • Cigarja e fundit

    0
    1,600L
    Shtoje në shportë
  • Dashuri – Libri i pare i serise Twisted

    0

    Vjen me ne fund ne shqip nga nje librat me te shitur te momentit nga seria Twisted, shkruar nga Ann Huang, “Dashuri”. Nje bestseller absolut ne te gjithe boten.

    1,400L
    Shtoje në shportë
  • Dashuri dhe telashe

    0

    Edoardo Gustani është një “djalosh i artë” arrivist i botës milaneze të financës, ekspert i financës dhe shkrirjeve të kompanive. Për momentin është i interesuar të shtjerë në dorë shumicën e aksioneve të Health Green, një shoqëri që vepron në sektorin e integratorëve dhe produkteve biologjike, që gjendet në vështirësi pas disa kuturisjeve të çartura të administratorit të fundit të deleguar. Për të siguruar marrëveshjen, Gustani duhet të bindë pjesëtarët e familjes Longo, pronarë prej brezash të ndërmarrjes në fjalë. Ka vetëm një pengesë për të kapërcyer: të sigurojë miratimin e Elenës, mbesës së katër aksionareve të moshuara. Elena nuk ka më asnjë lidhje me kompaninë në fjalë, që kur i ati preferoi të birin si administrator në vend të saj. E kishte mbyllur atë histori dhe kishte ndërruar drejtim duke hapur një qendër holistike, ku njerëzit mund t’i largoheshin kaosit të përditshëm dhe të relaksoheshin. Eduardoja, i mësuar të dilte gjithnjë i fituar, nuk arrin ta besojë që Elena nuk u bindet arsyetimeve të tij aq të vyera. Humbja nuk është pjesë e kodit të tij gjenetik. Ndaj dhe vendos të kalojë disa ditë në qendrën e Elenës. Është i sigurt se do t’ia kthejë mendjen duke shfrytëzuar nurin e tij joshës. Por ja që ka të papritura që as një biznesmen cinik dhe i përllogaritur s’mund t’i marrë dot me mend….

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Dashuri e huaj

    0
    800L
    Shtoje në shportë
  • Dashuri e perjetshme

    0
    1,600L
    Shtoje në shportë
  • Dashuri e shemtuar

    0

    Nje tjeter bestseller absolut nga Colleen Hoover vjen ne gjuhen shqipe nga botimet Living: Nje histori dashurie e paharrueshme, qe shkel cdo rregull: Hyn ne loje zemra, shkelet fjala e dhene, shkelen rregullat, – dashuria behet e shemtuar.

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Dashuria e jetes sime

    0
    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Dashuria mbi gjithcka

    0
    800L
    Shtoje në shportë
  • Dëmi

    0

    Tronditës dhe i shkëlqyer, Dëmi është vlerësuar si një kryevepër – një rrëfim i guximshëm për rreziqet e obsesionit dhe se sa shkatërruese mund të jenë pasojat e tij.

    900L
    Shtoje në shportë
  • Dieta e pasionit

    0

    Për çdo grua që është ndier ndonjëherë e nënvlerësuar apo që ka menduar të heqë dorë nga ëndrrat e saj, Erika do të jetë si një fllad çlodhës dhe gazmor. “Dieta e pasionit” është për të gjithë ata që vlerësojnë humorin dhe sarkazmin. Me një sinqeritet të mirëfilltë që është sa zbavitës aq edhe prekës, do të qeshni e do të qani, ndonjëherë edhe në të njëjtën kohë.

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Djaloshi Takon Nje Vajze

    0
    1,000L
    Shtoje në shportë
  • E fshehta e nje vere

    0
    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Eleonore Olifenti eshte shume mire

    0

    Eleonorë Olifenti bën një jetë të thjeshtë në dukje. Ajo vesh të njëjtat rroba, ha të njëjtat ushqime çdo drekë dhe blen dy shishe vodkë çdo fundjavë. Është e kënaqur dhe nuk i mungon asgjë nga ato që ka planifikuar të ketë. Vetëm se, me raste… i mungon gjithçka.

    1,300L
    Shtoje në shportë
  • Eliksiri i dashurise

    0
    800L
    Shtoje në shportë
  • Fangirl

    0

    “Një baladë e këndshme, e përzemërt, e paracaktuar për madhështi”. New York Journal of Books

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Fantazite e nje burri

    0
    800L
    Shtoje në shportë
  • Fantazite e nje gruaje

    0
    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Femrave u pelqen e kuqja

    0
    1,100L
    Shtoje në shportë
  • Fillon me ne

    0

    .Lily dhe ish-bashkëshorti i saj, Ryle, sapo janë vendosur në një ritëm normal të bashkëprindërimit kur ajo papritmas përplaset përsëri me dashurinë e saj të parë, Atlasin. Pas gati dy vitesh të ndarë, ajo gëzohet që për një herë, koha është në anën e tyre dhe menjëherë thotë Po kur Atlasi e kërkoi për një takim.

    1,300L
    Shtoje në shportë
  • Fitimtari është i vetëm

    0

    Këta dhjetëvjeçarët e fundit po jetojmë në gjirin e një kulture që parapëlqen famën, pasurinë dhe pushtetin, dhe pjesës më të madhe të njerëzve u kanë mbushur mendjen se aty qëndrojnë vlerat e vërteta me të cilat duhet përshtatur. Ajo që nuk dimë është se prapa kulisave, ata që tërheqin fijet, mbeten të panjohur. Ata e dinë që pushteti i vërtetë është ai që nuk shihet. Dhe pastaj, kur është tepër vonë, jemi kapur në grackë. Ky libër flet pikërisht për këtë grackë. Te libri “Fitimtari është i vetëm”, tri nga katër personazhet shohin t’u manipulohen ëndrrat: Igori, milioneri rus, që mendon se ka të drejtë të vrasë për një çështje të drejtë, të shpërfillë vuajtjen e një qenieje tjetër, apo të fitojë hiret e gruas që dashuron. Hamidi, manjati i modës, niset me qëllimet më të mira, deri sa e vë përfund sistemi që po përpiqej të përdorte. Gabriela, e cila, si shumica e njerëzve sot, është e bindur se lavdia është qëllim në vetvete, shpërblimi më i lartë në një botë që përlëvdon famën si plotësimin e epërm të jetës. Ky libër nuk është një roman drithërues, por një tablo e saposkicuar e botës së sotme.

    800L
    Shtoje në shportë
  • Flokeza te kuqe bore

    0
    800L
    Shtoje në shportë
  • Fqinja

    0
    1,100L
    Shtoje në shportë
  • Gjithçka perfekte tek ti

    0

    A mundet një histori dashurie që nis në mënyrë të përsosur, t’i mbijetojë uraganëve që godasin dy njerëz të papërsosur?E shkuara: Kuini nuk e kishte imagjinuar kurrë se do ta gjente dashurinë e jetës përpara derës së të fejuarit të saj.
    Një vit pas ndarjes nga partnerët respektivë, Kuini dhe Grahami kanë një lidhje të përsosur, që duket sikur jua ka sjellë fati në derë.E tashmja: Shtatë vjet më pas, lidhja e përsosur kërcënohet nga papërsosmëritë e
    tyre; kujtimet, gabimet dhe ëndrrat që thurën ndër vite, po i shkatërrojnë. E vetmja që
    mund ta shpëtojë atë martesë, është pikërisht ajo që i çoi në pikën pa kthim.I mbushur me emocione të forta, përballje në çift, nga ato që i kalojnë të gjithë,por pakkush guxon t’i tregojë, romani “Gjithçka perfekte tek ti” pati sukses të menjëhershëm në tregun botëror. Një histori shumë prekëse, që na kujton se fuqia e
    pashtershme e dashurisë është rruga e vetme.

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Gjithmone ti, Rilei

    0

    Rilei Taneri ka një mik të veçantë, më të mirin që mund të dëshirojë çdo vajzë. Kleiton Prestoni është mbështetje e madhe për të; besnik, i ndershëm, i besueshëm, i sjellshëm e i kujdesshëm. Është dhe djali më i pëlqyer i shkollës, por ata të dy gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta e të afrueshme, miqësi të pastër, pa ndërlikime dashurore.Rilei u largua për një muaj me pushime dhe gjërat mes tyre duket se ndryshuan dhe gjendja bëhet përherë e më e çuditshme. Rilei nisi ta shohë ndryshe, jo thjesht si shoqe. Dhe si të mos mjaftonte kjo, për ta ndërlikuar edhe më tepër marrëdhënien mes tyre, hyn në mes edhe armiku numër një i Kleitonit: një rival që kohët e fundit qe interesuar shumë për Rilein…

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Gra te dashuruara

    0
    1,300L
    Shtoje në shportë
  • Gruaja e liqenit

    0
    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Hajmalia

    0
    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Helmi i dashurise

    0
    600L
    Shtoje në shportë
  • Hena e re

    0
    1,250L
    Shtoje në shportë
  • Hena mbi keshtjelle

    0
    800L
    Shtoje në shportë
  • Heshtja

    0

    Është e diela e finales së Kampionatit të Futbollit Amerikan, Super Bowl 2022. Pesë njerëz, darkë, një apartament në lindje të Manhatanit… Profesoresha e fizikës në pension, i shoqi dhe një ish-student i saj po presin t’u bashkohet një çift, pas atij që shndërrohet në një fluturim tronditës nga Parisi. Biseda luhatet mes një teleskopi studimor në qendër të veriut të Kilit, një marke të preferuar uiski dhe “Dorëshkrimit të Teorisë Speciale të Relativitetit”, të shkruar nga Ajnshtajni më 1912.Pastaj diçka ndodh dhe lidhjet digjitale që na kanë tjetërsuar jetën, shkëputen.

    700L
    Shtoje në shportë
  • Histori dashurie

    0
    450L
    Shtoje në shportë
  • Hotel vendôme

    0
    1,200L
    Shtoje në shportë
  • I ngerthyer nga ti

    0
    1,000L
    Shtoje në shportë
  • I pafund ishte oqeani

    0
    600L
    Shtoje në shportë
  • Jeta ime per ty

    0
    1,400L
    Shtoje në shportë
  • Jete plot dashuri

    0
    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Kater yje ne qytet

    0
    500L
    Shtoje në shportë
  • Kohe pas kohe

    0
    1,400L
    Shtoje në shportë
  • Kolere ne kohe te dashurise

    0

    “Kolerë në kohën e dashurisë” shënon romanin e katërt të autorit Namik Dokle, i cili pason tri vepra impresionuese, duke përvijuar sagën autoriale të dykohësisë dhe magjisë shkrimore. Libri ngre siparin e ndodhive, ku jeta dhe vdekja, me gjurmët jetësore dhe përthyerjen imagjinare, ofron një botë makabër të së djeshmes, e risemantizuar përmes ironisë intertekstuale, term i U. Eco. Një libër ku ndesh realitetin tronditës, të një kohe pa kohë, derdhur në një strukturë të beftë, që zbulon botën romanore, fatin e poetëve dhe të qenies, nëpërmjet narrativës së gjithëdijes, rrjedhës së ndërlikuar subjektore, si dhe një dialogimi tipizues dhe identifikues, që të josh për ta lexuar dhe rilexuar si shenjë estetike.

    1,100L
    Shtoje në shportë
  • Kthimi

    0
    800L
    Shtoje në shportë
  • Kthimi

    0

    Trevor Bensoni nuk ka menduar kurrë të kthehet në Nju Bern të Karolinës së Veriut. Por, kur shpërthimi i predhës jashtë spitalit, ku ka punuar si kirurg ortoped, e detyron të kthehet nga Afganistani me dëmtime të rënda, kasollja e rrënuar që ka trashëguar nga i gjyshi duket si vendi më i mirë ku mund të marrë veten.Ndërsa kujdeset për kosheret e bletëve të gjyshit të dashur dhe përgatitet të ndjekë për herë të dytë shkollën e mjekësisë, Trevorit nuk i ka shkuar në mendje të bjerë në dashuri me një vendase… E megjithatë, qysh në takimin e parë, ndien për zëvendëssherifen Natali Masterson një tërheqje që e ka të pamundur ta shmangë. Por edhe pse duket se Natalia i përgjigjet ndjenjës së tij, ajo ruan një largësi që e bën Trevorin të vrasë mendjen çfarë të fshehtash ndryn brenda saj. Qëndrimin e tij në Nju Bern e ndërlikon edhe më shumë prania e një vajze adoleshente, Kelit, e cila jeton në një parkim rulotësh mbi rrugë. Duke u shtirur si shtatëmbëdhjetëvjeçare, vajza punon në një dyqan artikujsh të ndryshëm dhe është e vetmuar. Kur zbulon se dikur ajo kishte ndihmuar gjyshin e tij, Trevori shpreson që Keli të hedhë dritë në rrethanat misterioze të vdekjes së plakut, por ajo nuk tregon asgjë – derisa kriza që pëson hap një rrugë që do të zbulojë natyrën e vërtetë të së kaluarës së Kelit, e kaluar që lidhet me vdekjen e gjyshit më shumë nga sa kishte menduar Trevori. Duke kërkuar zbulimin e të fshehtave të Natalisë dhe të Kelit, Trevori do të mësojë kuptimin e vërtetë të dashurisë dhe të faljes… dhe se, për të ecur përpara në jetë, shpesh duhet të kthehemi në vendin ku filloi gjithçka.

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Kurrën e kurrës

    0

    KURRË MOS U NDAL ,KURRË MOS HARRO, VETËM KUJTO

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Larg turmes se cmendur

    0

    Batsheba Evërdini, një vajzë e pavarur dhe çapkëne, shkon në Uedhërbëri për të drejtuar fermën më të madhe në zonë. Prania e saj autoritare, diçka e rrallë për kohën, tërheq vëmendjen e tre mëtuesve krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri: Boldvudi, një fermer xhentëlmen; rreshter Troi, një joshës i lindur; dhe Gabrieli, një bari i devotshëm. Secili, sipas mënyrës së tij, ia pështjellon mendjen dhe zemrën Batshebës sonë, çka do të sjellë kërcënimin e stabilitetit të gjithë komunitetit.

    1,400L
    Shtoje në shportë
  • Libri i veres

    0

    August Evereti është shkrimtar i njohur i letërsisë artistike, i vlerësuar nga kritika letrare. Xhenjuëri Endrijus, nga ana tjetër, shkruan komedi të lezetshme romantike që kanë pushtuar majat e klasifikimit të librave bestsellerë. Ai është një shkrimtar serioz, por nuk mund të flasë për ndjenjat. Ajo është një avokate e dashurisë së përjetshme dhe një fundi të lumtur. Nuk kanë asgjë të përbashkët, vetëm se tre muaj me radhë do të jenë fqinjë në vilat e plazhit. Të dy vendosin të sfidojnë njëri-tjetrin dhe arrijnë një marrëveshje që do t’i nxjerrë nga zakonet e tyre krijuese: Augusti do ta kalojë verën duke shkruar një romancë me fund të lumtur dhe Xhenjuëri do të shkruajë Romanin e Madh Amerikan të radhës. Ajo do ta çojë Augustin në ekskursione të denja për komedi romantike dhe ai do ta marrë me vete gjatë intervistës me pjesëtarë të mbijetuar të një kulti të padëgjuar. Secili do të shkruajë librin e tij dhe askush nuk do të bjerë në dashuri. Vërtet?

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Mashtrim dashurie

    0

    Katalina Martinit i duhet me çdo kusht një shoqërues për në dasmën e së motrës. Sidomos pasi gënjeshtra e saj e bardhë për të dashurin amerikan i del jashtë kontrollit. Atje do të jenë të gjithë të njohurit e saj, madje edhe ish-i dashuri dhe e fejuara e tij.Ka vetëm katër javë kohë që të gjejë dikë të gatshëm për të fluturuar përtej oqeanit e të hiqet si i dashuri i saj. Nju Jork-Spanjë nuk është fluturim i shkurtër dhe familja e saj nuk mund të gënjehet lehtë. Çuditërisht, kolegu i saj i gjatë, i pashëm dhe mospërfillës, Aron Bllekfordi, ofrohet ta shoqërojë, por ajo më mirë e refuzon, sesa ta marrë me vete atë njeri të padurueshëm.Megjithatë, me afrimin e dasmës Aroni duket si mundësia e saj më e mirë. Pak nga pak, ajo fillon të kuptojë se ai mund të mos jetë aq i tmerrshëm, sa i është dukur në zyrë.

    1,400L
    Shtoje në shportë
  • Mbaron me ne

    0

    Jeta e Lili Blumit nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, por kjo nuk e ka ndaluar atë që të ndërtojë jetën që donte. Takimi me një neurokirurg të ri duket se do të jetë qershia mbi tortë. Rajl Kinkaidi është një djalë i vendosur, kokëfortë dhe… ndoshta pak arrogant, por njëherazi i ndjeshëm, mendjendritur dhe ndonëse ka vendosur të mos martohet asnjëherë, i ka rënë në kokë për Lilin. Bashkë me pikëpyetjet për lidhjen e saj të re, në mendjen e Lilit rikthehen kujtimet për dashurinë e parë; një lidhje me të shkuarën e lënë pas. Ai ishte shpirti i saj binjak, engjëlli mbrojtës, çdo rrahje zemre dhe kur një ditë rishfaqet papritur në jetën e saj, gjithçka që ka ndërtuar me Rajlin tronditet. Një roman i guximshëm dhe realist, “Mbaron me ne” është një histori e paharrueshme dashurie.

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Mbaron me ne

    0

    Jeta e Lili Blumit nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, por kjo nuk e ka ndaluar atë që të ndërtojë jetën që donte. Takimi me një neurokirurg të ri duket se do të jetë qershia mbi tortë.Rajl Kinkaidi është një djalë i vendosur, kokëfortë dhe… ndoshta pak arrogant, por njëherazi i ndjeshëm, mendjendritur dhe ndonëse ka vendosur të mos martohet asnjëherë, i ka rënë në kokë për Lilin.Bashkë me pikëpyetjet për lidhjen e saj të re, në mendjen e Lilit rikthehen kujtimet për dashurinë e parë; një lidhje me të shkuarën e lënë pas. Ai ishte shpirti i saj binjak, engjëlli mbrojtës, çdo rrahje zemre dhe kur një ditë rishfaqet papritur në jetën e saj, gjithçka që ka ndërtuar me Rajlin tronditet.

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Me prit dashuria ime

    0

    …Ai i buzeqeshi me sy, si per t’i treguar se e njihte, por s’mundte as te levizte dhe as te fliste. Ajo i mori me delikatese doren e majte dhe e coi te buzet, ndersa nje lot i zbriste mbi faqe, duke u rrokullisur deri ne jastek. -Do te kthehem me vone,-mermeriti, pasi i ledhatoi embelsisht njeren faqe.. Ai mbylli syte vetem per nje cast dhe pastaj i rihapi, ndersa nga buzet i dilte nje tingull i mbytur… -Ju dua shume! Ishte i sinqerte dhe ato fjale i dilnin nga thellesia e zemres.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Me ty pertej detit

    0

    Ka dite qe mund te te ndryshojne jeten. Dukej nje darke si gjithe te tjerat, por ne fakt, babai i Aurores u zbulon se ishte i perfshire ne nje skandal seksual me te mitura. Ajo dhe mamaja e saj transferohen menjehere nga Roma ne Aula, por distanca nuk i ndihmon per te perballuar tronditjen. Ne njeren prej diteve te veshtira, Aurora gjen nje model varke ne miniature, qe kishte dashur ta montonte me gjyshin e saj para se ky i fundit te nderronte jete. Vendos ta provoje vete dhe permes nje blogu modelimi njeh Alesandron, nje student qe vazhdon per Inxhinieri Detare… Pas romanit “Djali i keq qe une dua”, nje tjeter histori dashurie, delikate dhe e fuqishme, e parfumuar me aromat e detit, pyllit dhe ujevarave.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Muaji i mjaltit dhe vitet e helmit

    0

    Kur u martua me Sharlin, Ema mendoi se arriti majat e lumturise. Por nuk kaloi shume kohe qe filloi te zhgenjehej. Madje arriti te urrente burrin, qe e kishte dashur aq shume. Nderkohe njihet me djaloshin bukurosh Leonin. Ajo e admiron ate djale, por ai paraqitet i ndrojtur para saj dhe nuk guxon t’i shfaqe dashurine. Nje dite Leoni largohet fare, duke lene deshperim ne shpirtin e Emes. Ajo qan dhe urren burrin akoma me shume. Papritur ne jeten ne saj shfaqet nje djale tjeter, Rudolf Bulanzhe, mjaft simpatik dhe me shume pervoje. Ai e dashuron Emen dhe ajo ndihet tejet e lumtur nga ajo dashuri. Por ajo lumturi shuhet kur, me ne fund, Rudolfi i kthen shpinen. Ema pikellohet dhe thellon urrejtjen ndaj burrit. Me pas rikthehet te ajo Leoni, por kesaj here jo i ndrojtur po mjaft aktiv. I shfaq Emes dashurine e shumepritur dikur nga ajo. Lumturia arrin kulmin. Por dhe Leoni nje dite velet nga ajo dhe e braktis. Atehere Ema, shpresehumbur dhe e mbytur ne borxhe, gjen rrugedalje te vetevrasja.

    700L
    Shtoje në shportë
  • Na ishte nje vere

    0

    Një komedi romantike, e paharrueshme dhe plot piper, i pari i një duologjie nga autorja bestseller e New York Times-it dhe e preferuara e TikTok-ut, Tessa Bailey.

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Ne cdo frymemarrje

    0
    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Ne jemi gjithcka

    0
    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Nese zemra do te fliste

    0

    Nje tjeter roman i bukur per lexuesit e pasionuar te Sveva Casati Modignani, – hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese “Dudaj”

    1,500L
    Shtoje në shportë