-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Frankenshtanji
01,200LTmerr. Romancë. Shkenca. Një përrallë klasike që nuk duhet humbur kurrësesi. Frankenstein duhet të jetë një lexim i domosdoshëm për çdo adhurues të letërsisë klasike, fantashkencës dhe të thrillerit. Ky roman klasik na tregon historinë e pasojave shkatërruese për ata që ndjekin pushtetin dhe lavdinë.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Fundi i vetmisë
01,000LFëmijëria e vështirë është si një armik i padukshëm: nuk e di kurrë se kur të godet. Një roman famshëm për kapërcimin e humbjes dhe vetmisë, si dhe për pyetjen se çfarë është e pandryshueshme te njeriu. E para së gjithash, një histori e madhe dashurie.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Gardalina vol.1
01,000LMjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, “Gardalina”, i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.Personazhi kryesor, Theodor Deker, është edhe tregimtari i romanit, një adoleshent i Manhatanit, jashtëzakonisht i zgjuar dhe shumë i lidhur me të ëmën, një grua e kulturuar dhe e vetmuar, idhnak kundrejt të atit, një ish – aktor i Brodueit dhe i alkoolizuar. Jeta e Theos tronditet gjatë një vizite në muze kushtuar artit flamand.Pasi djali dhe e ëma kanë kundruar kryeveprën “Gardalina” të piktorit holandez Carel Fabritius, një bombë hedh në erë të gjithë pavionin e muzeut. Mamaja e tij nuk arrin të mbijetojë, por Theoja dhe “Gardalina”, ajo pikturë e vogël e çmuar, që në pak penelat përmbledh të gjitha dritëhijet e artit flamand, arrijnë të shpëtojnë.Theoja, që sapo ka mbushur të trembëdhjetat, i mbijeton këtij atentati terrorist, që ia shkatërroi jetën brenda një çasti. I gjendur vetëm në mes të Nju Jorkut, pa asnjë të afërm ose vend ku të qëndrojë, ai merret nën kujdestari nga familja e pasur e një shoku të shkollës. Në shtëpinë e re në Park Avenue, ai ndihet në siklet, i izoluar nga miqtë e vjetër dhe i sfilitur nga malli për të ëmën.Për këtë arsye kapet pas së vetmes gjë që ia sillte atij më afër: “Gardalinës”, pikturës së vjetër me bukuri unike, që në të ardhmen do bëjë të mundur që ai të depërtojë në mjediset e rrezikshme të kriminalitetit ndërkombëtar. Theoja rritet, burrërohet, dashurohet dhe ndërkohë…Lidhjen ndërmjet “Gardalinës” dhe Theos do ta zbuloni duke u zhytur në leximin e këtij libri intrigues, që lexohet me ngulm deri në faqen e fundit. Një roman i fuqishëm, kompleks, i shkruar me mjeshtëri, që shpaloset nën sytë tanë tamam si një kryevepër e artit flamand. Tregimtari i këtij libri të josh, të mallëngjen dhe të lëndon, është një nga ata zëra që do të vazhdojë të na flasë edhe pasi të kemi mbaruar librin. Romani është bërë një bestseller ndërkombëtar, duke qëndruar më shumë se 35 javë si pjesë e listës bestseller të New York Times në Amerikë, si dhe listën bestseller për romanet të Sunday Times në Angli. Ai ka pasur të njëjtin sukses në përkthim, duke qenë në vend të parë në Francë në janar 2014, ku është vlerësuar nga Le Monde si “një roman i madh magjepsës” dhe ku Donna Tartt përshkruhet si “një autore në majën e artit të saj”.Ai ka qenë gjithashtu në vend të parë në listën e bestsellerve në Gjermani. Kurse në Itali është ribotuar dhjetë herë që nga botimi i parë në mars të vitit 2014.
-


-


-


-


-


-


-


-


Gjak i trazuar
02,000LDuhet shumë art për të shkruar një histori interesante rreth misterit të vrasjes. Në pjesën më të madhe të rasteve, shkrimtarë të mëdhenj nuk ia arrijnë… por Robert Galbraith është mjeshtër. Misteri qendror i romanit “Gjak i trazuar” është i fortë dhe ndjekja e tij, ndërsa shpaloset gjatë një hetimi të zgjatur, është një nga kënaqësitë më joshëse të romanit… Detektivi privat Kormoran Strajk gjendet në Kornuell, kur i afrohet një grua që i kërkon ndihmë për të gjetur nënën e saj, Margo Bamboroun, mjeke, e zhdukur në rrethana misterioze në vitin 1974. Strajku nuk ka trajtuar kurrë më parë një cold case, aq më tepër një rast të pazgjidhur prej 40 vjetësh. Por megjithëse shanset për sukses thuajse nuk ekzistojnë, kureshtja e profesionalizmi fitojnë dhe ai e merr përsipër; duke ia shtuar listës së gjatë të rasteve për të cilat Strajku dhe partnerja e tij në agjenci, Robin Elakoti, janë duke punuar aktualisht. Ndërkaq, vetë Robini është midis një divorci të sikletshëm e torturues dhe vëmendjes së padëshiruar të një mashkulli, përveç se lufton me ndjenjat e saj për Strajkun. Strajku dhe Robini ndjekin të gjitha pistat për zhdukjen e Margosë dhe ndeshen me një çështje djallëzisht komplekse, me pista që përfshijnë letra tarot, një vrasës serial psikopat dhe dëshmitarë të cilëve nuk mund t’u besohet assesi. Dhe mësojnë se edhe rastet e vjetra prej kohësh, mund të shkaktojnë vdekje të tjera.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Gjera qe nuk i kapercyem kurre
01,400L“Gjëra që nuk i kapërcyem kurrë” është një roman i mbushur me humor, romancë dhe zhvillim të karaktereve. Shkrimi i Lucy Score sjell një histori argëtuese dhe frymëzuese për të gjithë ata që besojnë në aventurat e jetës dhe mundësinë e dashurisë së vërtetë që lind në mënyra të papritura.
-


-


-


-


-

