Ky nuk është libër për Afrikën, por vetëm për disa njerëz të atyre viseve, libër mbi takimet me ta, kohën e kaluar tok. Ky kontinent është i parrokshëm që të mund ta përshkruash. Është një oqean i vërtetë, planet më vete, një kozmos i larmishëm bajagi i begatë. Ne veç për thjeshtësim, për lehtësi, themi – Afrika. Në fakt, përveç emërtimit gjeografik, Afrika nuk ekziston.
Ky libër synon të gjurmojë një vazhdimësi mes arkitekturës së traditës shqiptare dhe karakterit informal të transformimeve spontane të Tiranës bashkëkohore. Përpjekja për të vendosur një lidhje mes ekstremeve të formalizmit funksionalist, tipik i qytetit që mori formë gjatë regjimeve totalitare, dhe atyre të arkitekturës informale, e cila portretizon lirinë konstruktive të dekadave të fundit bëhet për të siguruar një lexim kritik i cili të mund t’i aplikohet ndërhyrjeve dhe rimëkëmbjes së arkitekturës ekzistuese.
Martesa Kadmit dhe Harmonisë është një libër pa dyte letërsinë moderne. Teksa vendos një lidhje shtrihet nga Metamorfozat Ovidit deri tek Homeri, Calasso rishqyrton nga para boten mitologjisë greke, duke shpërbëre dhe rindërtuar përsëri atë përpara syve tanë.
Për Pamukun, letërsia është e lidhur pazgjidhshmërisht me jetën e përditshme dhe me identitetin. Fakti që pjesa letrare është e rrethuar nga seksionet “Jeta dhe shqetësimet” dhe “Politika, Evropa dhe probleme të tjera me të qenit vetvetja” është rrjedhim logjik i pikëpamjes së tij për letërsinë. Ngjyrat e tjera përmbajnë shtatëdhjetë e pesë reflektime dhe një histori të shkurtër..
Trupat e vdekur nuk kanë mundësi të flasin, megjithatë kumti që bartin vjen përmes të gjallëve. Regjimet themelohen pazgjidhshmërisht prej trupave dhe soliditeti i tyre vjen paradoksalisht përmes përkujdesjes, kërkimit dhe rizbulimit të eshtrave. Nuk ka regjim të vendosur në Shqipëri, që të mos jetë ngritur e themeluar mbi to, apo që të mos u jetë mbivendosur eshtrave, duke i rikonfiguruar në mënyrë të vazhdueshme. Ato mbeten një gur themeli i pakontestueshëm. Rëndësia e Varrezave të Dëshmorëve për regjimin komunist ishte po aq e madhe sa politika të tjera zyrtare, si industrializmi apo emancipimi. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për materializimin monumental e përkujtimor të dëshmorëve, si themel që justifikonte gjenezën e regjimit, por shfaqet qartazi dhe përpjekja për të njësuar dëshmoret, për të njesuar gjithçka që konsiderohej përpjekje ultrashekullore e shqiptarëve për liri.
Libri studimor, hulumtues, ballafaques, argumentues, “Shqipëria një histori e mentaliteti juridik” i Ndriçim Kullës vjen për të mbushur një hendet të thellë dhe për të dëshmuar përmes argumenteve dhe fakteve se ne jemi një popull, i cili të drejtën ka patur ndër parshmëritë kryesore si përgjigje e aftësisë për të bashkëjetuar dhe vlerësimit të drejtësisë për të gjithë, si në një gjykim sublim para vetë Zotit.
Ditët e fundit të jetës ai vazhdoi të shkruajë si dhe më parë … tregime, poezi, meditime, vëzhgime, analiza , pjesë romani , fragment drame ,.. të mbajë shënime … të japë opinione , intervista … të skicojë plane krijuese … si për të sfiduar edhe më shumë vdekjen , që , siç thotë një nga miqtë e tij , ai e mbante prej disa kohësh në krah si një mike me të cilën kishte flirtruar vite të tëra në distancë me letra e me gjste eksesive , e kishte marrë pranë për ta njohur me shokët dhe të afërmit përpara se sa të merrnin sëbashku arratinë… Pjesa më e madhe e këtyre dorëshkrimeve janë të panjohura e të pabotuara më parë , ashtu siç janë të panjohuara edhe fotografitë dhe copëzat e kujtimeve që shoqërojnë këtë botim .
Nga takimi i jashtëzakkonshëm i një tregimtari si Umberto Eco dhe një artist si Eugenio Carmi, tri histori për respektin dhe shpresën, për fëmijë e të rritur, për ata që duan të lexojnë me imagjinatë.