Ky nuk është libër për Afrikën, por vetëm për disa njerëz të atyre viseve, libër mbi takimet me ta, kohën e kaluar tok. Ky kontinent është i parrokshëm që të mund ta përshkruash. Është një oqean i vërtetë, planet më vete, një kozmos i larmishëm bajagi i begatë. Ne veç për thjeshtësim, për lehtësi, themi – Afrika. Në fakt, përveç emërtimit gjeografik, Afrika nuk ekziston.
Ky libër i disatë i Arben Dedjes (që rreket gjithmonë – nuk e dimë se me sa sukses – të mos bëhet i mërzitshëm) i referohet pritshmërisë: është cit vetëm me tekste për t’u përdorur si të pasme kopertinash librash imagjinarë, që mbase nuk do të shkruhen kurrë – bile më e mundshme është të mos shkruhen kurrë – po ku i dihet?
Po sikur të zbulojmë thesarin e Ali Pashait në Tepelenë?
” Përftytyrova një vepër magjike , një panel që në të njejtën kohë është edhe një botë e vogël : ky panel është poema e Dantes , skajet e së cilës përkufizojnë universin ” ( JL Borges)
Problemi themelor rreth të cilit diskuton Giovanni Sartori nuk mund të mënjanohet: vërtet teleshikimi e ndryshon natyrën njerëzore? Vërtet televizioni është një mjet antropogjenetik? Pa dyshim, kështu është. Gad Lerner Një ese polemike dhe jashtëzakonisht inteligjente. Fernando Savater.
Ky libër synon të gjurmojë një vazhdimësi mes arkitekturës së traditës shqiptare dhe karakterit informal të transformimeve spontane të Tiranës bashkëkohore. Përpjekja për të vendosur një lidhje mes ekstremeve të formalizmit funksionalist, tipik i qytetit që mori formë gjatë regjimeve totalitare, dhe atyre të arkitekturës informale, e cila portretizon lirinë konstruktive të dekadave të fundit bëhet për të siguruar një lexim kritik i cili të mund t’i aplikohet ndërhyrjeve dhe rimëkëmbjes së arkitekturës ekzistuese.
Indetiteti i çdo personi përcaktohet nga një bashkësi elementesh që patjetër nuk kufizohen vetëm në ato që përcaktohen në regjistrat zyrtarë . Sigurisht , pjesa më e madhe e njerëzve i përkasin një tradite fetare , një kombësie , nganjëhere dy kombësive ; një grupi etnik apo gjuhësor : një familjeje apo institucioni ; apo një grupi social … Por lista është shumë më e gjatë akoma , virtualisht e pakufizuar .
Ky studim i botuar ne shqip sjell nje kendveshtrim tjeter per metoden anti-realizem socialist ne vepren e shkrimtarit tone te shquar, Ismail Kadare, – nje debat i madh per korpusin letrar kadarean. Autori ka punuar gjate me vepren e Kadarese dhe njohjen e artit dhe letersise gjate sistemit komunist. Vlera e ketij studimi rritet ne aspektin krahasues me vende te tjera ne Lindjen komuniste dhe ne Perendim