• Antipinoku

    0

    Çfarë është AntiPinoku? Procesi i të shndërruarit nga njeri në marionetë? Apo nga adult në ‘infans’ (në sensin e kujt nuk di të flasë)? Kjo përmbledhje me tregime të shkurtra është një serënditje fshehkash (lexo si vend0shehjejesh, të vërtetash dhe të vetvetes). 6 tregime nomade dhe pa atdhe

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Antologji e poezisë bashkëkohore greke

    0

    Antologji e poezise bashkekohore greke i ofron lexuesit shqiptar një përzgjedhje të pashoqe të disa prej zërave më të pasur dhe më emocionues të kohës sonë. Poetët e përfshirë në të janë të rinj, shumica prej tyre nën dyzetë, por ata bartin me vete bagazhin e një tradite të pasur të poezisë greke, duke u bërë kështu pjesë e periudhës post-moderne të shkruar pas konsolidimit shtetëror të viteve ’70.

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Jo- vendet

    0
    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Krokodili- Kumarxhiu

    0

    Krokodili dhe Kumarxhiu jane dy vepra që Dostojevski ka shkrue me paraqitë atë që po ndodhte me jetën e vet në ato çaste, dhe bashkë me të edhe përsiatjet që blunte për ndodhitë rretheqark që i ndërlidheshin në efektin e madh domino deri te jeta e tij. Mbrenda zanit të veprave janë ma tej edhe zanet e tjerë, të mbrendshëm të tij ose të jashtëm, që Mikhail Bakhtin ia quejti polifoni.

    900L
    Shtoje në shportë
  • Lule të këputura

    0

    “Lule të këputura”, mbeti një punë e pakryer, njëlloj si Simfonia e Schubertit, ndaj ndoshta edhe përqasja me muzikën. Veçse koha e pakryer, semiotikisht është një kohë foljore e bukur: ajo bart të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. Ndaj është një kohë e pakohë, që të ndërmend amshimin. Njëlloj siç mbeten të amshuara edhe poezitë e Baudelaire, të cilat edhe pas 165 vitesh kanë po atë amzë magjie. Kjo përmbledhje në shqip don të kremtojë edhe 165-vjetorin e botimit të tyre herësëpari, para se mbi to të binte censura shekullore.

    900L
    Shtoje në shportë
  • Mësim hyrës

    0

    Lexuesi njihet në këtë monografi me Mjeshtër Dhanilin, mësuesin voskopojar arumun të fillimshekullit të XIX dhe produktin e tij letrar-didaktik në katër gjuhë të ndryshme ballkanike, që gjëllijnë ende sot e gjithë ditën të përçudnuar në limbin etnonacionalist ballkanik, falë interpretimit aspak fatlum të ndonjë kumti që shoqëron pjesën e tij hyrëse.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Një patriot lecez ne Shqipërinë osmane

    0

    Tashmë në dorë të lexuesit shqiptar, “Një patriot leçez në Shqipërinë osmane”, do të rindezë pamjet e freskta të një Shqipërie pak të njohur e të një kryeqendre si Shkodra, ku jetonin pranë e pranë njerëz të kombësive të ndryshme, duke shqyrtuar kështu karakterin kozmopolit të Shqipërisë së kohës dhe ngjarjet që e karakterizuan ate .

    800L
    Shtoje në shportë
  • Pasi dielli bie

    0

    Letërsia politke nuk supozohet të jetë kaq personale . Satirat nuk supozohet të jenë kaq zemërthyese . Surrealizmi nuk supozohet të jetë kaq i vërtetë . Ndjeshmëria shoqërore nuk supozohet të jetë kaq argëtues . Me lojëra shpejtësie dhe goditje drejt e në zemër , “Pasi dielli bie” i bën të gjitha këto duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në atë që quajmë letërsi.

    1,100L
    Shtoje në shportë
  • Supa Miso

    0

    Ryu Murakami , mjeshtër i psikothrillerit , sjell këtë udhakim ngjethës përmes botës së shturur , të neontë , të industrisë së seksit në Tokio , me elemente të spikatura të manga-s e të estetikës japoneze . Libri paraqet elemente grafike , këshillohet për moshën +15.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Vdekja aksidentale e një anarkisti

    0

    Libri është një satirë politike mbështetur mbi ironinë dhe humorin therës, një nga ato satira që nxisin mendimin e lirë. Libri lexohet me një frymë e madje të grish t’ua lexosh miqve me zë të lartë. Ndonëse duke lexuar therja e ironisë shkon deri aty sa t’i bëjë dialogjet të duken të stisura, çdo dialog bazohet mbi fakte dhe deponime konkrete. Kjo dramë merr shkas nga vrasja reale e një aktivisti politik, vrasje për të cilën nuk u dënua askush. Autori Dario Fo është fitues i çmimit  Nobel për Letërsinë në vitin 1997.”

    700L
    Shtoje në shportë