-


Parajsa e bardhë
01,400LAlaskë, 1974 Sprova vendimtare për një familje në krizë.Erni Ollbrajt, një ish-i burgosur lufte, kthehet nga Vietnami i shndërruar në një njeri tjetër. Pasi humbet disa punë njëra pas tjetrës, ai merr një vendim drastik: të shpërngulet bashkë me familjen në veri, në Alaskë, ku të gjithë bashkë do të jetojnë larg trazirave që kanë përfshirë vendin. Trembëdhjetëvjeçarja Leni, një vajzë që po rritet në kohë të vështira, e ngecur në rrjetën e dashurisë së prindërve të saj, një marrëdhënie pasioni të sëmurë, guxon të ëndërrojë se familjen e saj e pret një e ardhme më e mirë në atë tokë të re. Ajo kërkon me çdo kusht të gjejë vendin e saj në jetë. Kora, nëna e Lenit, do të bëjë çmos dhe nuk do të ngurrojë t’i shkojë pas kudo burrit që dashuron, edhe nëse kjo do të thotë të niset drejt së panjohurës… Në këtë portretizim të pakrahasueshëm të brishtësisë dhe rezistencës njerëzore, shkrimtarja Kristin Hannah shpalos karakterin e pazbutshëm të pionierëve amerikanë dhe shpirtin e Alaskës në zhdukje: një vend me bukuri të rralla, por me po aq rreziqe. “Parajsa e bardhë” është një roman i guximshëm për dashurinë dhe humbjen, për luftën për mbijetesë dhe për egërsinë që gjendet si në natyrë, ashtu edhe te njerëzit.
-


-


-


-


-


Parajsa jote
01,200LJaehee Lim, është një shkrimtare e talentuar koreane, e cila u zgjodh fituese e Çmimit të 9-të Botëror të Letërsisë, organizuar nga SIlbo dhe K. P. I. P. Agency. Lim ka lindur në Cheorwon në SH.B.A, në vitin 1964 dhe emigroi në Hawaii në vitin 1985. Romani i saj Parajsa Jote, që do të realizohet edhe film nga Netflix, i shkruar në gjuhën koreane, është një debutim shumë i suksesshëm.
-


-


-


-


-


-


-


Parehatia e mbremjes
01,200LFitues i Çmimit International Booker Prize për vitin 2020, romani i jashtëzakonshëm debutues i shkrimtares holandeze Maricke Lucas Rijneveld, na paraqet një botë gjuhe si askush tjetër e duke ardhur me vërtetësi dhe bukuri ne gjuhën shqipe.
-


-


-


Parfumi te njeh
01,000LCristina Caboni u bën një dhuratë lexuesve, duke iu rikthyer protagonistes dhe magjisë së romanit të saj të parë, Rruga e parfumeve, që e bëri aq të njohur në skenën letrare italiane. Pas kaq vitesh, Elena Rosini vazhdon të jetojë në zemrat e lexuesve. Tani ajo është sërish mes nesh nëpër rrugicat e Parisit, peizazhet e Firences dhe destinacionet e reja të udhëtimit të saj. Përkrah ka miq të vjetër e të rinj, por mbi të gjitha parfumet, që kanë aq shumë për të na thënë e mësuar.
-


Parime
02,500LRay Dalio tregon parimet jokonvencionale të jetës dhe të punës,të cilat e bënë këtë djalë të zakonshëm të klasës së mesme nga Long Island, një nga njerëzit më të suksesshëm të kohes sonë-dhe që mund të përdoren nga kushdo për të arritur synimet.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Pas asaj vere
01,200LRrëfyer përgjatë gjashtë verave dhe një fundjave, PAS ASAJ VERE është një nostalgji mbresëlënëse për dashurinë, njerëzit dhe zgjedhjet që na shënojnë përgjithmonë.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Pasi dielli bie
01,100LLetërsia politke nuk supozohet të jetë kaq personale . Satirat nuk supozohet të jenë kaq zemërthyese . Surrealizmi nuk supozohet të jetë kaq i vërtetë . Ndjeshmëria shoqërore nuk supozohet të jetë kaq argëtues . Me lojëra shpejtësie dhe goditje drejt e në zemër , “Pasi dielli bie” i bën të gjitha këto duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në atë që quajmë letërsi.
-


-


-


-


-


-


Pasqyra dhe drita
01,800LRomani, i shkruar në pjesën më të madhe në kohën e tashme, në formën e një dialogu midis Kromuellit dhe personazheve të tjera, ka përshkrime poetike të mrekullueshme dhe një pasuri të jashtëzakonshme leksikore, për sjelljen e të cilës në shqip do t’i jemi mirënjohës përkthyesit Korab Hoxha. Të paharrueshme janë faqet e fundit ku Tomas Kromuelli, i mbyllur në Kullën e Londrës, takon akuzuesit dhe disa nga bashkëpunëtorët, dikur të zgjedhurit dhe të mbrojturit e tij, që kanë vendosur ta tradhtojnë.
-


-


-


-


-


-


Pasurohu me qetesine e mendjes
01,090LNe kete liber emocionues, autori i famshem i librit MENDO DHE PASUROHU. Napoleon Hill, tregon gjetjet e tij te fundit mbi te arriturit e asaj qe deshiron dhe si ta shfrytezosh me se min. Ketu gjenden ne gjuhe te thjeshte e te lexueshme, teknikat e pagabueshme për të arritur fuqine e te fituarit te parave dhe te te shijuarit të qetesise se vertete te brendshme mendore.
-


-


-


-


Patriarku Moreas
0800LRomani është shkruar në përkujtesë të 400 vjetorit të vdekjes së Athans Rizeasit dhe 420 vjetorit të Kryengritjes epike të Himarës…“Patriarku i Moreas” është romani më ri i shkrimtarit Leka Ndoja. Tema historike e romanit është nxjerrë nga Kryengritja e Himarës 1596-1597, 420 vjet më parë. Është Dita e Shën Lorencit 11 gusht 1596, (sot sipas kalendarit gregorian 15 gusht), kur kishte zbarkuar Armada spanjolle në Himarë nën komandën e Gjeneralit spanjoll Oktavian i ftuar nga Patriarku Athanas I i Patriarkanës së Ohrit, nga gadishulli Mani i Moresë, i mbiquajtur Athanas Moreasi (Morioti). Gjatë gjithë këtij viti dhe më tej në Napoli, Athanasi (Mani 1550 – Napoli 1616) planifikoi çlirimin e Himarës dhe të Ballkanit nga pushtuesi osman, në kohën e sulltanëve Murati III dhe Mehmeti III.
-


-


Patriotizmi Kushtetues
0750L“Nuk njoh nje panorame me te sakte apo me te kujdesshme te kontekstit politik dhe intelektualo-historik, ne te cilin debati rreth patriotizmit kushtetues u shpalos me se pari. Mbi te gjitha, Jan-Werner Muller ofron nje interpretim mjeshteror te ketij koncepti te rendesishem , i cili qarteson shume keqkuptime.” Jurgen Habermas
-


-


-


-


-


-


Pavdekësia
01,200L“Pavdekësia” rrëfen ngjarje në dy periudha kohore: Në Francën bashkëkohore, Anjeza, e martuar dhe me një vajzë të rritur, ndihet e tëhuajësuar nga i shoqi, e bija dhe motra e saj. Në Vajmarin e shekujve 18-19, Gëtja, tashmë i martuar prej kohësh dhe drejt pleqërisë, përjeton një histori të ngatërruar me Betina Brentanon, njëzet vjet më e re se ai dhe e sapomartuar.
-


-


-


-


-


-


-


-


Pellazget
01,500LTeza ime në thelb lidhet me periudhën para-Helene, ndërsa në mënyrë plotësuese lidhet me periudhën arkaike. Ajo synon të studiojë trashëgiminë kulturore të së kaluarës lidhur me origjinat e qytetërimit Grek nëpërmjet referimit te Pellazgët. Teza sjell një qartësim të ri lidhur me njohuritë tona historike dhe kulturore që ka të bëjnë më Greqinë (pra të këtyre periudhave) dhe nxjerr në pah fi llesat e qytetërimit Grek stricto sensu (në kuptimin e ngushtë të fjalës), qytetërim që u shfaq në fi llim të shekullit VIII para Krishtit. Autorët më të lashtë antikë, ndër të cilët Homeri1), Hesiodi2), Hekate i Miletit, Helanikos-i nga Lesbos-i, Herodoti, Tuqididi, Diodori i Siçilisë, Straboni, Pausanias ose tragjedianët (Eskili, Sofokliu dhe Euripidi) i kanë përmendur gjerësisht Pellazgët sepse popullonin që nga koha e antikitetit më të hershëm rajonet që do të bëheshin Greqi dhe e kanë vënë në dukje në mënyrë të konsiderueshme autoktoninë e tyre. Këta Pellazgë (barbaro-folës sipas Herodotit), paraprirës të Grekëve, u lanë trashëgimi atyre (Grekëve) elementët thelbësorë të qytetërimit të tyre : mitologji, kulte, kulturë dhe një pjesë të gjuhës së tyre. Ky pasqyrim i pushtuesve Grekë, të cilët zëvendësuan një popullsi më të lashtë, pra atë të Pellazgëve, është në themel të gojdhanës si ajo lidhur me Përmbytjen e Deukalionit, e cila shpjegon popullimin e Helladës nga Grekët të lidhur me Helenin – i biri i Deukalionit – dhe të përcaktuar në nën-ndarjet e tyre në nivelin e bijve dhe të nipërve të tij, me të cilin janë të lidhur Dorianët, Eolianët, Jonianët/Atikët dhe Akenët.
-


-


