Nje tjeter roman misterioz i shtohet bibliotekes se Agatha Christie ne gjuhen shqipe. Nen perkthimin e Enkeleida Ferollarit, shtepia botuese Dituria hedh ne qarkullim romanin “Nje kufome ne biblioteke”.
Romani i shkruar bukur dhe i ndier i Conway-it, është po aq i koklavitur sa titulli i tij. Ndërthur bukur shqetësimet e adoleshentëve të rinj me një histori prekëse dhe mbërthyese, që të argëton dhe të këshillon në të njëjtën kohë. Me librin “Një lëmsh sekretesh”, mbyllet trilogjia e shkrimtares Anne-Marie Conway. Libri 1 – Vera e fluturave. Libri 2 – Miqësi e ndaluar
Nëse do t’i karkonin të tregonte pikën e saktë ku filloi miqësia e tyre, Elisa nuk do të ishte në gjendje të përgjigjej. Ishte nata kur Beatricia u shfaq në plazh – papritmas, si një yll që bie – me sy te gielbër smerald që shkëlqenin në errësirë? Apo ishte më vonë, kur vodhën një pale xhinse në nje butik elegant dhe u larguan si shigjetë me motocikleta? Fundi… ai është i sigurt: kanë kaluar trembëdhjetë vjet, por kujtimet ende dhembin. Sepse tani të gjithë mendojnë se e njohin atë, Beatriçen: e dinë se çfarë vesh, çfarë ha, ku shkon me pushime. E admirojnë, e kanë zili, e urrejnë, e adhuroinë. Por askush nuk e merr me mend sekretin që fshihet pas buzëqeshjes se saj përherë të njëjtë, askush nuk e imagiinon kohën kur “Roseti” ishte vetëm Bea – shoqia e saj më e mira.
Një roman realist, thellësisht poetik, i mbrujtur në të njëjtin stil si Anne Carson, Një nga ne fle i ka siguruar Klougartit vlerësimet e panumërta dhe kandidime çmimi, duke përfshirë Readers’ Book Award, dhe një vend midis zërave të rinj kryesorë në letërsinë botërore.
Tashmë në dorë të lexuesit shqiptar, “Një patriot leçez në Shqipërinë osmane”, do të rindezë pamjet e freskta të një Shqipërie pak të njohur e të një kryeqendre si Shkodra, ku jetonin pranë e pranë njerëz të kombësive të ndryshme, duke shqyrtuar kështu karakterin kozmopolit të Shqipërisë së kohës dhe ngjarjet që e karakterizuan ate .
Një tjetër hit … një histori moderne dashurie e shkruar bukur nga autorja britanike më e mirë bashkëkohore, Jojo Moyes. Një romancë e ngrohtë ku Ju do të qeshni, do të qani dhe kur të shfletoni faqen e fundit do të donit të nisnit sërish nga e para…Një histori e papritur dashurie, një udhëtim tragjik dhe drama e një familjeje të thjeshtë, gjithçka e mbështjellë me përshkrime plot dritë dhe ndjenjë të shkëlqyer. Jojo Moyes ka triumfuar sërish. Një romancë joshëse e pazakontë, një lidhje e pazakontë mes dy shpirtrave të humbur në rrethanat më të vështira të jetës.Një libër i populluar me karaktere të mrekullueshme, që të bën të ndjehesh mirë. Një rrëfim vërtet i bukur, tërheqës, interesant i ditëve tona.Realizëm, figuracion fin, personazhe që të mbeten në mendje, pak trishtim, emocione dhe vërtetësi psikologjike, kjo është vepra e fundit e Jojo Moyes..
Sara Krui është nxënëse në shkollën luksoze me konvikt të zonjushës Minçin. Ajo ka ajkën e gjithçkaje. Po kur babai i saj i pasur vdes, ajo mbetet pa një dyshkë. Tani Sara jeton në papafingon e ftohtë dhe punon për të siguruar kotheren e bukës. Vetëm magjia mund ta bëjë atë të jetë…
450LÇmimi origjinal qe: 450L.405LÇmimi i tanishëm është: 405L.
“Një roman për të bukurën dhe të shëmtuarën, për iluzionet dhe ëndrrat e humbura, për gjurmimin zanafillor të lumturisë nga qenia njerëzore dhe pengesat për të mbërritur tek ajo në një botë armiqësore e të tjetërsuar. Me zotësi, Solomou e nxit lexuesin të identifikohet me personazhin kryesor, Odisenë, që në të vërtetë është Odiseja i Homerit, dhe të ecë me të nëpër shtegun drejt dhe brenda vetes. I shkruar në vetën e dytë njëjës dhe në kohën e tashme, romani ndikon drejtpërdrejt me dinamikën dhe imazhet tipike të kinematografisë. Një ndikim që bëhet dhimbshëm i qartë, teksa autori hyn gjithnjë e më thellë në labirintet e ndërgjegjes së personazhit.”
Trupat e vdekur nuk kanë mundësi të flasin, megjithatë kumti që bartin vjen përmes të gjallëve. Regjimet themelohen pazgjidhshmërisht prej trupave dhe soliditeti i tyre vjen paradoksalisht përmes përkujdesjes, kërkimit dhe rizbulimit të eshtrave. Nuk ka regjim të vendosur në Shqipëri, që të mos jetë ngritur e themeluar mbi to, apo që të mos u jetë mbivendosur eshtrave, duke i rikonfiguruar në mënyrë të vazhdueshme. Ato mbeten një gur themeli i pakontestueshëm. Rëndësia e Varrezave të Dëshmorëve për regjimin komunist ishte po aq e madhe sa politika të tjera zyrtare, si industrializmi apo emancipimi. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për materializimin monumental e përkujtimor të dëshmorëve, si themel që justifikonte gjenezën e regjimit, por shfaqet qartazi dhe përpjekja për të njësuar dëshmoret, për të njesuar gjithçka që konsiderohej përpjekje ultrashekullore e shqiptarëve për liri.