Seria “Miqtë e fermës” ju sjell gjashtë libra të këndshëm me forma e ilustrime gjithë ngjyra që të vegjlit tuaj mund t’i shfletojnë vetë. Historitë e shkurtra e gazmore do t’i ndihmojjnë fëmijët t’i njohin edhe më mirë kafshët. Mblidhni një pas një “Qenushi Roki”, “Kotelja Kiti”, “Pula Koko”, “Rosaku Pinpon”, “Miushi Moli” dhe “Lopa Mumu”.
Përmes këtij libri ju distiloni zhvillimet më të fundit në ekonominë e sjelljes dhe psikologjinë konjitive në mjete vepruese për marrjen e vendimeve të zgjuara, efektive në biznes dhe më gjerë.
“Mjegull” nga Miguel de Unamuno, është një ndër librat më të mirë të këtij autori që solli ndryshime të mëdha në letërsinë botërore, qoftë për nga trajtimi tematik, qoftë për nga risitë narratologjike.
Mjerimi i historicizmit , sigurisht nuk është kryevepra e K.Popperit . Sidoqoftë ajo mbetet një vepër përfaqësuese e mendimit popperian dhe e stilit papërsëritshëm të arsyetimeve të tij . Libri ka një vëllim të vogël ; megjithatë , në ato pak faqe të tij shpalosen mjeshtërisht qëndrimet e Popperit si studiues .
“Mrekullia Greke e matematikes” nuk u krye ne menyre te beftedhe ne nje interval te shkurter si “Mrekullite hyjnore”.
Ajo eshte veper titanike njerezore e shume brezave dhe ne harkun e gjate kohore te ndertimit te saj dhane ndihmese matematikane me emer por edhe shume te tjere me pak te degjuar…..
MJESHTRAT E VJETËR është një rrëfim djallëzisht argëtues për miqësinë mes dy njerëzve në moshë madhore. Për gati tridhjetë vite, Regeri, kritik muzike, është ulur në të njëjtin stol përballlë një vepre të Tintorettos në muzeumin vjenez të artit, ndërsa mendonte si t’i kundërvihej shoqërisë bashhkëkohore, miqëve të tij, artistëve, motit, deri edhe banjave publike. Miku i tij i afërt Aztbacher është ftuar në takim dhe nëpërmjet syve të tij, ne mësojmë edhe më shumë për Regerin – vdekjen tragjike të së shoqes, mendimet e tij vetëvrasëse dhe për rrjedhojë arsyen e vërtetë të takimit. Njëherësh pesimist dhe kaq i gjallë, i hidhur dhe argëtues, Mjeshtrat e vjetër është një portret satirik mjaft i pasur, për kulturën, gjeniun, nacionalizmin, shtresat klasore, vlerën e artit dhe aspiratat njerëzore.
“Demokracia është procedura me të cilën njerëzit zgjedhin të lirë atë mbi të cilin do të hedhin fajin.”-Lavvrence J. Peter “Egoisti: Një njeri që interesohet më shumë për veten e tij sesa për mua.”-Ambrose Bierce “E pyeta pse u bë prift dhe mu përgjigj se, meqë duhej të punonte, për dikë, një pronar që do të mungonte tërë kohën ishte zgjedhja më e mirë.”-Jeanette Winterson “Jam keqkuptues i mbrapshtë. Dyshoj se njerëzit bëjnë komplot për të më bërë të lumtur.”-D. Salinger “Gruaja ime e parë ishte shumë e papjekur.Hynte në vaske dhe mbyste varkat e mia.”-Woody Allen
Pas suksesit të librit “Mashtruesi”, Javier Cercas rikthehet me një roman të fuqishëm, përfshirës, dhe dhimbshmërisht të nevojshëm. Në qendër është jeta e shkurtër e një djaloshi i cili në vitin 1936, në fillim të luftës civile, u përfshi në ushtrinë e gjeneral Frankos dhe dy vjet më vonë u vra në betejën e Ebros. Ky djalosh, që kishte luftuar për një kauzë të padrejtë dhe kishte vdekur në anën e gabuar të historisë, ishte xhaxhai i nënës së Javier Cercas-it, i cili sot ndien detyrimin të kuptojë arsyet e këtyre zgjedhjeve, në mënyrë që të mund ta ndajë të vërtetën nga gënjeshtra. Rezultat është ky libër që ecën me hapa hipnotike, plot me aksion, emocion dhe ironi, i cili na rikthen në temat thelbësore të rrëfimtarisë së Cercas-it: natyra poliedrike dhe misterioze e heroit, ambiguiteti i pashmangshëm i çdo rikonstruktimi historik, vështirësia e të marrit të përgjegjësisë të së shkuarës sate, mbi të gjitha kur ajo nuk është komode. “Monarku i hijeve”, si hetim personal dhe kolektiv, si një roman për luftën thellësisht kundër luftës, u përgjigjet në mënyrë të papritur dhe iluminuese pyetjeve të ngritura nga autori mbi pesëmbëdhjetë vjet më parë me “Ushtarë të Salaminës”.
Eleri nuk ka qenë më parë në Eko Rixh, por ka dëgjuar gjithçka për të. Është vendi ku tezja e saj u zhduk në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, për të mos u kthyer kurrë më: Ku vrasja e një mbretëreshe të ballos pesë vjet më parë u bë lajm kombëtar. Dhe tani ajo duhet të jetojë atje me gjyshen thuajse të panjohur, pasi e ëma shkon në rehabilitim.
Malkolmi u rrit nën hijen e vdekjes së mbretëreshës së ballos. Vëllai i tij më i madh ishte i dyshuari kryesor dhe u largua me turp nga Eko Rixhi.
Ky libër, është një letër dashurie. Gati 100 faqe e gjatë. E pastër. Nuk mund të ishte ndryshe. I drejtohet nënës. Përkthyesi dhe publicisti Edmond Tupja ka vendosur të na bëjë sërish të përlotemi. Nuk e ka një qëllim në vetvete. I rrjedh natyrshëm si një nevojë për çlirim. Për të thënë ato gjëra që nuk ia ka thënë ndonëse ka dashur. “Mos ik o ma” është vepra e radhës e Edmond Tupes një botim i shtëpise botuese Ombra GVG në serinë Apotezë. Si në çdo letër autori i drejtohet asaj. I thërret “O ma” ashtu si bënte dikur kur ajo ikte në punë a diku tjetër e ai e ndiqte pas me sy të përlotur e i lutej ta merrte me vete apo të rrinte me të. Ndonëse tanimë pozicionet kanë ndryshuar. Nëse dikur ishte ajo që e ruante tek koka e shtratit tanimë është ai që kujdeset për 88-vjeçaren e cila mpaket nga dita në ditë dhe pas vdekjes së të shoqit pret fundin. U bënë gati dy vjet që babai nuk është më mama. Kur të shoh të vetmuar e di që ty të merr malli për të por ti nuk e përmend më madje dhe kur ta kujtoj unë nganjëherë ti mjaftohesh me një tundje koke që përhap pikëllim rreth e qark meje një pikëllim të rëndë e masiv që më pret çdo hov për ta vazhduar bisedën e nisur.. shkruan në faqet e librit Tupja në poziçionin e birit që teksa sheh të emën të shuhet atë të mirën të urtën të drejtën punëtoren gjithnjë të gatshmen dëshiron që si dikur ajo të rrijë edhe pak më shumë më të. Teksa e sheh i vijnë ndër mend copëza kujtimesh kur ka qënë fëmijë. Sa herë e ka mërzitur… E për të përfituar kohë i thotë “Më fal o ma”.