Në këtë libër Robert Kiyosaki sjell vëzhgime të mprehta sesi investojnë të pasurit dhe analizon dallimet me të varfërit dhe shtresat e mesme. Për herë të parë vjen në shqip ky libër që konsiderohet guida më e mirë për investimet, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Argeta LMG. Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë libri biznesit dhe zhvillimit personal, nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari më 23 prill 2023, i shqipëruar nga Bledar Kurti.
Ky roman është një vepër realiste duke u bazuar te vërtetësia e ngjarjeve, sidomos tek pasqyrimi me vërtetësi i koprracisë së plakut Grande. Problemi shoqëror që trajton autori është ai i rolit të parasë në shkatërrimin e ndjenjave njerëzore.
Mjeshtri i psikothrillerit Sebastian Fitzek vjen me nje tjeter roman befasues per lexuesin shqiptar pas “Posta”. Një vrasës i dhunshëm takohet me mjekun e tij psikiatër në avion ku rrezikon jeta e mbi 600 pasagjerëve në bord…..
Edhe ky roman është pjesë e serisë “Klubi i vrasësve të grave” i Patterson, i cili është autori që ka shënuar më shumë shitje librash në mbarë botën. Edhe kësaj radhe vazhdon historia e dedektives Lindsay Boxer me kolegët e saj për të zbuluar të vërtetën e një bande të maskuar si policë që vrisnin njerëz të pafajshëm në rrugët e San Francsicos
Ky roman i jashtëzakonshëm historik i stilit gotik, i vendosur në Parisin mesjetar te kullat binjake të strukturës së tij më të madhe dhe simbolit suprem, katedrales së Notre-Dame, është drama tronditëse e Kuazimodos, një person me aftësi të kufizuara, ndërsa Lufton për t’iu kundërvënë kujdestarit Claude Frollo, i cili gjithashtu dëshiron të kryejë gjenocid kundër popullatës rome të Parisit.
I njohur si poeti më i madh italian pas Dantes, Leopardi përfaqëson një nga zërat më të fuqishëm të romantizmit dhe filozofisë së jetës. Pafundësia Ngaherë e dashur më ka qënë kjo kodër vetmitare E ky gardh, që nga kaq anë Të horizontit të fundmë vështrimin e përjashton fare Por duke ndenjur e admiruar që aty, të pacaket Hapësira, dhe mbinjerëzoret Heshtje, tok me qetësinë e tejthellë Në mendim gjasmohem; ku për pak Zemra nuk llahtarohet. Dhe ashtu si erën Ndjej si fëshfërit mes këtyre bimësh, atë Qetësi pa anë e fund të këtij zëri Çapitem duke krahasuar: e kujtoj amëshimin, Dhe stinët e vdekura, dhe të tashmen E të gjallën , e tingullin e saj. Kështu mes kësaj Pafundësie mbytet mendimi im: E zhytja më duket e ëmbël në këtë det.
Duke biseduar gjate përgatitjes së këtij vëllimi me Dritëronë , ai u shpreh : ” Nëse i thua vetes poet , Seremben duhet ta kesh mbi tavolinë . Ai është Bibla dhe Kur’ani i poezisë lirike shqiptare . Ky vëllim u botua nën kujdesin dhe interesimin e veçantë të tij . Botuesi i është mirënjohës dhe e uron nga zemra me urimin popullor : Mos ndjefsh lodhje kurrë , o Dritëro Agolli !
Ky libër nuk ofron premtime boshe por një program të menduar me shumë kujdes për të përfituar sa më shumë nga puna, jeta, martesa dhe komuniteti në të cilin jetoni. Ai ju rrëfen se nuk keni pse të jeni intelektual apo të keni lindur me talent për të pasur sukses në jetë dhe për të arritur kënaqësi, por duhet të mësoni dhe kuptoni shprehitë e të menduarit dhe të sjelljes në mënyrë që të arrini aty ku dëshironi.
Gi de Mopasan është ndër novelistët më të mirë të fundshekullit të XIX të letërsisë franceze dhe europiane. Kjo novelë që vjen në këtë botim vlerësohet për mjeshtrinë e rrëfimit të autorit
Net të bardha është një tregim i shkurtër i Dostojevskit , një nga autorët më të dashur dhe më të vlerësuar në botë . Ngjarjet ndodhin në Shën Petersburg dhe kjo është historia e thellë dhe prekëse e një të riu që lufton me shqetësimet e tij të brendshme . Një rrëfim i veshur me dritë e brishtësi , që të udhëheq thellë brenda trazimit dhe fajit të një dashurie të pashpërblyer . Një klasik i pakohë dhe një botim i shkëlqyer për ata që adhurojnë gjininë fiction .
Psikiatrija e re Emma Stein nuk ka dalë nga shtëpia që kur u përdhunua në një dhomë hoteli. Ajo ishte viktima e tretë e një psikopati, të cilin shtypi e quan “floketor” – sepse ai iu qeth flokët nga kokat e grave të abuzuara para se t’i vrasë ato.Emma, e cila ishte e vetmja që i shpëtoi jetës së saj, ka frikë se “flokëtori” mund ta ndjekë përsëri për të përfunduar veprën e tij të tmerrshme. Në paranojën e saj, ajo mendon se e njeh torturuesin e saj te çdo njeri, por që nuk e pa kurrë autorin e krimit. Vetëm në shtëpinë e saj të vogël në periferi të Gruneëald të Berlinit ajo ndihet ende e sigurt – derisa një ditë postieri i kërkon asaj të pranojë një pako për fqinjin e saj.Një burrë emrin e të cilit nuk e di dhe të cilin nuk e ka parë kurrë, megjithëse jeton në rrugën e saj prej vitesh
Ne kete liber emocionues, autori i famshem i librit MENDO DHE PASUROHU. Napoleon Hill, tregon gjetjet e tij te fundit mbi te arriturit e asaj qe deshiron dhe si ta shfrytezosh me se min. Ketu gjenden ne gjuhe te thjeshte e te lexueshme, teknikat e pagabueshme për të arritur fuqine e te fituarit te parave dhe te te shijuarit të qetesise se vertete te brendshme mendore.
Ky ishte një nga dorëshkrimet që ishte kyçur në kasafortën e tij që nga viti 1941, por që është hedhur në qarkullim disa kohë më parë. Në këtë libër, mjeshtri i madh i disiplinës së zhvillimit personal, Napoleon Hill na sjell këshillat sesi të organizojmë mënyrën e të menduarit për të pasur sukses.
Nuk kam ç’të them per Kafkën vetëm pohoj se është një ndër shkrimtarët më të çuditshëm e me të mëdhenj të kohës sone. Duhet nënvizuar edhe diçka: ai mbërriti i pari, e teknika qe zgjodhi i përgjigjej nevojës së tij të brendshme. Nëse e paraqet jetën njerëzore të trazuar nga një transhendencë të pamundur, kjo vjen se ai i besonte asaj trashendence.
Në pak fjalë, Kafka ndodhet jashtë nesh dhe kjo na jep mundësi që ta rrokim. Universi tij është fantastik e njëherësh i vërtetë.