“Shkruaj një tregim për mua,” i thotë Agnesa të dashurit, “që ta di se çfarë mendon për mua.” Dhe ai nis të shkruaj një tregim për gjithçka që ka ndodhur mes tyre që nga çasti që u takuan për herë të parë.
Së pari, ai kërkon ndihmën e Agnesës që të krjojë një histori e cila të jetë sa më pranë jetës, por ndërsa koha shkon dhe përfshihet edhe më shumë në tregimin që po shkruan, ai vijon të shkruaj atë që do vetë, ndërsa përfytyron një të ardhme të tyren teksa e ka mbërritur të tashmen. Nuk është e shkruar gjëkundi, që dashnorët e lumtur duhet ta pëlqejnë leximin dhe teksa Agnesa lexon fundin e papritur të tregimit që ka skicuar i dashuri, vija ndarëse mes realitetit dhe krijimit nis e mjegullohet.
Në këtë roman të paharrueshëm Peter Stamm zhbiron fuqinë që ka rrëfimi mbi sjelljet mendimet dhe arrin në një përfundim drithërues.
” Përftytyrova një vepër magjike , një panel që në të njejtën kohë është edhe një botë e vogël : ky panel është poema e Dantes , skajet e së cilës përkufizojnë universin ” ( JL Borges)
Charles Wright eshte vleresuar shpesh nder poetet me te talentuar amerikane te brezit te vet.Nder vite ka mbrujtur nje stil te vetin qe krijon menjehershmeri dhe konkretesi e cila ekzalton objektet perreth dhe perspektiven vetjake.
Ëngjëlli i harresës bazohet në përvojat e familjes së Maja Haderlap dhe të pakicës sllovene në Austrinë jugore , shumë prej të cilëve luftuan si partizanë kundër nazistëve gjatë luftës së Dytë Botërore . Historia përqëndrohet në përvojat e një vajze të re që mëson të lundrojë në terrenin midis dy komuniteteve armiqësore dhe dy gjuhëve jashtëzakonisht të ngarkuara .
Nga goja e balenës është një sagë islandeze për epokën moderne . Është viti 1635. Islanda është një botë e errësuar nga bestytnitë , varfëria dhe mizoria . Burrat e shkencës mrekullohen me birin e njëbrirëshit , populli i varfër adhuron Virgjëreshën në fshehtësi dhe ngado ka libra dhe njerëz që digjen në pirgje .
E vlerësuar nga kritika si një kryevepër botërore e prozës , Toka në fund të botës , përshkruan historinë dramatike të një mjeku që përndiqet nga kujtimet e luftës .
Teksa shijon vetminë e tij ndër male, njeriu i fundit në tokë shkon me makinë drejt kryeqitetit Krisopoli për të parë nëse ka të tjerë që i kanë mbijetuar Zhdukjes. Por nuk ka asnjë, të gjallë opo të vdekur, në këtë qytet të “plutokracisë së shejntë’’, me pesëdhjetë e gjashtë bankat e tij dhe po aq kisha. Ai sapo është larguar nga metropoli për t’i shpëtuar njerëzve, betejave dhe ambicieve të tyre, por këtu zbulon se papritur, e gjithë raca njerëzore është zhdukur pa një gjurmë të vetme.