E vlerësuar nga kritika si një kryevepër botërore e prozës , Toka në fund të botës , përshkruan historinë dramatike të një mjeku që përndiqet nga kujtimet e luftës .
Ky libër kryesisht tregon historinë e një grupi çifutësh të detyruar në mërgim në Shtetet e Bashkuara.
Në periudhën antisemitizëm të Hitlerit, ata fatmirësisht ikin nga gjurma e Waffen-SS, kalojnë Udhëtimin e Kryqëzimit të Virgjëreshës Mari, kapërcejnë shumë vështirësi dhe më në fund arrijnë në Nju Jork me sukses, duke përfunduar arratisjen e afërt. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara nuk janë një parajsë. Romani fokusohet në shtetin e tyre të gjallë dhe gjendjen mendore në Shtetet e Bashkuara .
Torta e zezë është një sagë familjare që flet për udhëtimin prej me shume se gjysmë shekulli të një familjeje, me ëndrrat e saj zhgënjyese, dashuritë e mallkuara dhe sekretet e erreta. Thellësisht domethënës dhe i shkruar bukur, Torta e zezë është një udhëtim i jashtëzakonshëm në jetën e një familjeje të ndryshuar përgjithmonë nga zgjedhjet e matriarkut të saj.
I shkruar si parodi e një stili të moçëm rrëfimi, “Transatlantiku” shtron me shaka të hidhur dhe me seriozitet thelbësor problemin urgjent të identitetit të njeriut bashkëkohor, flakur midis dallgëve të historisë dhe ngjeshur mes kontradiktash të pazgjidhshme.
Nuk ka familje pa probleme, por familja Plamb qëndron përmbi të gjitha, edhe mes më problematikeve. Vite të tëra tensioni dhe mosmarrëveshjesh arrijnë kulmin kur Melodia, Beatrisa dhe Xhek Plambi mblidhen për t’u përballur me vëllanë e tyre të pandreqshëm, Leon, i cili sapo ka dalë nga një qendër rehabilitimi. Disa muaj më parë, në gjendje të dehur dhe të droguar, ai bëri një aksident të rëndë automobilistik bashkë me një nëntëmbëdhjetëvjeçare. Ky aksident vuri në rrezik trashëgiminë e familjes Plamb, të cilën vëllai dhe motrat mezi prisnin ta shtinin në dorë, për të zgjidhur secili problemet e veta familjare.A do të mundet Leoja t’i shpëtojë familjarët nga rrënimi i pashmangshëm? Tani, të gjithë do të përballen me mëritë e vjetra, me të vërtetat e reja dhe gjithashtu, më në fund do të pranojnë zgjedhjet që kanë bërë në jetë.Në këtë debutim të jashtëzakonshëm, shkrimtarja Cynthia D’Aprix Sweeney i tregon lexuesit se si paraja e transformon njeriun dhe se si ambicia mund të shkatërrojë çdo marrëdhënie dhe të shkëputë lidhjet edhe me njerëzit më të dashur.
Nikolai Gogol është cilësuar nga bashkëkohesit e tij si shkrimtar realist, por me ndërthurje në stilin e tij të romantizmit dhe groteskes. Në këtë libër mund të lexoni tre rrefime “Portreti”, “Ditari i një madame” dhe “Prospekti Nevski” të cilsuara si “Tregimet e Petersburgut”. Pikërisht me këtë vepër është bazuar fama e autorit.
Afresk i mrekullueshëm i një kulture fantastike… një ndërthurje e shkëlqyer dhe zemërthyese që na bën të ëndërrojmë, të duam, të qajmë por mbi të gjitha të shpresojmë… një personazh unik që na magjeps. Një grua qindvjeçare që shkon përtej jetës, perfaqeson një dashuri që shkon përtej vdekjes….
Një tren që niset nga Barcelona drejt një qyteti të vogël rrëzë Pirenejve ndalet në mes të një vendi të një hapësire të pabanuar. Në njërin nga vagonët janë dymbëdhjetë persona që, në dukje, nuk kanë të bëjnë fare me njëri-tjetrin. Por, në të vërtetë, që të gjithë dinë për njëri-tjetrin shumë më tepër nga sa pandeh secili në lidhje me veten… dhe nuk e dinë se ato që u kanë ndodhur dhe ato që do t’u ndodhin në një të ardhme shumë të afërt varen, në një masë të madhe, nga ndokush që ndodhet pikërisht në atë vagon.
Supozohej të ishte e lehtë. E Enjtja do ta ndante bashkëshortin, Setin, me dy gra të tjera, Të Hënën dhe Të Martën, të cilat nuk i kishte takuar kurrë dhe nuk dinte asgjë për to. Nëse nuk bëhen pyetje, nuk lëndohet askush. Për pak kohë gjithçka shkoi mirë… derisa E Enjtja gjeti një copë letër me një emër… emrin e vërtetë të Së Hënës, dhe një adresë. Tani E Enjtja nuk mund të ndalet. Dëshiron të dijë më shumë për këtë grua: kush është ajo? Si është? Çfarë shikon burri i saj tek ajo? Ndërkohë, sajon një takim me Të Martën, për të mësuar më shumë detaje për atë martesë, për të cilën kishte rënë dakord që në fillim. Sa më shumë që mëson për gratë e të shoqit, aq më shumë kupton se Seti nuk është burri që ajo mendonte. Ndërsa më shumë detaje dalin në dritë, del në pah edhe arsyeja pse Seti nuk donte që gratë të takoheshin me njëra-tjetrën. Një arsye e fortë. Një arsye që Së Enjtes nuk ia kishte marrë mendja kurrë.
Frymëzuar nga një histori e vërtetë dhe me ngjarje që ndërthuren me historitë e Lejlit, Gitës dhe Silkës, në librin “Tri motrat” do të lënë mendjen dhe zemrën të gjithë të pasionuarit pas historive të kurajës dhe forcës.
Një libër i ri në shqip i Lena Manda, – autorja më e lexuar sot në Greqi. Udhëtimi për në Venecia i përhershëm, plot trazira dhe surpriza. Kryesisht plot magji…