Një histori e fuqishme dhe e dhembshme mbi imigracionin, identitetin dhe racën. Fituese e National Book Critics Circle Award for Fiction, 2013. “Ndër 10 librat më të mirë të vitit 2013” të New York Times Book Review. Fituese e The Chicago Tribune Heartland Prize for Fiction, 2013 Fituese e fushatës “Një libër, një New York”, 2017
Një histori e ëmbël, e pastër dhe që i bën mirë zemrës. Romani, që u shndërrua në një prej filmave më të kërkuar të vitit 2022! Me regji të Aitch Alberto dhe me një kast aktorësh si Eva Longoria, Eugenio Derbez etj. Filmi u shfaq premierë në International Toronto Film Festival, në shtator 2022. Pritet që të dalë në kinematë amerikane për publikun e gjerë në shtator 2023.
“Arsye dhe ndjenjë” romani i parë i botuar i Jane Austen-it, më 1811, fillimisht u botua me emër anonim. Në faqen e parë, aty ku duhej të ishte emri i autorit shfaqet vetëm teksti By a Lady (Nga një zonjë). “Arsye dhe ndjenjë” romani i mprehtë dhe plot humor i Jane Austen, i mbushur me të fshehta dhe ndrydhje, gënjeshtra e joshje, portretizon në mënyrë brilante një botë, ku rregullat e ngurta familjare dhe shoqërore përplasen me regëtimat e zemrës.
“Bindja” na rrëfen dhimbjen që shkakton nënshtrimi ndaj paragjykimeve shoqërore dhe ndërgjegjësimin e një gruaje për dëshirat më të thella të zemrës së saj.Me guximin e saj të përhershëm, Austen denoncon kompromiset e vështira që bëhen për një jetese më të mirë, por jo vetëm.
Për çdo grua që është ndier ndonjëherë e nënvlerësuar apo që ka menduar të heqë dorë nga ëndrrat e saj, Erika do të jetë si një fllad çlodhës dhe gazmor. “Dieta e pasionit” është për të gjithë ata që vlerësojnë humorin dhe sarkazmin. Me një sinqeritet të mirëfilltë që është sa zbavitës aq edhe prekës, do të qeshni e do të qani, ndonjëherë edhe në të njëjtën kohë.
Kjo sagë e mrekullueshme familjare është një prej atyre romaneve të rralla, ku personazhet e veçanta janë dhënë në mënyrë të shkëlqyer, ngjan sikur janë shokët e tu të ngushtë dhe ti ndihesh mirënjohës që je në orbitën e tyre. Rrëfimi të shtyn ta marrësh aq shtruar leximin, sa do të doje që libri të mos mbaronte. Në fund, ama, s’keni për t’i mbajtur dot lotët.
Ne pak faqe te mgjeshura ,Sophie Daull di te eksploroje dhe te shprehe qenien e saj intime permes mestaforash te forta ,nje perzierje mes dhunes dhe poezise.
Nyja e dashurisë dhe besnikërisë – ndaj fëmijërisë dhe maces që e shoqëron atë – është shtylla kryesore e kësaj novele: ëndrra për një fëmijëri të përjetshme dhe nostalgji për një dëlirësi që nuk mundet të përshtatet me jetën prej të rrituri. Novela, e botuar për herë të parë më 1933, thuhet se është një lloj dedikimi i Colette-s për macen e saj.
Një komedi romantike, e paharrueshme dhe plot piper, i pari i një duologjie nga autorja bestseller e New York Times-it dhe e preferuara e TikTok-ut, Tessa Bailey.
Melodia është një vajzë 11-vjeçare, krejt ndryshe nga shumica prej nesh. Ajo s’mund të ecë, s’mund të flasë, s’mund të shkruajë, për shkak të një sëmundjeje të lindur. Nga ana tjeter, ka një kujtesë fotografike: arrin të mbajë mend çdo hollësi të çfarëdolloj gjëje që nuk e ka përjetuar. Melodia është vajza më e zgjuar e shkollës, por askush nuk e di këtë.