Romani “Darka e gabuar” është shkruar mes Malit të Robit (Durrës), Luganos së Zvicrës dhe Parisit gjatë verës dhe dimrit 2007-2008. Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister , është subjekti i romanit të Kadaresë. Ndonëse i bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë, dhe ndonëse i hetuar për një kohë tepër të gjatë, herë haptas e më së shumti, në fshehtësi, e vërteta e darkës ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotësisht.
Në këtë roman bëhet fjalë për ngjarjet në qytetin e Gjirokastrës, nga pushtimi nazist deri tek vdekja e Stalinit me 1953. Romani fillon me ardhjen e gjermanëve në Shqipëri , pararoja e të cilëve goditet në kufi nga partizanët, gjë që i zemëron gjermanët, të cilët vendosin ta hedhin qytetin në erë
Besnik Mustafaj ka sjelle nje roman mbi fatin apo fatkeqesine e pozicionit gjeopolitik te Shqiperise se pas Luftes se Dyte Boterore, i cili percaktoi edhe fatalitetin e nje kombi nen komunizem.
Gjinj dhe vezë paraqet një portret të gruas moderne në Japoni dhe tregon rrugëtimet intime të tre grave, teksa përballen me shtypjen dhe pasiguritë e tyre, për të gjetur paqe dhe të ardhme që mund ta quajnë vërtet të tyren.
Romani i ri “Këpuca e aktorit”, i shkrimtarit tonë, Visar Zhiti, me një shtrirje në tre epoka të historisë së Shqipërisë, është një sagë familjare, e populluar me personazhe fiksionalë dhe realë, e përqendruar në lojën e teatrit, në kuptimin e drejtpërdrejtë apo metaforik, në skenë dhe jashtë saj.
I fuqishëm, si një dozë me Viagra dhe gazmor, si jeta dashurore e çdo femre moderne, libri “Kërkohet një burrë impotent” është një vështrim thellësisht i paturpshëm i kërkimit të një gruaje për Mr. “Të duhurin”. Karmen Leg është rreth tridhjetë e pesë vjeç, tërheqëse dhe tunduese; si shumë gra bashkëkohore beqare, ajo shpreson të gjejë Princin e Kaltër, duke nxjerrë një lajmërim në gazetë, ku përshkruan dëshirën e saj: Kërkohet një burrë i zgjuar, inteligjent dhe impotent . Menjëherë pas lajmërimit, Karmeni takon lloj–lloj burrash dhe fillon të kuptojë se shmangia e seksit nuk është domosdoshmërisht rruga më e mire për të pasur marrëdhënie të kthjellëta.
Në romanin “Kështjella” Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin përreth kështjellës në një peizazh dimëror.
Konstandini është figura e të vetmit disident në galerinë e personazheve kadareane. Ai nuk është aspak kundërshtar politik i shpallur, por i përket botës së fantazmave dhe ashtu si shajnitë e të atit të Hamletit, ai rikthehet për të trazuar shpirtin e të gjallëve.
E hutuar, gruaja e tij kërkoi ndihmë dhe një grup infermierësh nxituan brenda duke u orvatur ta përmbanin. Burri rezistoi, teksa bërtiste diçka të pakuptimtë rreth lepurushëve.