Tingellimat e Shekspirit jane nder poezite me mgjepsese dhe me me ndikim qe jane shkruar ne gjuhen angleze. Ato u botuan per here te pare ne vitin 1609 si liber-xhepi, kur dihej shume pak, per te mos thene aspak, mbi kompozimin e tyre. Megjithate tingellimat jane lexuar, recituar, ribotuar dhe komentuar vazhdimisht qysh prej atij botimi. Ato kane frymezuar shume poezi, si dhe pjese muzikore dhe koreografike dhe vazhdojne te intrigojne lexuesit dhe studiuesit e shfaqjeve te Shekspirit, per mirekuptimin qe sjellin, prej mendjes se njeriut qe shkroi veprat me te dashura dramatike. 154 tingellimat pozojne ne cdo faqe, ne te dyja versionet, anglisht dhe shqip.
Poetët e parë të pasluftës u ushqyen me ankthet e Luftës së Dytë Botërore, pushtimit dhe Luftës Civile. Të shkurajuar nga humbja e qartë e ndërgjegjes morale pas përvojës dramatike të nazizmit, por edhe mjaft të rezervuar, ata që u integruan në gjirin e së Majtës, e cila do të luante rolin e një force rrënjësore përtëritëse dhe jetëdhënëse, folën në një gjuhë eliptike me ton të ulët, të përshtatur me kushtet kufizuese, që vazhdimisht ndienin mbi shpatullat e tyre. Postsurrealistët do të shfaqin gjithashtu një frymë dhe mendjemprehtësi origjinale, me vepra që kanë dallime serioze dhe thelbësore me të tjerat. Ata përjetojnë, nga distanca dhe perspektiva të ndryshme, ngjarjet tronditëse- dhe veçanërisht traumatike – të periudhës 1936-1949 (diktatura e Metaksasë, Lufta, Pushtimi Gjerman, Rezistenca, Lufta Civile, etj.) dhe formojnë imazhin e tyre letrar midis viteve 1945 dhe 1960. Shkrimtarët e dytë të pasluftës pranojnë jehonën traumatike të këtyre ngjarjeve, e ato që jetuan dhe panë me sytë e tyre. ato që pasuan menjëherë pas tërheqjes së forcave të huaja të pushtimit, duke formuar imazhin e tyre letrar në vitet 1955 1970. Së fundmi, përfaqësuesit e Brezit të Tretë të Pasluftës (të viteve ’70) mund të jenë vetëm pranues jo të drejtpërdrejtë – dhe, të paktën deri në një pikë, ndoshta pa vetëdije të plotë. bartës – të zhvendosjeve ogurzeza të jehonës së gjithçkaje që artistët e mëparshëm kishin jetuar nga afër.
Nëse dashuria jua bën me shenjë , ndiqeni atë . Edhe nëse shtigjet e saj janë të vështira dhe të pjerrëta . Nëse ju mbështjell me krahët e saj , bindjuni asaj. Edhe nëse ju plagos shpata e fshehur mes pendave të saj . Nëse dashuria ju flet , besojini.