-


-


-


-


-


Kunderhistori e liberalizimit
01,500LMund të thuhet pa drojë se “Kundërhistori e liberalizmit” është ndër ata tekste që ofrojnë mundësi për ndryshime themelore të perspektivës mbi tema me rëndësi jetike për çdo lexues bashkëkohor.
-


Kur qau Nicja
01,000LNë Vjenën e shekullit XIX, një dramë dashurie, fati dhe vullneti luhej në mendjen e bërthamës intelektuale që përcaktoi epokën. Zhozef Brojeri, një nga themeluesit e psikoanalizës është në kulmin e karrierës së tij. Fridrih Niçe, filozofi i madh europian, është në prag të vetëvrasjes nga dëshpërimi, i pafuqishëm për të gjetur një kurë për dhimbjen e tij.
-


Kura e Shopenhauerit
01,000LRaporti mes një psikoterapisti dhe një pacienti, i cili nuk është një person dosido por mbështetës dhe njohës i filozofisë së Shopenhauerit vjen në një rrëfim brilian të Irvin D. Yalom. Në një moment të dy kuptojnë se kanë nevojë për njëri-tjetrin. Pse?? Këtë marrëdhënie të pazakontë na e rrëfen autori i romanit bestseller “Kur qau Niçja”. I tillë është edhe “Kura e Shopenhauerit”.
-


-


-


Kush jam une dhe nese po, sa shume?
01,200LÇfarë është e vërteta? Nga e di unë, se kush jam unë? Përse duhet të jem i mirë? Libra mbi filozofinë ka shumë. Por libri i Richard David Precht: “Kush jam unë? Dhe nëse po, sa shumë?” është krejt i ndryshëm nga librat e tjerë prezantues të filozofisë. Askush më parë nuk ka mundur ta orientojë lexuesin drejt çështjeve të mëdha filozofike, plot dije të pasura, kompetencë dhe njëkohësisht në mënyrë kaq tërheqëse dhe elegante. Një rrugëtim i pakrahasueshëm në tërësinë e parrokshme të dijeve tona mbi njerëzimin. Duke e nisur me hulumtimin e trurit për të ecur më tej me psikologjinë dhe filozofinë, Precht na përcjell në këtë rrugëtim njohuritë më të fundit në këto fusha. Si një mozaik përçohet kështu hap pas hapi një figurë e mahnitshme, pikërisht ajo që shkencat e ndryshme kanë krijuar sot mbi njeriun. Një rrugëtim zbulues drejt vetvetes: i zgjuar, plot humor dhe zbavitës! Libri i Precht-it bën një prezantim të gjerë të fushave nga më të ndryshmet dhe është një ndihmë orientuese e pashembullt në tërësinë e parrokshme të dijes sonë njerëzore:një ftesë për të reflektuar këndshëm, si në një lojë – mbi aventurën jetë dhe mundësitë e saj!
-


Kushtetuta e Athinasve
01,000LKushtetuta e athinasve, vepër e ardhur e paplotë deri te ne, ajo është jo vetëm një histori politike e rindërtimit të demokracisë athinase pas periudhës së sundimit të 30 tiranëve përmes ngritjes së një sistemi shtetëror të ri, por njëkohësisht edhe një analizë e sistemit politik athinas mesh shekujve të shtatë e të katërt para Krishtit.
-


Kushti postmodern
0600LLibri “Kushti Post-modern”, është një libër filozofik i shkurtër por tejet ndikues ku analizohet epistemologjia e kulturës post-moderne dhe fundi i meta-narracioneve, thelb i modernitetit. Për Lyotar-in, meta-narracionet, mes të cilave, reduksionizmi dhe nocionet teologjike të historisë njerëzore si Iluminizmi dhe marksizmi janë zhvlerësuar prej zhvillimit teknologjik në fushat e komunikimit, masmediave dhe shkencave kompjuterike; shkenca moderne shkatërron meta-narrativën e vet. Kjo është dhe vepra që përdori së pari termin “post-modernizëm”.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Ligjet
01,500L“Ligjet– Νομοι” përfshin një bisedë në 12 libra, që zhvillohet në Kretë, midis tre bashkëbiseduesve: I huaji nga Athina, Megjili nga Sparta dhe Klinia nga Kreta. Athinasi propozon që të tre të diskutojnë mbi qeverisjen dhe ligjet.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Meso te jetosh-Letra per Lucilin
0650L“Letra per Lucilin” eshte kryevepra e Senekes, e njerit prej filozofeve me te lexuar ne histroine e filozofise. Te shkruara mbi dy mije vjet me pare, ato e kane sfiduar kohen, duke mbetur perjetesisht te bukura dhe te dobishme per njerezimin, duke ruajtur bashkekohesine e filozofise se autorit te tyre romak dhe te Lashtesise greko-romake. Ky ribotim vjen i ripare, i korrigjuar dhe i pasuruar me 5 letra te reja te paperkthyera me pare. Perzgjedhja e tyre ka synuar temat, qe perbejne me shume shqetesim per shoqerine e sotme shqiptare, duke plotesuar me mire paketen e “barnave”, qe Seneka do te keshillonte per ne. Arti i te jetuarit pershkon te gjitha letrat qe filozofi, politikani dhe shkrimtari i madh i Lashtesise romake i shkroi per njerezit dhe shoqerite e te gjitha koherave. Kete ai e pohon hapur edhe vete, kur shkruan: “Une po punoj per brezat qe do te vijne. Per ata po shkruaj. Po mbledh pervoja qe do te mund t’u sherbejne. Po u percjell me shkrim kumte mesimdhenese ose, ne qofte se do ta themi ne menyre te figurshme, po pergatitem t’u dergoj barera te dobishme, qe i kam provuar me pare ne plaget e mia: disa prej tyre ato mi kane sheruar plotesisht, kurse disa te tjerave u kane vene kore.
-


-


-


-


Misioni i Zigmund Frojdit
0600LNë këtë vepër Fromi përballet me figurën e mësuesit të tij, me mënyrën e tij të të mësuarit, me trashëgiminë e tij të jashtëzakonshëm. Pasioni i Frojdit për të vërtetën, guximi i tij, marrëdhëniet me gratë dhe dashuritë, varësia e tij nga burrat etj. Çdo tentativë për të kuptuar njeriun duhet t’i bëjë llogaritë me tre komponentët e tij: bagazhin biologjik e instinktiv, ndikimet e shoqërisë, në të cilën jeton dhe problemet etiko-religjioze që i duhet të përballojë.
-


-


-


Miti i dhunes fetare
01,500LMiti i dhunës fetare është pikëpamje dhe qëndrim që beson se “feja” është një fenomen endemik në të gjitha kulturat dhe epokat e njerëzimit, i veçuar nga fushat e tjera të aktivitetit njerëzor që, si politika apo ekonomia, klasifikohen si “shekullare”. Sipas kësaj pikëpamjeje, feja ka prirje për dhunë dhe është absolutiste, irracionale dhe për rrjedhojë e nxit atë.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


NIHILIZMI DHE EMANCIPIMI
0500LNihilizmi dhe emancipimi na jep një panoramë të shkëlqyer të punës së kohëve të fundit të Vattimo-s,të sfidave të tij interesante dhe origjinale ndaj atyre ideve filozofike që shpesh quhen të sigurta. Edhe ata që nuk janë dakord me përfundimin e argumentit te Vattimo-s, do të përfitojnë duke u thelluar në ritrajtimin e tij joshës e plot imagjinatë të peisazhit filozofik.
-


Nje darke me Nicen
0700LNje nate me Nicen eshte nje rrefim ne te cilin rruga zhduket nen ndikimin e spontanitetit te bisedes dhe me zhdukjen e saj shfaqen shtigje te reja.