Afërdita ka konkurrencë të fortë… Afërdita kënaqet kur ndihmon të vdekshmit në punët e dashurisë, por i është mërzitur vëmendja e vazhdueshme që rrëfejnë djemtë perëndi ndaj saj në Akademinë e Malit Olimp. Kur ajo vendos ti bëjë Athinës një shndërrim rrënjësor, ndeshet e papërgatitur me pasojat. Nuk e parashikoi tërë interesin që do të ngjallte pamja e re e Athinës. Dhe sigurisht nuk e mendonte kurrë se do të ndihej xheloze për njërën prej shoqeve të saj të ngushta! Do të jetë në gjendje Afërdita ta hedhë pas krahëve xhelozinë?
Shokët e klasës e shohin Artemisën si vajzën perëndeshë më të guximshme në AMO. Pak e dinë se përpos aftësive të përkryera si harkëtare, Gerioni erëkeq, Minotauri me unazë në hundë dhe akrepat në orën e Bishologjisë e trembin po njësoj si këdo tjetër! Por ajo që e shqetëson është ndjesia e çuditshme që provon sa herë shikon Orionin. Asnjëherë nuk i ka rënë në kokë për një djalë. Do ta gjejë kurajën ti flasë Orionit, në mënyrë që ai ta shohë si më shumë se një shoqe dhe njëkohësisht të dalë shkëlqyeshëm në orën e Bishologjisë?
Afërdita Ka shumë më tepër sesa thjesht një fytyrë të bukur! Pas një keqkuptimi të vockël (në fakt, nisja aksidentale e një lufte mund të mos jetë edhe aq e vockël), Afërdita po ngelet në Herologji. Për të ngritur notën, ajo sajon një plan të shkëlqyer, një projekt, që do ti japë kredite shtesë për tu bërë mblesi i të vdekshmëve, të cilin e quajti Klubi i Zemrave të Vetmuara. Kjo e shpie në Egjipt, madje ballë për ballë me një konkurrente të egër: perëndeshën me emrin Isis. Tashmë gara ka nisur për të gjetur shoqen e përshtatshme për djalin e vdekshëm më të mërzitshëm në botë!
Afërdita ka shumë me tepër sesa thjesht një fytyrë të bukur!Pas një keqkuptimi të vockël (në fakt, nisja aksidentale e një lufte mund të mos jetë dhe aq e vockël), Afërdita po ngelet ne Herologji. Për të ngritur notën, ajo sajon një plan të shkëlqyer, një projekt , që do t’i japë kredite shtesë për t’u bërë mblesi i të vdekshmëve, të cilin e quajnë Klubi i Zemrave të Vetmuara. Kjo e shpie në Egjipt, madje ballë për ballë me një konkurente të egër: perëndeshën me emrin Isis. Tashmë gara ka nisur për të gjetur shoqen e përshtatshme për djalin e vdekshëm më të mërzitshëm në botë!
Është koha për Lojërat Vjetore Olimpike në Akademinë e Malit Olimp dhe katër vajzat perëndesha nuk janë aspak të lumtura, sidomos Artemisa. Edhe pse ajo është shumë më e aftë në sport se një pjesë e mirë e djemve perëndi, nuk mund të konkurrojë, pasi Lojërat Olimpike janë vetëm për djem. Nuk është e drejtë! Sikur të mos mjaftonte kjo, disa prej konkurruesve janë gjigantë sherrxhinj, ajo është e mëdyshur në lidhje me një djalë të vdekshëm me emrin Aktaeon dhe nuk bie dakord me të vëllanë binjak, Apolonin. A do të mundet Artemisa ta rifitojë besimin e tij dhe, njëkohësisht, të gjejë një mënyrë për të fituar në fushë?
Mbretëresha e Ligësisë apo e keqkuptuar? Meduza Gorgon pa dyshim që nuk është pjesë e grupit të personave të admiruar. Me gjarpërinj në kokë dhe një personalitet edhe më gjarpëror, askush në Akademinë e Malit Olimp nuk mburrej se ishte shok për kokë me të. Po thellë në zemër, Meduza dëshiron të përshtatet dhe mendon se zgjidhja e tërë problemeve të veta është pavdekësia, diçka që të gjithë shokët e klasës, bashkë me dy motrat e saj, e kanë. Varësja Pavdekësuese premton ta bëjë realitet këtë ëndërr. Po me çfarë çmimi?
Pandora është gati të hapë një kuti të madhe me telashe… Pandora është një prej pak të vdekshmëve në Akademinë e Malit Olimp dhe natyra e saj më së shumti kureshtare e ka bërë të njohur mes shokëve të klasës. Por ajo nuk mendon se këtu ka ndonjë gjë të keqe, sigurisht! Kur një djalë perëndi me emrin Epimeteu sjell në shkollë një kuti të mistershme e të rrezikshme, Pandora nuk mund të rrijë pa i hedhur një sy brenda, pasi papritur i bie mu në prehër. Çfarë dëmi mund të shkaktonte ajo vallë? Por as që ia pret mendja se duke hapur atë kuti, ka hapur shumë më tepër telashe nga sa pandehte…
Romani i Luan Rexhës, me rrjedhshmërinë e stilit të drejtpërdrejtë shfaqet si një vepër, ku veprimet dhe jeta e personazhit kryesor, gazetarit aventurier dhe elgant Mikele Ser-monti, janë të denja për skenografinë e një romani alla James Bond. Mos frikja e autorit nga shkrimi i një vepre në kufij tipologjikë të ndërmjetëm vjen nga vetëndërgjegjja se vetëm stili e bart përmbajtjen, ashtu sic ndodh me personazhin e veprës, i cili mes formave ekscentrike të jetës, në ndjekje të vazhdueshme të elegantes për të realizuar pareshtur një profil prej dand, ka luksin, mes formave dhe pamjeve prej belle epoque të përditshmërisë së tij, të ruajë të paprekura vlerën e thellë të gjërave.
Nje vajze e vogel largohet fshehurazi nga shetpia kur ne jete vjen vellai i saj. Ajo eshte e sigurt se prinderit duan ta zevendesojne ate. Eshte vjeshte dhe ajri ka nisur te ftohet. Megjithate, vogelushja vendos te fshihet tek nje peme e madhe lisi, ku mendon se do te qendroje pergjithnje. Ne pemen e lisit, ajo zbulon, qe aty lart nuk eshte vetem.
Autori shume i njohur i letersise per femije prezantohet ne kete vellim me nje tufe perrallash shume te bukura,disa prej te cilave jane te pershtatura.Njohja e mire e psilokogjise per femije dhe gjuha e pasur i ftojne fëmijët ta lexojnë librin dhe të gjejnë mesazhe interesante në këtë mori përrallash.
Dymbëdhjetëvjeçari Ran Eltanin, ndërsa vazhdon të banojë D’në Venecia dhe të ndjekë njërën nga shkollat më të vjetra në Evropë, e ka të pamundur të mos vrapojë drejt historisë dhe mistereve, ndryshe nga motra e tij binjake Lusinë.Gjatë një zbulimi që bëri në shkollë, gjeti një fletore të kuqe dhe një papirus misterioz, ku ishte vizatuar një piramidë. Po atë ditë, motër e vëlla, mësojnë se prindërit e tyre, të dy arkeologë, kishin humbur në shkretëtirën e Rab al-Khalit dhe për këtë arsye janë të detyruar të shkojnë në Stamboll pranë kapiten Barnekasit, të cilit as emrin nuk ia kishin dëgjuar.Ata nuk dinë asgjë, por në një udhëtim që fillon në hotelin Pera Palas dhe zgjat deri tek eksploratori Marko Polo, do t’i presin misteret më të mëdha të historisë.
“Në emër të Mbretit Akull dhe të gjithë banorëve simpatikë të Veriut, unë, leminga Ula, betohem se do të bëj gjithçka për të mbrojtur natyrëm , këtu dhe kudo në botë. betohem se do të luftoj pa reshtur kundër atyre që e dëmtojnë! Jap fjalën time!” Libri është përkthyer mrekullisht nga Erion Kristo
800LÇmimi origjinal qe: 800L.720LÇmimi i tanishëm është: 720L.
Kjo seri permbledh vepra perfaqesuese te dhjete shkrimtareve te njohur te letersise kineze per femije,disa prej te cileve jane nominuar per Cmimin Hans Christian Andersen. Te gjitha veprat e tyre jane perralla dhe histori per femije kineze.Ka marrdhenie midis dashurise dhe lumturise,realitetit dhe fantazise,njerezve dhe natyres.Ne keto vepra,cdo femije do te gjeje historine e vet,e cila do t’i rrefeje se si perballet me veshtiresi,si t’i coje perpara endrrat dhe te kaperceje telashet qe mund te hase ndersa rritet.Duke lexuar keto histori te mprehta dhe te gjalla,do te kuptoni femijet kineze dhe boten e tyre te fantazise.
Vincent-i ka një ëndërr: të krijojë një shtëpi artistësh për vete dhe për miqtë në Arlë.
Por ëndrrat e tij janë të paracaktuara të përfundojnë në kosh: çrregullimet mendore nga të cilat vuan, ia vështirësojnë deri edhe aftësinë për të pikturuar. Megjithatë, Vincent-i mund të mbështetet te dashuria pa kushte e vëllait, Theo-s, i cili e përkrah dhe e nxit të ecë përpara.
Idetë e Van Gogh-ut për suksesin dhe peripecitë që përballoi, përshfaqin sot një këndvështrim edhe më domethënës, veçanërisht në periudhën aktuale të individualizmit dhe konsumizmit.
Barbara Stock ia del në mënyrë të përkryer sipërmarrjes së vështirë për t’i transformuar përvojat e një artisti të shekullit të nëntëmbëdhjetë në një histori me plot kuptim për epokën tonë.
Autorja e sages “7 motrat”, Lucinda Riley vjen me nje tjeter roman para lexuesit shqiptar. Kesaj radhe me nje fiction te zhanrit mister, “Vrasje ne shtepine Flit”, ku nje shtepi si ajo e familjes Flit mban sekretet me te mistershme qe mund te kene ndodhur ndonjehere….
Xhipi i vogël është kaq i apasionuar pas televizorit sa një ditë i ndodh që të përfundojë brenda tij. Ndërkohë, vëllai i tij, Flip, mbetet në shtëpi duke pikturuar. Ndërkohë Xhip kalon sa në një ekran në një tjetër. Xhani Rodari tregon se si u frymëzua për këtë histori. Një histori e thjeshtë dhe absurde, por që në mënyra të ndryshme mund të të mësojë shumë gjëra.
Njeriu nuk ka nevojë vetëm të studiojë, por edhe të mendojë, të ëndërrojë, të luajë dhe të ushqejë dashuri për të tjerët. Nga tani e tutje, do t’i kthejmë këto qytete të zymta, në botë të lumtura! Shpresoj të më ndihmoni që ta realizoj këtë gjë! Në një të ardhme të largët, njerëzit kanë hequr dorë nga imagjinata, nga lojërat, nga dashuria për të tjerët. Bota është bërë e zymtë. Që të gjithë flenë. Në gjumë iu binden urdhrave të Shefit të Madh. Askush nuk mund t’u shmanget kurrë urdhrave të tij, askush, me përjashtim të U3. Ai është thjesht një fëmijë, por ndryshon nga të tjerët. Ja pse ditën e misionit të tij të parë në hapësirë, U3 ndjek dritën e një planeti që i duket si një Yll i Kaltër. Këtu njihet me Laurën, një vogëlushe që jeton në një bibliotekë të ndërtuar me kulla shumë të larta, shumëngjyrëshe, plot histori, magjike. Më pas U3 zgjohet nga gjumi. Të rriturit i thonë që nuk ekziston asgjë nga ato që ka parë në ëndërr. Nuk ekziston Ylli i Kaltër, nuk ekziston Laura, nuk ekziston as biblioteka me librat fluturues. Por U3 është ndryshe nga të tjerët. Atij nuk i mjafton që të bindet. Dhe tani që iu hapën sytë, është gati për një aventurë të re.