Ky nuk është libër për Afrikën, por vetëm për disa njerëz të atyre viseve, libër mbi takimet me ta, kohën e kaluar tok. Ky kontinent është i parrokshëm që të mund ta përshkruash. Është një oqean i vërtetë, planet më vete, një kozmos i larmishëm bajagi i begatë. Ne veç për thjeshtësim, për lehtësi, themi – Afrika. Në fakt, përveç emërtimit gjeografik, Afrika nuk ekziston.
” Përftytyrova një vepër magjike , një panel që në të njejtën kohë është edhe një botë e vogël : ky panel është poema e Dantes , skajet e së cilës përkufizojnë universin ” ( JL Borges)
Problemi themelor rreth të cilit diskuton Giovanni Sartori nuk mund të mënjanohet: vërtet teleshikimi e ndryshon natyrën njerëzore? Vërtet televizioni është një mjet antropogjenetik? Pa dyshim, kështu është. Gad Lerner Një ese polemike dhe jashtëzakonisht inteligjente. Fernando Savater.
Ky libër synon të gjurmojë një vazhdimësi mes arkitekturës së traditës shqiptare dhe karakterit informal të transformimeve spontane të Tiranës bashkëkohore. Përpjekja për të vendosur një lidhje mes ekstremeve të formalizmit funksionalist, tipik i qytetit që mori formë gjatë regjimeve totalitare, dhe atyre të arkitekturës informale, e cila portretizon lirinë konstruktive të dekadave të fundit bëhet për të siguruar një lexim kritik i cili të mund t’i aplikohet ndërhyrjeve dhe rimëkëmbjes së arkitekturës ekzistuese.
Indetiteti i çdo personi përcaktohet nga një bashkësi elementesh që patjetër nuk kufizohen vetëm në ato që përcaktohen në regjistrat zyrtarë . Sigurisht , pjesa më e madhe e njerëzve i përkasin një tradite fetare , një kombësie , nganjëhere dy kombësive ; një grupi etnik apo gjuhësor : një familjeje apo institucioni ; apo një grupi social … Por lista është shumë më e gjatë akoma , virtualisht e pakufizuar .
Një temë e papritur po ngrihet në trillimet popullore të dekadave të fundit, prej gjepurave me të ulta fundamentaliste te seritë televizive {Leftovers), tema e atyre “të shpërfillurve”: Kiameti po afron dhe Zoti rroku te vetja të privilegjuarit në mënyrë që t’i shpëtojë ata prej tmerreve që po vijnë… Por, po sikur të propozojmë një lexim vulgar ekonomik të joshjes popullore për këtë temë? Ashtu siç është rasti, ngjan se Zoti Vetë dëgjoi zërin e Kapitalit, në mënyrë të atille që tema e të mbeturve të lidhet me situatën tonë të vështirë ekonomike në kapitalizëm global- A mos vallë tanë ‘’të lënë prapa” nuk janë vetëm ata që ishin në gjendje te bashkoheshin me prurjet e refugjatëve dhe që iu desh të meteshin të strukur në vendin e tyre të kllaposur nga rrëmuja? Duhet të shmangim çfarëdo romantizimi të thjeshtëzuar të refugjatëve.Sidoqoftë, po vizioni i kundërt? Për aq sa dinamika e kapitalizmit të ri po bën të tepert një përqindje gjithnjë e më madhe të punëtorëve (sipas disa përllogaritjeve, në afat tëgjatë, kapitalizmi i sotëm do të kishte nevojë idealisht vetëm për një 20 përqindsh të fuqisë së disponueshme punëtore), çfarë të themi për projektin e ribashkimit të pikërisht të gjithë “të vdekurve të gjallë”të kapitalizmit global, të gjithë ata të lënë pas prej përparimit” neokapitalist, të gjithë të dalë të tepërt, që nuk bëjnë më, të gjithë ata të paaftë për t’u përshtatur me kushtet e reja? Basti është, patjetër, se do të mund të skenohej një qark i shkurtër i drejtpërdrejtë midis të mbeturve të historisë dhe aspektit më përparimtar të historisë. Zgjedhja e vërtetë është rrjedhimisht: a duhet të vazhdojmë të luajmë lojën humanitariane të t’u kujdesurit për ata të lënët pas, apo duhet të rrokim detyrën shumë më te vështirë të ndryshimit të sistemit global i cili i gjeneron ata të lënë pas? Pa një ndryshim të këtillë, situata jonë do të jetë gjithnjë e më drejtpërsëdrejti e paarsyeshme. Ky po ashtu, mendoj unë, është fakti që populli në Shqipëri – një vend në të cilin nuk ka luftë, por që një masë e pabesueshme e popullatës, sidoqoftë, do qe të emigrojnë – duhet ta marrë në konsideratë.
Martesa Kadmit dhe Harmonisë është një libër pa dyte letërsinë moderne. Teksa vendos një lidhje shtrihet nga Metamorfozat Ovidit deri tek Homeri, Calasso rishqyrton nga para boten mitologjisë greke, duke shpërbëre dhe rindërtuar përsëri atë përpara syve tanë.
Martesa Kadmit dhe Harmonisë është një libër pa dyte letërsinë moderne. Teksa vendos një lidhje shtrihet nga Metamorfozat Ovidit deri tek Homeri, Calasso rishqyrton nga para boten mitologjisë greke, duke shpërbëre dhe rindërtuar përsëri atë përpara syve tanë.
Trupat e vdekur nuk kanë mundësi të flasin, megjithatë kumti që bartin vjen përmes të gjallëve. Regjimet themelohen pazgjidhshmërisht prej trupave dhe soliditeti i tyre vjen paradoksalisht përmes përkujdesjes, kërkimit dhe rizbulimit të eshtrave. Nuk ka regjim të vendosur në Shqipëri, që të mos jetë ngritur e themeluar mbi to, apo që të mos u jetë mbivendosur eshtrave, duke i rikonfiguruar në mënyrë të vazhdueshme. Ato mbeten një gur themeli i pakontestueshëm. Rëndësia e Varrezave të Dëshmorëve për regjimin komunist ishte po aq e madhe sa politika të tjera zyrtare, si industrializmi apo emancipimi. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për materializimin monumental e përkujtimor të dëshmorëve, si themel që justifikonte gjenezën e regjimit, por shfaqet qartazi dhe përpjekja për të njësuar dëshmoret, për të njesuar gjithçka që konsiderohej përpjekje ultrashekullore e shqiptarëve për liri.