-
-
-
-
-
-
-
Adrenalina
0Në ekuilibër të vazhdueshëm, me Adrenalinë dhe Balance, shpaloset një rrëfim me zemër të hapur dhe anekdota, ku edhe frika gjen hapësirë në thellësinë e këtij kampioni të padiskutueshëm, bashkë me ëmbëlsinë dhe brishtësinë, ndjenjat që i shtohen forcës, vendosmërisë dhe kurajës, që e ngritën djaloshin e Rosengorit në majën e botës, nga ku tani na flet për trajnerë dhe penallti, dhoma zhveshjeje, kundërshtarë e topa, përveçse për lumturi, miqësi dhe dashuri.
-
-
Agjente Sonja
0“Agjente Sonja” është kalvari i jetës së një gruaje – një jetë që përfshin ngritjen dhe rënien e vetë komunizmit dhe që ndryshoi kursin e historisë. Historia e saj deri tani nuk ishte treguar kurrë.
-
-
-
-
-
-
-
Aleksander Moisiu ne shtypin francez te kohes 1912-1935
0Kritika franceze e mirëpret artin e Aleksander Moisiut në vitet 1912 – 1913, por gjatë Luftës së Parë Botërore, ai do të angazhohet apo do të detyrohet të angazhohet në ushtrinë gjermane, në skuadriljen e aviatorëve. Marrëdhëniet e tij me francezët logjikisht do të ftohen. Në shtator të 1915-s i kapet rob në Champagne (Francë). Në mars të 1916-s tenton të arratiset gjatë një transferimi në burgun e Toulouse-s (Francë). Hidhet nga treni bashkë me një tjetër gjerman duke u fshehur kështu në një pyll. Shumë shpejt do të kapet dhe do të dorëzohet para autoriteteve franceze. Detajet e kësaj arratie dhe kapja janë përshkruar në mënyrë të hollësishme nga shtypi lokal i kohës. Në qershor të 1916-s, e transferojnë në Gjenevë (Zvicër) bashkë me 25 të burgosur gjermanë (bëhet fjalë për një shkëmbim të burgosurish franko-gjermanë).
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Becoming Të bëhesh
0Kur ishte vetëm një vajzë e vogël, e gjithë bota e Michelle Robinson-it ishte e mbyllur brencla Anës Jugore të Çikagos, aty ku ajo dhe i vëllai, Craig-u, ndanin së bashku një dhomëz në apartamentin e vogël të familjes dhe luanin ekakusheka në park. Pikërisht në këtë vend, prindërit e saj, Fraser dhe Marian Robinson-i, e mësuan të fliste haptas dhe të mos kishte frikë. Por shumë shpejt jeta e çoi tepër larg, nga sallat e Princeton-it, ku mësoi për herë të parë se çfarë nënkuptonte të ishe në një dhomë e vetmja grua me ngjyrë, deri te rrokaqielli ku punoi si avokate e fuqishme tregtare dhe ku, mëngjesin e një dite vere, një student i Juridikut me emrin Barack Obama, hyri në zyrën e saj dhe ia shpartalloi të gjitha planet. Në këtë libër, për herë të pare, Michelle Obama përshkruan fillimet e martesës, vështirësitë për të gjetur një ekuilibër mes karrierës, familjes dhe ngjitjes së vrullshme të të shoqit në politikë. Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundësinë për të konkurruar për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe na rrëfen për popullaritetin që përjetuan dhe për kritikat që morën përgjatë fushatës elektorale. Me finesë, sens humori dhe një sinqeritet të pazakontë, Michelle Obama përshfaq gjithë jetën e një familjeje që, krejt befasisht, u ndodh nën dritat e projektorëve dhe përballë gjithë botes, si dhe tetë vitet më domethënëse në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo e njohu më mirë vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu më mirë atë. Becoming – Të bëhesh, na shoqëron në një udhëtim nga kuzhinat modeste të Jovas te sallat e ballos në Buckingham Palace, nëpër çaste dhimbjesh therëse dhe provash qëndrueshmërie këmbëngulëse, duke na zbuluar shpirtin e një gruaje të veçantë dhe revolucionare, e cila lufton për t’u ndjerë mirë me veten, plotësisht e zonja për të vënë gjithë forcën dhe zërin në shërbim të idealeve më të larta. Duke rrëfyer me ndershmëri dhe kurajë, Michelle Obama na vë përpara një sfide: cilët jemi në të vërtetë dhe çfarë dëshirojmë të bëhemi?
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
BTS, ikona te K-Popit
0JU NJOHIM ME BTS, MBRETËRIT E K-POPIT, NË BIOGRAFINË E PARË JOZYRTARE TË GRUPIT QË PO PUSHTON BOTËN! Me albume që kanë arritur majat e chart-eve dhe me shumë çmime në emër të gupit, BTS tashmë janë një fenomen muzikor. Përzierja karakteristike e popit me hip-hopin, stili i veshjeve gjithnjë në ndryshim dhe mbështetja e zjarrtë e ARMY-ve, fansave të tyre pasionantë, i kanë ndihmuar të fitojnë famë botërore. BTS: Ikona të K-popit tregon historinë e shtatë djemve nga Koreja e Jugut dhe lindjen e fenomenit më të ri botëror të muzikës. Ky libër rrëfen aventurën e tyre, këngët e secilit prej pjesëtarëve të grupit, muzikën e tyre, çfarë i bën ata të veçantë nga debutimi dhe fillimet e karrierës së tyre deri tani… që kanë arritur sukses botëror. Jupre
-
-
cesk zadeja
0Libri i përuruar në Akademinë e Shkencave përmban në dy kapituj të gjitha veprat e Zadesë të kataloguara, analiza të tyre si dhe biografinë e plotë. “Çesk Zadeja kuptoi që të ngelej në historinë e muzikës, jo vetëm shqiptare por edhe më gjerë, duhet të ndërtonte gjuhën e tij të përveçme muzikore, dhe e bëri duke krijuar atë që ne e quajmë shkolla kombëtare në muzikë, pra, duke shfrytëzuar rrënjët etnike të muzikës popullore për të ndërtuar gjuhën e tij të përveçme individuale. Libri i fokusohet kësaj çështje në mënyrë të veçantë”, thotë Tole.
-
-
-
-
-
-
-
-
Deri në orën e fundit
0Shkrimet e Traudl Junges që u përkasin viteve 1947-1948 , përbëjnë kujtime subjektive dhe këtu janë dhënë në versionin origjinal . Në bashkëpunim me zonjën Junge , teksti është ndryshuar shumë pak , aty ku shiheshin dobësitë që i ka të vetat një dorshkrim .
-
-
Deshmitari i fundit i Hitlerit
0Dëshmi bindëse të një dëshmitari okular, për muajt, ditët dhe orët e fundit të dëshpërimit të thellë të diktatorit.
-
-
Dhomat pa mure
0Ishte si një shkundje, kur e lexova për herë të parë. M’u duk sikur qe shkruar për mua: “Idhujt s’duhen prekur, prarimi i tyre të mbetet ndër duar”. Prej fare pak kohësh kisha filluar të njihja nga afër ndonjë prej atyre që u kisha adhuruar librat, mbi kopertinat e të cilëve emri u qëndronte si mbi një fron mbretëror. Por, me gjasë, diçka tjetër kisha qenë duke pritur nga njohjet. Nuk e kisha të qartë se çfarë. S’e kuptoja pse pritshmëritë nuk po më përmbusheshin. Ama, shprehja që s’di ku e lexova, për ta shkruar menjëherë se mos e harroja, në faqen e parë të një blloku telefonash që e mbaja gjithnjë me vete, ishte çliruese. Duke më mjaftuar libri, unë vazhdoja megjithatë ta kisha për zemër të rendja e t’i takoja shkrimtarët. Në këtë pikë, mendimi më përputhej më shumë me atë të Salingerit që thoshte pak a shumë se kur mbaronte një libër të mirë ndiente një lloj dëshire për ta pasur mik shkrimtarin, në mënyrë që të mund ta merrte në telefon. Me siguri, jo thjesht për ta përshëndetur a uruar për librin. Më shumë nga kureshtja. Është një lloj kureshtjeje nga e cila të gjithë ata që lexojnë përthithen, sado që në masa të ndryshme e forma të pakrahasueshme.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Dua Lipa
0Në këtë biografi, gazetarja e muzikës pop, Karolina Sullivan, e cilëson udhëtimin magjepsës të Duas si një nga më frymëzuesit e popit, sidomos me turin “Future Nostalgia”. Ky është portretizimi më i thelluar deri më tani i një ylli të popit në kulmin e famës së saj. SI ARRITI TË BËHEJ DUA LIPA NJË IKONË E KOHËVE MODERNE.
-
-