-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Legjendat e Xhindit Pak
0600LFëmijët ishin në teatër, duke luajtur përpara tri lopëve aq sa mbanin mend nga Ëndrra e një Nate Vere. Babai u kishte përgatitur një përmbledhje të shkurtër nga vepra e gjatë e Shekspirit dhe ata e kishin përsëritur me të dhe mamanë derisa e kishin mësuar përmendësh. Ia nisën aty ku Nik Fundi, endësi, del nga shkurret me kokën e një gomari mbi supe dhe gjen Titanian, Mbretëreshën e Zanave, në gjumë. Pastaj kapërcyen në pjesën ku Fundi u kërkon tri zanave të vogla ti kruajnë kokën e ti sjellin mjaltë dhe përfunduan kur e zuri gjumi në krahët e Titanias. Deni bënte pjesën e Pakut, Nik Fundit si edhe të tri Zanave. Veshi një kapelë me veshë majucë prej cohe në rolin e Pakut dhe një kokë gomari të bërë me letër nga pakoja e Krishtlindjeve po që grisej, nëse nuk e mbaje me kujdes për Fundin. Una ishte Titania, me një kurorë lulesh pëllumbi dhe një shkop magjik me lulegishtëza.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Leksione amerikane
0600LLeksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit. Libri ndahet në pjesë të titulluara përkatësisht: E lehta, Shpejtësia, Saktësia, Dukshmëria, Larmia, koncepte që duhet të informojnë jo vetëm mbi veprimtarinë e shkrimtarëve, por edhe mbi çdo hap të ekzistencës sonë shumë të shkujdesur e të shpërqendruar. Këto vlera, cilësi, apo veçori të letërsisë, që ai i kishte më për zemër, u përpoq t’i vendoste në perspektivën e mijëvjeçarit të ri.
-


-


-


-


-


-


-


-


Leksione stili-Messi
0750LMessi tashmë është kthyer në një legjendë. Ka që e krahasojnë me Mozartin, të tjerë me Pikason, por sidoqoftë, askush se vë në dyshim se Lionel Messi është një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit. Qëkur nënshkroi kontratën e parë me Barcelonën në një pecetë letre, kur ishte vetëm trembëdhjetë vjeç, ai ka fituar gjashtë herë ‘Këpucën e Artë’ dhe ‘Topin e Artë’ si dhe titullin ‘Futbollisti më i mirë i Vitit’. Ka fituar dhjetë herë titullin kampion të Spanjës, dhe katër herë atë të ‘Ligës së Kampionëve’, duke qenë golashënuesi më i mirë në historinë e FC Barcelonës. Me talentin e tij të jashtëzakonshëm në fushë, driblimet që duket sikur tallen me vetë gravitetin, golat e pabesueshëm… tifozët në mbarë botën ndihen me fat sa herë që kanë mundësinë ta shohin atë duke luajtur.
-


-


-


-


-


Lena deti dhe une
0800LTrili dhe Lena tashmë janë më të rritur, por ata sërish nuk rrinë një ditë rehat, çdo ditë aventura – që shpesh kthehen në telashe – duke përfshirë fundosjen e dy trapeve lundruese që ndërtojnë, ngritjen e flamurit në gjysmë shtize, ndjekjen e kursit të muzikës, që e urrejnë të dy.
-


-


-


-


-


Leopardi
01,800LNË MES TË DIMRIT, NJË VRASËS VËRTITET NËPËR QYTET. TANI HERRI HOLI E DI. ËSHTË ÇASTI TË VIHET NË NDJEKJE TË LEOPARDIT. PARA SE TË VRASË SËRISH.
-


Lepur, vrapo
01,000L“Lepur, vrapo” është romani i parë i tetralogjisë së Lepurit, që përcaktoi vendin e John Updike si një prej autorëve më të rëndësishëm amerikanë. Autori u vlerësua me çmimin Pulitzer për dy romanet vijuese, “Lepuri është i pasur” dhe “Lepuri prehet”.
-


Lepuri kthehet
01,500LEshte viti 1969 dhe kohet po ndryshojne. Amerika do te ule njeriun e pare ne Hene, Lufta e Vietnamit eshte ne kulmin e saj dhe tensioni eshte ne rritje. Jeta nuk eshte aq e thjeshte sa dikur, te pakten jo per “Lepur” Engstremin…
-


Lepurushi i mallkuar
01,000LE hutuar, gruaja e tij kërkoi ndihmë dhe një grup infermierësh nxituan brenda duke u orvatur ta përmbanin. Burri rezistoi, teksa bërtiste diçka të pakuptimtë rreth lepurushëve.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


