“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.
Banditët është ndoshta teksti që i dha famë të gjerë njërit prej historianëve më të shquar të shek. XX. Duke hedhur dritë mbi lidhjet historike, kulturore dhe shoqërore të banditit me mjedisin në të cilin ai spikat, Hobsbawm-i arrin të nxjerrë në pah një figurë me kompleksitet shumëplanësh. “Banditi social”, siç e quan autori këtë figurë, ngërthen brenda vetes aspirata dhe ideale nga më kontradiktoret, duke ushtruar ndikim të fortë në imagjinatën popullore. Në këtë tekst tashmë klasik, Hobsbawm-i na ofron nje këndvështrim krejtësisht të ri, provokues dhe hera-herës subversiv, mbi objektin e studimit të tij.
Libri ka një nivel të lartë intelektual, ku ndihet kultura evropiane në të cilën Carlo Levi ka rrënjët e tij, ku me kulturë evropiane nënkuptojmë atë të asaj epoke, deri në fund të Luftës së” Dytë Botërore.
“Lepur, vrapo” është romani i parë i tetralogjisë së Lepurit, që përcaktoi vendin e John Updike si një prej autorëve më të rëndësishëm amerikanë. Autori u vlerësua me çmimin Pulitzer për dy romanet vijuese, “Lepuri është i pasur” dhe “Lepuri prehet”.
Përmbytja është një nga tri romanet historike që përbejnë trilogjinë madhështore të Henryk Sienkiewicz kushtuar Polonisë: Me zjarr e hekur, Përmbytja, Vollodijovski. Ai pasqyron anën tragjike të jetës gjatë një prej periudhave më të trazuara dhe më të turbullta në gjithë historinë e Polonisë, e cila jepet përmes intrigash politike, rivalitetesh mes armiqve të saj, betejash, sulmesh, kurthesh, përmbytjesh, zjarresh… Aty gjendet gjithçka. Absolutisht gjithçka, madje edhe një nyjëtim i fortë dashurie…
“Rruga e Krokodilëve”, përmbledhja e gjithë tregimeve të shkrimtarit polak Bruno Schulz (përkthyer nga Romeo Çollaku).Schulz (1892-1942) vlerësohet si një ndër prozatorët më të spikatur të fillimshekullit XX. Në përmbledhjen “Rruga e Krokodilëve” përfshihen dy vëllimet me tregime “Shitoret e kanellës” dhe “Sanatoriumi nën shenjën e klepsidrës”, bashkë me disa tregime të botuara pas vdekjes së autorit.Schulz, hebre me kombësi polake, u ekzekutua me dy plumba në kokë në qytetin e lindjes gjatë okupimit nazist, për një larje hesapesh mes dy oficerëve të Gestapos.