Me lehtësi dhe ironi, Isabel Allende rievokon çaste të së shkuarës dhe ndalet në të tashmen për të na treguar arsyet e feminizmit të saj. Autorja niset nga origjina, nga fëmijëria dhe nga adoleshenca e saj, të kaluara në kornizën e një strukture të rreptë patriarkale.
Ultesirat jane nje vend shume i madh,i banuar nga pronarë pasur tokash, obsesioni kryesor cilëve, mesa duket, është ruajtja historisë duke ‘formësuar nga ditët pazakonta që peizazh rrafshët paanë, substancën e mitit. Një regjisor i talentuar, arrin regjistrojë aspekte të trashëgimisë së këtyre fushëtirave, duke zbuluar simbole, histori shëmbëlltyra qëllimet shpirtërore, politike kulturore; edhe patriarkia ashpër botës tyre është disi iluzore.” Thellësisht misterioz, por bazuar në detaje të prekshme, përditshme, është mrekulli alkimike, që kthen vizionin në rrëfim kulluar. Romani ‘Ultësirat mahnitëse e letërsisë që shkruhet sot kudo, çdo gjuhë.
Gjatë vitit të saj të krijimtarisë didaktike, Ana has në vështirësi. Në vend që t’i përkushtohet lojës në piano dhe shkrimit të një libri didaktik, ajo pak nga pak fillon t’i humbasë shprehitë e zakonshme. Netëve, fikson vështrimin në bllokun e shënimeve, kurse gjatë ditës endet nëpër qytet. Janë këto ekskursione, të cilat shumë shpejt do ta çojnë drejt së panjohurës. Ana dhe Tomasi jetojnë prej njëzet vjetësh në të njëjtin apartament. Çifti ndan shumë kujtime dhe di t’i lexojë shenjat që jep tjetri. Ajo, tashmë, nuk ndihet e qetë në apartament e tyre, kurse Tomasi është gjithnjë e më pak i pranishëm. Ka kohë që ajo mendon se ai ka një lidhje të fshehtë. Tani vajza, ose siç e quan Ana, e panjohura, shfaqet si një frymë pëshpëritëse, që futet vjedhurazi. Ajo s’e kupton qartë nga vijnë zhurmat dhe imazhet.