Në vitin 1964, në një kafene të Parisit, një njeri drejtoi objektivin e Rolleiflexit të tij drejt një çifti të ri të ulur në një tavolinë aty pranë. Kështu tregimtari u njoh me fotografin Fransis Zhansen, me të cilin lidhet një kohë. Pastaj, një ditë Zhanseni zhduket pa gjurmë. Kujtimi i këtij njeriu të çuditshëm, dhe takimet e tyre, nuk i shqiten as tridhjetë vjet më vonë, atij që Zhanseni e quante “skribo”, duke u përpjekur për ta rindërtuar farkën e tij të zhdukur… Mbase qe një rastësi ajo që gjeti në shpinën e fotografisë së parë, e cila do të ftillonte këtë kërkim të rrezikshëm kujtimesh, me shënimin “Ndalohet riprodhimi”? A thua pamjet apo fjalët, cilat janë më të afta për ta fiksuar të vërtetën? Asnjëra mbase… “Nga të gjitha shenjat grafike, – kishte thënë Zhanseni – pëlqej shumëpikëshin.”
Nga autorja e një prej librave më të shitur, Gjinj dhe vezë, si dhe sensacionit letrar ndërkombëtar, Mieko Kawakami, një roman i kthjellët që ndriçon ndikimin e dhunës dhe fuqinë e solidaritetit. Qiell rri si një dëshmi e shkëlqyer e talentit letrar të Kawakamit. Nuk ka dyshime se ajo ka zënë vendin dhe ka fituar reputacionin si një ndër autoret e reja më të rëndësishme, vepra e së cilës zgjeron kufijtë e letërsisë bashkëkohore japoneze.
Liliana është tërheqëse, e bukur… e njëherazi në prag të vdekjes nga tuberkulozi. Por ajo nuk dëshiron të mbyllë ditët e saj të fundit në një spital mes Alpeve. Dëshiron të shohë sërish Parisin, pastaj Venecian – të jetojë e shpenguar sa më shumë të jetë e mundur. Ndoshta mund te vdesë rrugës, ndoshta jo, por përpara se të ikë nga kjo jetë, ajo dëshiron t’i japë vetes edhe një shans tjetër…
Me botimin e dy vëllimeve të mëparshme dhe përkthimin e një antologjie në greqishte, autori kish menduar ta mbyllte serinë dhe ta arkivonte krijesën e vet të pashtruar, por nuk i paskësh bërë hesapet mirë me personazhin – meqë zoti Shyti kish ende shumë për të thënë.
I konceptuar si një monolog herë ngacmues, herë intrigues e herë zbavitës, në qendër të një kafeje imagjinare por aq familjare për shqiptarin e këtyre viteve, personazhi përmbledh në vete një traditë që nis ndoshta me Sokratin e dialogëve, duke i dhënë kafesë së thjeshtë të mëhallës tiranase atributet e skenës së një teatri antik, ku nuk mungon as kori, as personazhet satelite e ndonjëherë as publiku i imagjinuar.
Venediku, qyteti i pasur gjurmon harkun e plotë të sagës perandorake venedikase nga famëkeqja Kryqëzata e Katërt, e cila kulmoi me plaçkitjen e Kostandinopojës në vitin 1204, deri në luftën otomano-venedikase të viteve 1499-1503, e cila i sheh turqit osmanë t’i zëvendësojnë venedikasit si fuqinë më të madhe detare në Mesdhe.
Në midis janë tre shekuj supremacie detare venedikase, gjatë të cilëve një qytet i vogël me “banorë të lagunës” u kthye në vendin më të pasur në planet.
Ky roman është shkruar midis vitit 2004 dhe 2021 përgjatë një hulumtimi të brendshëm të vazhdueshëm. Ai mori shkas tek unë pas leximit të romanit “Mjeshtri dhe Margarita” të autorit rus M. Bulgakov.
Qe ne fillim te ngjarjes, ne nje shpat shkembor te bregdetit italian ne vitin 1962, nga ku nje hotelist i ri,plot endrra e iluzione per te ardhmen, pikas nje vajze te mistershme ne nje barke qe po avitet drejt tij, “Rrenoja e bukura” te shfaqet si nje roman sa dalldises po aq edhe njerezor, ku ngjarjet dhe njerezit vertiten si ne nje karusel te marre fati dhe kohe.
Babukari,Osmani,Jajai dhe Roberti jane kater azilkerkues qe kane mberritur ne Itali pasi kane pershkuar gjysmen e Afrikes dhe Mesdheun.Qendrojne pezull midis shpreses qe kerkesa e tyre te pranohet dhe ankthit se mos riatdhesohen.Dikush pret seancen e pare perballe Komisionit Territorial,dikush tjeter pret gjykimin ne shkallen e pare ne gjykate dhe dikush ka siguruar mbrojtjen ndihmese dhe mund te vazhdoje per pak kohe te ece perpara pa shume ankthe.
Kora është skllave në një plantacion pambuku në Xhorxhia. Ajo është braktisur nga e ëma që kur ishte fëmijë. Kur Cezari, një skllav i sapoardhur nga Virxhinia, i tregon për rrjetin sekret, vendosin të rrezikojnë jetën dhe të arratisen. Sipas konceptimit gjenial të shkrimtarit, kalimi i fshehtë nuk është metaforë. Nën tokën e shteteve të jugut, në një rrjet sekret hekurudhash dhe tunelesh veprojnë shumë shefa stacioni dhe makinistë. Kora nis një rrugëtim të frikshëm nga shteti në shtet, ku në çdo ndalesë, ashtu si Guliveri në udhëtimet e tij, edhe ajo gjen një copë të botës së saj. Ndërsa Whitehead-i rikrijon mrekullisht llahtarin që kanë përjetuar njerëzit me ngjyrë para Luftës Civile të Amerikës, rrëfimi i tij ndërthur përsosmërisht sagën e këtij vendi: nga sjellja brutale ndaj afrikanëve deri te premtimet e papërmbushura të ditëve të sotme. Libri “Rrjeti sekret” është njëherazi aventura e jashtëzakonshme e një gruaje me vullnet të pamposhtur, që kërkon t’i shpëtojë tmerrit të skllavërisë dhe një meditim drithërues dhe i fuqishëm për historinë tonë të përbashkët.
Zëri i Natasha Lesterit është shumë i veçantë. Ajo arrin të kapë detaje shumë autentike nga historia si: gjëmimi i daulleve të luftës, apo rrëshqitja e butë e një copë mëndafshi të hollë. Këto elementë prej fi ligrane, e bëjnë atë një nga autoret e sotme më të shquara të trillerit historik. Është forca emocionale e shkrimit të saj që e bën gjithçka të duket reale. Duke u nisur nga ngjarjet e modës së lartë franceze, Lester ka thurur një histori të mrekullueshme, origjinale duke e përjetësuar.