Availability: In Stock

Qiell

SKU: 9789928391490

810L

Nga autorja e një prej librave më të shitur, Gjinj dhe vezë, si dhe sensacionit letrar ndërkombëtar, Mieko Kawakami, një roman i kthjellët që ndriçon ndikimin e dhunës dhe fuqinë e solidaritetit. Qiell rri si një dëshmi e shkëlqyer e talentit letrar të Kawakamit. Nuk ka dyshime se ajo ka zënë vendin dhe ka fituar reputacionin si një ndër autoret e reja më të rëndësishme, vepra e së cilës zgjeron kufijtë e letërsisë bashkëkohore japoneze.

Kategoria: ,

Përshkrim

Një hyrje e guximshme në hapësirën letrare, romani i Kawakamit tregohet nëpërmjet zërit të një nxënësi 14 vjeçar që pareshtur torturohet pse ka një sy çakërr. Ai nuk zgjedh të rezistojë, por të vuajë në një dorëzim të plotë. I vetmi njeri që e kupton çfarë po kalon është një shoqe klase e cila vuan po njëlloj si ai.

Këto portretizime të rralla e realiste të bullizimit barazpeshohen me teksturën e shfaqjes së debateve filozofike e fetare lidhur me shqetësimin e dhunës ndaj së cilës të dobëtit janë subjekt.

REVIEWS

“Ky libër, plot mjeshtëri, vendos copa nga dhuna, skena të bullizimit të pakuptimtë aq kthjelltësisht saqë thuajse e ndjen dhimbjen edhe ti… Disonanca e romanit shpie në vizionin e përkryer për fundin frymëmarrës, që në vetvete është një argument në mbrojtje të kuptimit, të bukurisë, të jetës.”

—Nadja Spiegelman, The New York Times Book Review

“Kjo është magjia e vërtetë e Qiell që na tregon si të mendojmë për moralin si një aktivitet i vazhdimtë dramatik. Mund të jetë çmenduri, shkatërrues dhe izolues. Por mundet gjithashtu të bashkëndahet e të gjallërohet nga të shkruarit e nga bisedat, dhe në një çast të shlyhet prej një akti deheriok solidariteti.”

—Merve Emre, The New Yorker

“Qiell ndalet në çështjen e bullizmit dhe arsyen pse një viktimë mund të zgjedh mos ta luftojë. Dy të rinj, lidhur bashkë nga vuajtja dhe përgjigjja e tyre pasive zbulojnë shumë aspekte të padrejtësisë sociale.

—The Washington Post

“Një portret i rrallë, i dhimbshëm dhe i dhembshur i mizorisë së adoleshencës… Ky libër ka shumë të ngjarë të të bëjë të qash.”

—Lily Meyer, NPR

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

192

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Qiell”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *