Me “Ana” Niccolò Ammaniti ka shkruar romanin e tij më drithërues. Një dritë që ndizet në errësirë dhe zgjeron rrezen e saj për të zbuluar pasiguritë, vrundujt e zemrës dhe fuqinë e pakontrollueshme të jetës. Sepse siç zbulon Ana, “jeta nuk na përket, na përshkon”.
Balsam në Galaad paraqet kërkimin e zgjatur të autorit për të njohur rrënjët e historisë së babait të tij – një kërkim që një ditë, mrekullisht, përfundoi me miqtë e vjetër që e gjetën sërish njëri-tjetrin.
Dyshimi është një kryevepër që do ta lexoni me një frymë, një novelë krejtësisht përthithëse, që do të sfidojë gjithçka dini për mëmësinë, për atë se çfarë i detyrohemi fëmijëve tanë, dhe ndjesitë që përjeton një grua që ndihet e pakuptuar.
Ky liber rrefen historine e nje divorci,nga pikeveshtrimi i nje femije,Adrianit.Ai eshte nje djale gjashtevjecar i mbetur ne kurth,ne mes te kryqezimit te zjarrit te dy prinderve qe po ndahen,dhe me fjalet e tij na tregon historine e vet me nje narracion spontan e plot ngjyra.Lexuesi do ta kuptoje qartazi,pertej informacionit me xixellime shkelqimtare qe Adriani jep,luften plot urrejtje dhe hakmarrje qe ka pllakosur mes dy te rriturve.Adriani eshte nje personazh i skalitur mjeshterisht.
Fëmijëria e vështirë është si një armik i padukshëm: nuk e di kurrë se kur të godet. Një roman famshëm për kapërcimin e humbjes dhe vetmisë, si dhe për pyetjen se çfarë është e pandryshueshme te njeriu. E para së gjithash, një histori e madhe dashurie.
Me lehtësi dhe ironi, Isabel Allende rievokon çaste të së shkuarës dhe ndalet në të tashmen për të na treguar arsyet e feminizmit të saj. Autorja niset nga origjina, nga fëmijëria dhe nga adoleshenca e saj, të kaluara në kornizën e një strukture të rreptë patriarkale.
Grisham vjen me një libër të ri për lexuesit shqiptarë, hedhur në qarkullim nga botimet Dudaj: Një nga romanet më spektakolarë, të shkëlqyer dhe të mirëkonceptuar të shkruar ndonjëherë.
Libri ka një nivel të lartë intelektual, ku ndihet kultura evropiane në të cilën Carlo Levi ka rrënjët e tij, ku me kulturë evropiane nënkuptojmë atë të asaj epoke, deri në fund të Luftës së” Dytë Botërore.