• A mund te vij tek ti

    0

    Çfarë ndodh me një vajzë gjashtëmbëdhjetëvjeçare që guxon e futet në një shtëpi që nuk është e saj? Cila është përgjigjja që një grua e re merr nga i dashuri pasi e pyet atë nëse ai ka ndër mend ta braktisë? Cili është përfundimi i përpjekjeve të një çifti kur ajo këmbëngul që të adoptojnë një djalë, ndërsa ai dëshiron një vajzë, sepse te historia e saj, në njëfarë mënyre, ai shikon fëmijërinë e tij? Po makthi i një nëne që ka frikë se vajza i ka pësuar diçka? Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësitë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas.

    800L
    Shtoje në shportë
  • Anemona

    0
    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Antologji: Kryevepra botërore të tregimit të shkurtër

    0

    Vepra te autoreve me te njohur ne bote persa i perket tregimeve te shkurtra jane sjelle ne shqip te perkthyera nga Roland Gjoza. Antologji perfshin zera te njohur si:Guy de Maupassant, Doris Lessing, Graham Greene, Isaac Babel, Prosper Marimee, Ernest Hemingway, Grace Paley, Paula Fox, Yukio Mishima etj.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Castigat

    0

    Edhe pse me prejardhje nga shprehja latine Castigat ridendo mores, “i korrigjon zakonet duke qeshur me to”, qe dikur afishohej ne hyrjet e teatrove te komedise, Castigat-i i titullit te ketij libri nuk eshte vecse nje emer pene (pen name), me te cilin Ardian Vehbiu i pat botuar disa prej ketyre tregimeve ne revisten Peizazhe te fjales dhe nen te cilin ato jane bere tashme te njohura, ne mos edhe te dashura, per publikun. Nevoja per kete “nderrim” pseudonimi u shfaq sidomos pas botimit dhe ribotimit te vellimit Gjashtedhjete e gjashte rrefimet e Maks Gjerazit, nje permbledhje tregimesh qe me pare kishin dale, ne pjesen me te madhe, tek e njejta reviste nen pseudonimin Maks Gjerazi. Autori i ri, sado qe haptazi fiktiv, do te lajmeronte, keshtu, nje projekt te ri krijues, me synimin per te shfrytezuar ne rrjedhe te viteve tensionin midis rrefimit lakuriq te ligjerimit gojor, si ne perrallat , anekdotat, aforizmat, microfiction, apologet,parabolat dhe fabulat dhe tekstit nonfiction, qe jo rralle e pat cuar autorin drejt efektit mirefilli poetik.

    900L
    Shtoje në shportë
  • Dashuria të gjen vetë

    0

    Nëse dashuria jua bën me shenjë , ndiqeni atë . Edhe nëse shtigjet e saj janë të vështira dhe të pjerrëta . Nëse ju mbështjell me krahët e saj , bindjuni asaj. Edhe nëse ju plagos shpata e fshehur mes pendave të saj . Nëse dashuria ju flet , besojini.

    700L
    Shtoje në shportë
  • E largeta dhe tregime te tjera

    0

    Surrealistët shpikën shprehjen “e përditshmja mrekullueshmja për ate realitet poetik, të mistershëm, to çliruar nga kontingjenca dhe nga ligjet shkencorere, të cilin poeti/shkrimtari mund ta përceptojë nën dukjet e jashtme, nëpërmjet endrrave ose kllapive. Po per mendimin tim, me shumë se çdo shkrimtar tjetër te kohes sonë .Kjo karakterizon Cortazar-in, falltar që pikaste të pazakontën tek e zakonta, absurden tek e logjikshmja, përjashtimin te rregulli dhe të mrekullishmen te banaliteti. Askush nuk i ka dhënë aq dinjitet letrar së parashikueshmes, konvencionales dhe tokësores në jetën njerëzose, të cilat, në lojërat prej xhongleri te penës së tij, shprehnin një ëmbelsi. Të fshehtë ose shfaqnin një pamje të përçudshme, sublime apo të “llahtarshme”. Mario Vargas Llosa

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Fabula

    0

    Kjo përmbledhje përmban fabulat më të famshme të Ezopit. Të gjitha këto së bashku paraqesin një “tryezë morale” që ka mbetur e pandryshuar përmes shekujve.

    600L
    Shtoje në shportë
  • Fajtori

    0

    Në tregim unë do t’i përmbahem hamendjes sime, sipas së cilës Hamza Sinani, tek shkonte drejt ashensorit duke folur me vete, po shprehte pendimin pse kishte ndjekur këshillën e të birit, Skënderit. Por vetëm pendimi ishte i pamjaftueshëm për ta qetësuar. Ai po mallkonte nëpër dhëmbë këmbët e veta pse e kishin sjellë në shtëpinë time atë mëngjes të shtune. Po mallkonte edhe fatin përse unë qëllova në Paris gjatë asaj fundjave. Pak nga pak, duke zbritur me ashensor e pastaj duke u endur pa ndonjë drejtim nëpër rrugët e Parisit, mallkimi i tij…

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Histori të thjeshta, krejt të thjeshta

    0

    Një përmbledhje përzgjedhëse e prozës sime të shkurtë, kryesisht parabola, gjatë tridhjetë viteve krijimtari letrare. Me përjashtim të ndonjë korrektimi gjuhësor, prozat nuk janë prekur, duke ruajtur kështu gjurmët dhe ndjeshmërinë e kohës kur janë shkruar.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • I marri

    0

    Me stilin biblik, mendimin e thellë e fjalën e bukur, shoqërimin e teksteve përgjithsisht me skica të realizuara nga vetë ai dhe i njohur veçanërisht për vepën “Profeti”, Gibran u kthye në një ndër autorët më të lexuar në SHBA e mbarë botën perëndimore, ndërkohë që në vendlindjen e tij në Liban, si atëherë ashtu edhe sot festohet si më i madhi.

    500L
    Shtoje në shportë
  • Jetë burgu

    0

    Në këtë pikë të rrugëtimit mendoj se të gjitha këto histori i kam shkruar për t’i pranuar si të miat, si pjesë të vetes sime “të vërtetë” ato rroba dhe ato vuajtje që i kam refuzuar me aq ngulm në krye të herës; për të kuptuar se çeltira ku na duket se do të gjejmë veten tonë të vërtetë duke ecur, për kënaqësinë e trupit dhe shpirtit, me një kuptim jete dhe vdekjeje në zemër, nuk arrihet dot veçse duke bërë inventarin e prangave që lemë prapa.

    800L
    Shtoje në shportë
  • Kafshet

    0

    “Kafshët” është një vëllim me tregime i autorit klasik portugez Miguel Torga. Ky titull çel siparin e një koleksioni të ri të konceptuar nga Botime Pegi, koleksioni “Skandal”, një projekt gjatë të cilit do të vijnë për lexuesit libra dhe autorë që janë dënuar nga shoqëria në kohën kur janë botuar, por që kanë thyer tabu dhe kanë sjellë emancipim.

    700L
    Shtoje në shportë
  • Kompleksi im i Edipit dhe rrefenja te tjera

    0

    Një përmbledhje me tregime që hedh dritë në komplekset më të hershme të njeriut, në ato më të errëtat dhe më të vështirat për t’u kapërcyer.

    1,500L
    Shtoje në shportë
  • Pasi dielli bie

    0

    Letërsia politke nuk supozohet të jetë kaq personale . Satirat nuk supozohet të jenë kaq zemërthyese . Surrealizmi nuk supozohet të jetë kaq i vërtetë . Ndjeshmëria shoqërore nuk supozohet të jetë kaq argëtues . Me lojëra shpejtësie dhe goditje drejt e në zemër , “Pasi dielli bie” i bën të gjitha këto duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në atë që quajmë letërsi.

    1,100L
    Shtoje në shportë
  • Per shkak te vajzave nga Parisi

    0

    Në këtë libër më tregime ajo që bie në sy më fort është tematika e dyzuar; njeriu ballkanas në udhëtimin e tij drejt të panjohurës; emigracionit. Vendi ku përplasën fatet është Amerika. Më penelata të ngjeshura përplot emocion zbulohet dilema e madhe: Do të qëndrojmë, apo do të kthehemi? Sepse ballafaqimi i parë është si një nokdaun në ringun e jetës. Në këto dilema, apo mësime ; mëshirë për të rrëzuarin, dështimi është përvojë, jo humbje, qëndro, vetëm qëndro, duro dhe prit, syri i tregimtarit njohu pamje të reja të sjelljes së individit në një vend të huaj. Megjithëse në moshë të thyer, ai punoi 11 vjet në Nju Jork dhe përvoja e këtyre viteve u ngjiz në tregimet e këtij libri. Por nuk mjafton vetëm vëzhgimi i përimët, apo përvoja vetjake, duhet dhe frymëzimi, mjeshtëria, të cilat dëshmohen me forcë në faqet emocionuese të këtij libri. Emigranti është udhëtari në kërkim të një identiteti të ri. Udhëtari i suksesit apo i dështimit, që përmblidhen në fjalën domethënëse e aq dramatike; përshtatja me Amerikën, Botën e re. Pikërisht të lufta për t’u përshtatur është dhe thelbi i historive në këtë përmbledhje, më ngjyrim të theksuar autobiografik. Gjithashtu dhe çështje të tjera jetike që e mundojnë emigrantin si: vështirësitë gati të papërballueshme që has në fillim dhe malli për atë që ka lënë pas; tokën e tij, të afërmit, miqtë… Në këto përplasje me mjedisin, punën, shoqërinë, në një vend të huaj, të madh, me mentalitet krejt të ndryshëm, siç është Amerika, dalin më mirë në pah, me dramacitet, tipa e karaktere të qëmtuar në jetën e metropolit gjigant e që përbëjnë një hop cilësor në prozën e Roland Gjozës. Intimiteti i ngjarjes, ai mjedis që di të krijojë autori, dukë qenë realist dhe në të njëjtën kohë surealist, herë rrëfimtar si Kuteli i traditës klasike e herë ekstravagant në postmodernizmin e tij si një autor modern, padyshim sjellin në fushën e tregimit shqiptar një frymë origjinale.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Profesor Frojdi flet me peshqit

    0

    Një ndër më të bukurit e serisë së Platonëve të vegjel, më ndriçuesit dhe me ilustrime nga më të bukurat
    Profesori hedh sytë drejt sipërfaqes. Vëren një bretkosë që më kot përpiqet të dalë nga uji. Sa herë që i afrohet qëllimit të vet, një bretkosë tjetër ia fut një shpullë të fortë dhe e rizhyt në ujë.

    700L
    Shtoje në shportë
  • Qielli i rreme dhe tregime te tjera

    0

    Shpjegimi i alkimisê sê fiksioneve të Cortázar-it, që shkrin fantazine me irreale me jetën gazmore te trupit dhe te mugés, jetén e imagjinates, te lire dhe pa pengesa, me jetén e kushtezuar të trupit dhe të historisë, qendron te stili. Një stil që mrekullisht shkërben rrefimin gojor, zhdervjelltésinë e rrjedhshme të së folurés sé perditshme, shprehjen spontane, pa kozmetike dhe pa vetëfryrje, té njeriut të rëndomtë… Edhe gjuha e Cortázar-it eshte fiksion, e sajuar me kujdes, një artific aq efikas sa që duket natyror, nje e folur e riprodhuar e jetés, që shkon tek lexuesi duke rrjedhur drejtpërdrejt nga ato gojë dhe ato gjuhë të gjalléruara të burrave dhe grave prej mishi e gjaku, një gjuhë aq e tejdukshme dhe aq e rratshtë.. sa që ngaterrohet me ato që emërton, me situatat, me sendet, me. qeniet, me peizazhet, me mendimet, për t’i shfaqur më mirë në. autenticitetin dhe vërtetésine e tyre, si nëpërmjet një shkëlqimi te përkore që i ndriçon se brendshmi.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Qyteti i Avullit

    0

    Qyteti i Avullit është zgjerim i universit narrativ të sagës së Zafónit, i adhuruar në të gjithë botën: shkrimtarë të mallkuar, arkitektë vizionarë, ndërtesa fantazmagorike dhe një Barcelonë e mbështjellë me mister mbushin këto faqe me një plasticitet përshkrues të parezistueshëm. Tregimet e Qytetit të Avullit na çojnë në një vend ku dëgjojmë për herë të fundit zërin e paimitueshëm të shkrimtarit, që na bëri të ëndërrojmë si askush tjetër.

    800L
    Shtoje në shportë
  • Rruga e krokodileve

    0

    “Rruga e Krokodilëve”, përmbledhja e gjithë tregimeve të shkrimtarit polak Bruno Schulz (përkthyer nga Romeo Çollaku).Schulz (1892-1942) vlerësohet si një ndër prozatorët më të spikatur të fillimshekullit XX. Në përmbledhjen “Rruga e Krokodilëve” përfshihen dy vëllimet me tregime “Shitoret e kanellës” dhe “Sanatoriumi nën shenjën e klepsidrës”, bashkë me disa tregime të botuara pas vdekjes së autorit.Schulz, hebre me kombësi polake, u ekzekutua me dy plumba në kokë në qytetin e lindjes gjatë okupimit nazist, për një larje hesapesh mes dy oficerëve të Gestapos.

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Stinët e dashurisë

    0

    Mos u ul me gjysëm të dashuruarit ,

    as mos u miqëso me gjysmëmiqtë.

    Mos i lexo gjysmë të talentuarit .

    Mos jeto gjysmë jete,

    as mos shijo gjysmë vdekje .

    Mos përzgjidh gjysmë zgjidhje ,

    mos ndalo te gjysmë e vërteta .

    Mos ëndërro gjysmë ëndrre , as mos u var për gjysmë shprese.

     

    900L
    Shtoje në shportë
  • Teposhte

    0

    Vëllimi me tregime Teposhte është vepra e parë e nobelistes Herta Müller. Këto tregime janë kryesisht autobiografike, të bazuara në fëmijërinë e autores në fshatin rumun Banat.

    800L
    Shtoje në shportë
  • Tregime dhe novela

    0

    Nuk kam ç’të them per Kafkën vetëm pohoj se është një ndër shkrimtarët më të çuditshëm e me të mëdhenj të kohës sone. Duhet nënvizuar edhe diçka: ai mbërriti i pari, e teknika qe zgjodhi i përgjigjej nevojës së tij të brendshme. Nëse e paraqet jetën njerëzore të trazuar nga një transhendencë të pamundur, kjo vjen se ai i besonte asaj trashendence.

    Në pak fjalë, Kafka ndodhet jashtë nesh dhe kjo na jep mundësi që ta rrokim. Universi tij është fantastik e njëherësh i vërtetë.

    Zhan Pol Sartr

    1,090L
    Shtoje në shportë
  • Tregimet

    0
    1,500L
    Shtoje në shportë
  • Tregimet E Detit

    0
    200L
    Shtoje në shportë
  • Tregimet e Tirones

    0
    600L
    Shtoje në shportë
  • Triskuj te vonuem

    0

    Si të gjithë shkrimtarët që kanë shkrue shumë pak, Pjetër Deda, simbas nji përkufizimi të njohun të T.S Eliot, rrezikon vetdijshëm me hy mes autorëve minorë. Megjithatë ai nuk hyn në at’ aradhë vec për këtë arsye, por pse objektivisht i përket nji vrulli t’ndalun që s’ka shpërthye deri në fund.

    800L
    Shtoje në shportë
  • Udha e qumeshtit

    0

    Teksa lexova me ëndje vëllimin me prozë të shkurtër, me titullin kozmik “Udha e Qumështit”, të autorit Agim Hushi, jo thjesht u mrekullova, por njëkohësisht edhe u freskova në këtë zheg korriku, u freskova me tematikën e larmishme të përzgjedhjes për t’ia sjellë përpara lexuesit. Fati im të kem në dorë këtë libër dhe të jem nga të parët lexues që “degustoj” këtë koktej ngjyrash, ndjenjash, udhëtimesh, të sjella me mjeshtëri nga përvojat e çmuara, në etapa të ndryshme të moshës së autorit. Ngjarjet vijnë të përshkruara nëpërmjet një verbi të bukur rrëfimtar, të spikatur dhe modern, pa predikime, moralizime dhe mesazhe të drejtpërdrejta. Lojën e bëjnë personazhet, autori rrëfen duke ruajtur me kujdes statusin si asnjanës, e më tej duke shpalosur çastet më mbresëlënëse e më të papërsëritshme të jetës së tij. Jam i sigurt se një thesar i tillë shpirtëror do të bënte ziliqar çdo shkrimtar, madje çdo eksplorator të pasionuar pas aventurave për udhëtime të gjata e me plot surpriza.

    900L
    Shtoje në shportë
  • Udha e shpreses

    0

    Ky libër i ri me tregime është ndërtuar me mbresat e dy realiteteve, të matanë detit dhe të përkëtej detit… Shumë emocione ndien kur lexon sidomos tregimet e kohës së rinisë së autorit. Ikën autori nga Shqipëria, por nuk ikën Shqipëria nga autori. Largohet autori nga Durrësi, por nuk largohet Durrësi nga autori. Ah! Durrësi i viteve të rinisë… Durrësi, 7 i cili është përshkruar aq bukur në disa tregime të këtij libri, por dhe në romanin “Ndërmjet dy kohëve”, Durrësi i viteve të shkollës, Durrësi i viteve të dashurisë së parë… Durrësi është qyteti i ëndrrave dhe i netëve pa gjumë të autorit, ndaj, si mund të mos e mbartte me vete dhe si mund t’i linte pa hedhur në letër histori dhe çaste aq të bukura, të cilat përshkruhen te tregimet “Midis dy dashurive”, “Mall” “Keqardhje”. Veçanërisht mbresëlënëse janë dy tregimet e para, “Vrasje për vetëmbrojtje” dhe “Monda”, të cilat në një formë origjinale pasqyrojnë pasojat e kurbetit.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Vepra 6

    0
    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Vrasjet në rrugën Morg

    0

    Jemi duke fluturuar në hapësirën e tregimeve të imagjinatës dhe të misterit! Na përshkon tejpërtej ndjenja e trefishtë: ankth, tmerr, mister. Kapluese është frika nga vdekja, të cilën e ka çdo njeri, ekziston vetvetiu në imagjinatën tonë. Brenda këtyre tregimeve gjejmë veten në frikën e patreguar që jetojmë gjithmonë, e cila pushton kohën dhe hapësirën. Ato mund të lexohen e rilexohen shumë herë me kënaqësi, ashtu siç mund të dëgjohen e ridëgjohen shumë herë simfonitë e Betovenit dhe të Moxartit

    800L
    Shtoje në shportë