Kritika franceze e mirëpret artin e Aleksander Moisiut në vitet 1912 – 1913, por gjatë Luftës së Parë Botërore, ai do të angazhohet apo do të detyrohet të angazhohet në ushtrinë gjermane, në skuadriljen e aviatorëve. Marrëdhëniet e tij me francezët logjikisht do të ftohen. Në shtator të 1915-s i kapet rob në Champagne (Francë). Në mars të 1916-s tenton të arratiset gjatë një transferimi në burgun e Toulouse-s (Francë). Hidhet nga treni bashkë me një tjetër gjerman duke u fshehur kështu në një pyll. Shumë shpejt do të kapet dhe do të dorëzohet para autoriteteve franceze. Detajet e kësaj arratie dhe kapja janë përshkruar në mënyrë të hollësishme nga shtypi lokal i kohës. Në qershor të 1916-s, e transferojnë në Gjenevë (Zvicër) bashkë me 25 të burgosur gjermanë (bëhet fjalë për një shkëmbim të burgosurish franko-gjermanë).
Bazuar në hulumtimet më të fundit, zhvillimet qendrore në politikë, shoqëri, ekonomi dhe kulturë krahasohen në mënyrë transnacionale, duke i bërë të qarta dallimet dhe ngjashmëritë mes shteteve të veçanta të Ballkanit, por edhe të mbarë rajonit në kontekstin evropian.
Ballkanizimi i Europës është jo vetëm një përshkrim i gjendjes në Europë, që lexohet me shumë ëndje, por edhe një përgjigje e refektuar për një bashkësi të hapur që nuk i fsheh problemet. Rëndësi vendimtare merr gjetja e zgjidhjeve politike, për të zbutur mosbesimin dhe polarizimin politik.
“Çamëria: Një histori dokumentare”: Ky vëllim për herë të parë në gjuhën angleze sjell një numër të madh dokumentesh historike rreth Çamërisë dhe shqiptarëve çamë si një pakicë etnike në Greqi, me shpresën për të arritur një kuptim më të mirë të historisë së tyre dhe të çështjes çame në tërësi.