Availability: In Stock

BETEJA PER 20 PERQINDSHIN

Autor: Ardit Bido
SKU: 9789994307098

1,500L

Category:

Përshkrim

Është studimi më i plotë deri më sot për çështjen delikate të identitetit etnik në Himarë dhe Konispol, ku përplasjet politike mes shtetit grek dhe atij shqiptar kanë qenë një provë force, që u rishfaq me hapjen e Shqipërisë ndaj botës në fillim të viteve 1990. Autori Ardit Bido, tashmë i stërvitur në rrjedhat e turbullta të historisë politike të Kishës Ortodokse Shqiptare, na jep një tablo shteruese të zhvillimeve që kanë çuar në paqartësitë e sotme rreth identitetit etnik në këto dy bashki.Studimi i Ardit Bidos përbën pa dyshim një kontribut të vyer, pasi shqyrton jo vetëm pasaktësitë e shumta që mbushin literaturën historiografike dhe shtypin e përditshëm, por hedh dritë mbi një realitet që në të vërtetë është shumë më i ndërlikuar se ç’paraqitet nga përshkrimet sempliciste që gëlojnë sot kudo. Si rezultat i këtij studimi na shpaloset para syve një pasqyrë shumë më autentike, e natyrisht, edhe më e besueshme, e gjendjes aktuale ndëretnike në këto treva të Bregdetit të Jugut të Shqipërisë. Dy janë shtyllat ku mbështetet analiza e Bidos: nga njëra anë, përdorimi rreptësisht shkencor i metodologjive dinamike të cilat zbatohen sot në kërkimet sociologjike rreth entiteteve që përgjithësisht përmblidhen me termin “etni”; nga ana tjetër, shtënia në punë e të dhënave statistikore rreth shpërndarjes hapësinore dhe peshës sasiore të anëtarëve të të dy etnive, shqiptare dhe greke.
Ky studim ndjek zgjidhje të reja për vështirësitë e vjetra. Ai thellohet në dinamikën e identitetit etnik në tre fshatra të Himarës dhe të minoritetit vllah. Përtej përcaktimeve konvencionale të statusit të pakicës siç paraqitet nga qeveria greke dhe ajo shqiptare, studimi ngre shqetësime thelbësore që lidhen me fushën e drejtësisë tranzicionale postkomuniste. Veçanërisht, ai nënvizon ndërthurjen e ndërlikuar të çështjeve që lidhen me statusin e pakicës fetare brenda këtij konteksti.I pari studim me të vërtetë serioz mbi “obsesionin” e shtetit grek me pakicën etnike greke: një “obsesion” që u ringjall fuqishëm pas Luftës së Ftohtë kur shqiptarët dhe grekët u “takuan” sërish në kushtet e një pabarazie të skajshme: Greqia si “e fituar” e historisë dhe Shqipëria si një shtet katërcipërisht i dështuar dhe i shkretuar nga regjimi komunist. Që atëherë dhe deri më sot ky “obsesion”- në mënyrë paradoksale i vetmi element që i ka mbijetuar idesë së Madhe (Megali Idea) të shekullit të nëntëmbëdhjetë I bön marrëdhëniet mes dy vendeve t’i ngjajnë vazhdimisht një kardiograme të çakördisur.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

249

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “BETEJA PER 20 PERQINDSHIN”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *