Çfarë ndodh me rastet? Ato shndërrohen në miqësi të reja, mundësi ngazëlluese dhe zbulime të guximshme. Rastet janë ftesa per aventura të mëdha, bileta për të përjetuar përvoja të paharrueshme dhe dyer drejt botësh krejt të reja. Rastet na ndihmojnë të shohim kush jemi, çfarë duam e ku dëshirojmë të shkojmë. Pra, çfarë do të bësh, po të erdhi rasti në dorë? Gjithçka varet nga ti.
Kjo histori do të na frymëzojë për t’ia çelur rrugën asaj, për t’i dhënë hapësirë që të rritet dhe pastaj do të shohim se ç’do të ndodhë. Ideja jonë s’ka ku shkon tjetër. Ajo sapo ka nisur rrugën e saj.
“Për tërë mocarelën e botës, në Kolosé vërtitet një Gladiator i tmerrshëm fantazmë, ndaj asnjë turist nuk guxon ta vizitojë më! Duhet bërë diçka… Ky është një mision shumë i veçantë për mua, Agjentin Sekret Zero Zero J!”
Një grup i njohur i muzikës pop ka ardhur të regjistrojë albumin e ri në Miushford! Do të jetë një rast i papërsëritshëm për të dëgjuar shumë muzikë të mirë dhe për të lidhur miqësi të reja, duke zbuluar edhe talente të fshehura…
Përshëndetje, Jemi Tea sisters! Studiojmë në kolegjin e miushfordit dhe na pëlqejnë aventurat e misteret! Jemi mikesha shumë të veçanta, madje më shumë se mikesha… Motra! Një ëndërr me hap vallëzimi: Falë kursit të baletit klasik të organizuar në miushford nga profesoreshë plie do të mësojmë tërë të fshehtat e kësaj disipline joshëse… Dhe mes pirueteve dhe kërcimeve do të zbulojmë talentet tona!
“Për datëlindjen e teto Lipës kemi organizuar një ekskursion në fshat me tërë familjen Stilton. Sa shumë do të zbavitemi! Doni ta dini me çfarë luajtëm?
“Xhungla, shpella, shkretëtirë, hapësira të mbuluara nga akulli… për tërë mocarelën e botës, obobo ç’frikë maçoku! Për të më kalitur guximin, miku im, Hiena, më mbushi mendjen të hyja në një kurs mbijetese ekstreme! Do të arrij të bëhem një supermiush?”
Motra e Jeronim Stiltonit, është e dërguara e posaçme e Jehonës së Brejtësit. Është gjithnjë e gatshme të niset për udhëtime aventurore prej nga kthehet me artikuj dhe fotografi të bujshme. Tea ka lidhur miqësi të ngushtë me pesë studente të Miushfordit: Koletën, Nikin, Pamelën, Polinën dhe Violetën… Ato janë zemra e grupit Tea Sisters!