-
-
-
-
Agjente Sonja
0“Agjente Sonja” është kalvari i jetës së një gruaje – një jetë që përfshin ngritjen dhe rënien e vetë komunizmit dhe që ndryshoi kursin e historisë. Historia e saj deri tani nuk ishte treguar kurrë.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Becoming Të bëhesh
0Kur ishte vetëm një vajzë e vogël, e gjithë bota e Michelle Robinson-it ishte e mbyllur brencla Anës Jugore të Çikagos, aty ku ajo dhe i vëllai, Craig-u, ndanin së bashku një dhomëz në apartamentin e vogël të familjes dhe luanin ekakusheka në park. Pikërisht në këtë vend, prindërit e saj, Fraser dhe Marian Robinson-i, e mësuan të fliste haptas dhe të mos kishte frikë. Por shumë shpejt jeta e çoi tepër larg, nga sallat e Princeton-it, ku mësoi për herë të parë se çfarë nënkuptonte të ishe në një dhomë e vetmja grua me ngjyrë, deri te rrokaqielli ku punoi si avokate e fuqishme tregtare dhe ku, mëngjesin e një dite vere, një student i Juridikut me emrin Barack Obama, hyri në zyrën e saj dhe ia shpartalloi të gjitha planet. Në këtë libër, për herë të pare, Michelle Obama përshkruan fillimet e martesës, vështirësitë për të gjetur një ekuilibër mes karrierës, familjes dhe ngjitjes së vrullshme të të shoqit në politikë. Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundësinë për të konkurruar për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe na rrëfen për popullaritetin që përjetuan dhe për kritikat që morën përgjatë fushatës elektorale. Me finesë, sens humori dhe një sinqeritet të pazakontë, Michelle Obama përshfaq gjithë jetën e një familjeje që, krejt befasisht, u ndodh nën dritat e projektorëve dhe përballë gjithë botes, si dhe tetë vitet më domethënëse në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo e njohu më mirë vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu më mirë atë. Becoming – Të bëhesh, na shoqëron në një udhëtim nga kuzhinat modeste të Jovas te sallat e ballos në Buckingham Palace, nëpër çaste dhimbjesh therëse dhe provash qëndrueshmërie këmbëngulëse, duke na zbuluar shpirtin e një gruaje të veçantë dhe revolucionare, e cila lufton për t’u ndjerë mirë me veten, plotësisht e zonja për të vënë gjithë forcën dhe zërin në shërbim të idealeve më të larta. Duke rrëfyer me ndershmëri dhe kurajë, Michelle Obama na vë përpara një sfide: cilët jemi në të vërtetë dhe çfarë dëshirojmë të bëhemi?
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
BTS, ikona te K-Popit
0JU NJOHIM ME BTS, MBRETËRIT E K-POPIT, NË BIOGRAFINË E PARË JOZYRTARE TË GRUPIT QË PO PUSHTON BOTËN! Me albume që kanë arritur majat e chart-eve dhe me shumë çmime në emër të gupit, BTS tashmë janë një fenomen muzikor. Përzierja karakteristike e popit me hip-hopin, stili i veshjeve gjithnjë në ndryshim dhe mbështetja e zjarrtë e ARMY-ve, fansave të tyre pasionantë, i kanë ndihmuar të fitojnë famë botërore. BTS: Ikona të K-popit tregon historinë e shtatë djemve nga Koreja e Jugut dhe lindjen e fenomenit më të ri botëror të muzikës. Ky libër rrëfen aventurën e tyre, këngët e secilit prej pjesëtarëve të grupit, muzikën e tyre, çfarë i bën ata të veçantë nga debutimi dhe fillimet e karrierës së tyre deri tani… që kanë arritur sukses botëror. Jupre
-
cesk zadeja
0Libri i përuruar në Akademinë e Shkencave përmban në dy kapituj të gjitha veprat e Zadesë të kataloguara, analiza të tyre si dhe biografinë e plotë. “Çesk Zadeja kuptoi që të ngelej në historinë e muzikës, jo vetëm shqiptare por edhe më gjerë, duhet të ndërtonte gjuhën e tij të përveçme muzikore, dhe e bëri duke krijuar atë që ne e quajmë shkolla kombëtare në muzikë, pra, duke shfrytëzuar rrënjët etnike të muzikës popullore për të ndërtuar gjuhën e tij të përveçme individuale. Libri i fokusohet kësaj çështje në mënyrë të veçantë”, thotë Tole.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Dua Lipa
0Në këtë biografi, gazetarja e muzikës pop, Karolina Sullivan, e cilëson udhëtimin magjepsës të Duas si një nga më frymëzuesit e popit, sidomos me turin “Future Nostalgia”. Ky është portretizimi më i thelluar deri më tani i një ylli të popit në kulmin e famës së saj. SI ARRITI TË BËHEJ DUA LIPA NJË IKONË E KOHËVE MODERNE.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Frida-Biografia e Frida Kahlos
0Frida eshte historia e nje prej grave me te jashtezakonshme te shekullit te njezete, artistes Frida Kahlo. E lindur ne rrethinat e Qytetit te Meksikos, ajo u rrit pergjate viteve te Revolucionit Meksikan dhe, ne moshen tetembedhjete vjecare , qe viktime e nje aksidenti, gjate te cilit u lendua shume dhe iu pamundesua lindja e femijeve. Frides i duhej te shpetonte nga kjo gjendje e zymte, e keshtu ajo mesoi se si te rrinte pa levizur-duke pikturuar. Talenti i saj i vecante beri qe ajo te jete nje nder artistet me te njohura te shekullit. Por, pikturat jane vetem nje pjese e jetes se saj sa te pasur, aq edhe tragjike.Frida eshte gjithashtu historia e nje martese te nderlikuar me artistin muralist Diego Rivera, e lidhjeve te saj te shumta, si per shembull me Isamu Noguchi-n apo Leon Trockin, e angazhimit te saj me Partine Komuniste, e perdorimit te kultures e folklorit meksikan dhe e frymezmit qe qendron pas artit te saj te paharrueshem.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-