-


-


-


-


-


-


-


-


NJË MIQËSI
01,200LNëse do t’i karkonin të tregonte pikën e saktë ku filloi miqësia e tyre, Elisa nuk do të ishte në gjendje të përgjigjej. Ishte nata kur Beatricia u shfaq në plazh – papritmas, si një yll që bie – me sy te gielbër smerald që shkëlqenin në errësirë? Apo ishte më vonë, kur vodhën një pale xhinse në nje butik elegant dhe u larguan si shigjetë me motocikleta? Fundi… ai është i sigurt: kanë kaluar trembëdhjetë vjet, por kujtimet ende dhembin. Sepse tani të gjithë mendojnë se e njohin atë, Beatriçen: e dinë se çfarë vesh, çfarë ha, ku shkon me pushime. E admirojnë, e kanë zili, e urrejnë, e adhuroinë. Por askush nuk e merr me mend sekretin që fshihet pas buzëqeshjes se saj përherë të njëjtë, askush nuk e imagiinon kohën kur “Roseti” ishte vetëm Bea – shoqia e saj më e mira.
-


-


-


-


-


-


-


Nje nga ne fle
0900LNjë roman realist, thellësisht poetik, i mbrujtur në të njëjtin stil si Anne Carson, Një nga ne fle i ka siguruar Klougartit vlerësimet e panumërta dhe kandidime çmimi, duke përfshirë Readers’ Book Award, dhe një vend midis zërave të rinj kryesorë në letërsinë botërore.
-


-


-


-


-


Një patriot lecez ne Shqipërinë osmane
0800LTashmë në dorë të lexuesit shqiptar, “Një patriot leçez në Shqipërinë osmane”, do të rindezë pamjet e freskta të një Shqipërie pak të njohur e të një kryeqendre si Shkodra, ku jetonin pranë e pranë njerëz të kombësive të ndryshme, duke shqyrtuar kështu karakterin kozmopolit të Shqipërisë së kohës dhe ngjarjet që e karakterizuan ate .
-


-


-


-


-


-


Nje princeshe e vogel
0450LSara Krui është nxënëse në shkollën luksoze me konvikt të zonjushës Minçin. Ajo ka ajkën e gjithçkaje. Po kur babai i saj i pasur vdes, ajo mbetet pa një dyshkë. Tani Sara jeton në papafingon e ftohtë dhe punon për të siguruar kotheren e bukës. Vetëm magjia mund ta bëjë atë të jetë…
-


-


-


-


Një rrëfim lëndues
0900L“Aq sa të bën për të qeshur, po aq edhe ta copëton zemrën.” Charlie Brooker “Një libër i mrekullueshëm, me humor therës dhe të thëna pa dorashka.”
-


-


-


-


-


-


-


Nje shtepi teper e qete
01,000LNë krye të klasifikimeve letrare në të gjithë botën. Një triller veçanërisht tërheqës nga autorja e bestsellerit Një familje thuajse e përsosur.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Një varrim për çdo regjim
01,200LTrupat e vdekur nuk kanë mundësi të flasin, megjithatë kumti që bartin vjen përmes të gjallëve. Regjimet themelohen pazgjidhshmërisht prej trupave dhe soliditeti i tyre vjen paradoksalisht përmes përkujdesjes, kërkimit dhe rizbulimit të eshtrave. Nuk ka regjim të vendosur në Shqipëri, që të mos jetë ngritur e themeluar mbi to, apo që të mos u jetë mbivendosur eshtrave, duke i rikonfiguruar në mënyrë të vazhdueshme. Ato mbeten një gur themeli i pakontestueshëm. Rëndësia e Varrezave të Dëshmorëve për regjimin komunist ishte po aq e madhe sa politika të tjera zyrtare, si industrializmi apo emancipimi. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për materializimin monumental e përkujtimor të dëshmorëve, si themel që justifikonte gjenezën e regjimit, por shfaqet qartazi dhe përpjekja për të njësuar dëshmoret, për të njesuar gjithçka që konsiderohej përpjekje ultrashekullore e shqiptarëve për liri.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Njembedhjete minuta
01,500L“Njembedhjete minuta” rrefen historine e Maries, nje vajze nga nje province e Brazilit, e cila mbetet zemerthyer nga pervoja e saj e pare ne dashuri. Ndaj dhe, qe ne moshe fare te njome, ajo druhet se ska per ta gjetur kurre ndonjehere dashurine dhe se “Dashuria eshte dicka e tmerrshme qe te ben te vuash”. Si pasoje e nje takimi rastesor ne Rio ajo e gjen veten ne Gjeneve, me endrren e fames dhe fatit, por qe perfundon rrugeve si prostitute. Ne Gjeneve Maria largohet edhe me shume nga dashuria, nderkohe qe ndihet e magjepsur nga seksi. Por ne fakt, ky qendrim i saj i deshperuar ndaj dashurise vihet ne prove kur ajo takon nje piktor te ri, te pashem, e te famshem. Ne kete odise vetezbulimi, Maries i duhet te zgjedhe midis rruges se erret te kenaqesise seksuale si qellim ne vetevete apo te rrezikoje gjithcka per te gjetur “driten e saj te brendshme” dhe te seksit te shenjte, pra te seksit ne kontekstin e dashurise. Ne kete roman te ri rrembyes dhe te guximshem Paulo Coelho rremon ne natyren shpirterore te seksit dhe dashurise, duke na ftuar qe te perballemi me paragjykimet, demonet tane, per te perqafuar “driten tone te brendshme”.
-


-


-


-


-


-


Njeqind ore te nates
0800LEmilia de Uit, 15-vjeçare, ka qenë gjithmonë shembullore, por kur babai i saj shkakton një skandal dhe në internet fyerjet vërshojnë nga të gjitha anët, ajo bën gati valixhen dhe ia mbath për në Nju Jork, qyteti i saj i preferuar, pa i thënë askujt. Për t’u larguar nga skandali që ka tronditur Amsterdamin, për të cilin fajtor është i ati.Ky nuk është një udhëtim i zakonshëm: është deklarata e pavarësisë e Emilias. Është mundësia e saj për të lënë pas jetën që prindërit po ia shkatërrojnë. Për të parë edhe nëse e ëma, artisja me famë botërore, do ta vërë re mungesën e saj.Nju Jorku ia rrëmben zemrën Emilias sapo e shkel, edhe pse asgjë nuk shkon sipas planit. Ajo zbulon se apartamenti i marrë me qira nëpërmjet internetit, nuk ekziston. Përveç kësaj, një uragan i egër, Sendi, është rrugës për në Nju Jork. Si mund të mbijetosh dhe t’ia dalësh pa prindërit, pa rehatinë e përditshme, vetëm në shoqërinë e dy adoleshentëve të saponjohur dhe një vajze të vogël të guximshme? A mund të shpëtosh nga problemet dhe vetja midis kaosit të jetës metropolitane? Emilia do të përballet me uraganin, duke kuptuar se stuhitë të tronditin vërtet, por ndonjëherë janë të nevojshme, sidomos kur të ndriçojnë njëqind orët e natës.
-


-


-


-


-


-


-


-

