Availability: In Stock

Njembedhjete minuta

SKU: 09948

800L

“Njembedhjete minuta” rrefen historine e Maries, nje vajze nga nje province e Brazilit, e cila mbetet zemerthyer nga pervoja e saj e pare ne dashuri. Ndaj dhe, qe ne moshe fare te njome, ajo druhet se ska per ta gjetur kurre ndonjehere dashurine dhe se “Dashuria eshte dicka e tmerrshme qe te ben te vuash”. Si pasoje e nje takimi rastesor ne Rio ajo e gjen veten ne Gjeneve, me endrren e fames dhe fatit, por qe perfundon rrugeve si prostitute. Ne Gjeneve Maria largohet edhe me shume nga dashuria, nderkohe qe ndihet e magjepsur nga seksi. Por ne fakt, ky qendrim i saj i deshperuar ndaj dashurise vihet ne prove kur ajo takon nje piktor te ri, te pashem, e te famshem. Ne kete odise vetezbulimi, Maries i duhet te zgjedhe midis rruges se erret te kenaqesise seksuale si qellim ne vetevete apo te rrezikoje gjithcka per te gjetur “driten e saj te brendshme” dhe te seksit te shenjte, pra te seksit ne kontekstin e dashurise. Ne kete roman te ri rrembyes dhe te guximshem Paulo Coelho rremon ne natyren shpirterore te seksit dhe dashurise, duke na ftuar qe te perballemi me paragjykimet, demonet tane, per te perqafuar “driten tone te brendshme”.

Kategoria: ,

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Njembedhjete minuta”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *