-


-


-


-


-


Ndermjetesi
01,200LNë orët e tij të fundit në detyrë, Presidenti që së shpejti do të largohet nga detyra, firmos një amnisti të diskutueshme, nga ato të minutës së fundit.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Ndodhi ne vjeshte
01,200LNdodhi ne ballo, ku bukuroshja Liliane Bouman zbuloi qe temperamenti i saj prej amerikaneje,s’shihej me sy te mire ne shoqerine e sterholluar amerikane. Sidomos nga Lord Uestklifi, Markusi,beqari i arte me i padurueshem i qytetit.Ndodhi ne kopsht, ku Markusi dhe Liliana zbuluan qe nje puthje e vetme plot pasion mund te vlente me shume se nje mije paragjykime arrogante dhe madje me shume se nje parfum afrodiziak!
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Ne duart e askujt
01,400LI kërcënuar nga mafia, polici Gianni Palagonia dërgohet në një Kuesturë në Italinë e Veriut, ku duhet të rifillojë një jetë të re së bashku me familjen.
Kundër vullnetit të tij, fati e çon sërish të merret me Koza Nostrën dhe më pas në ballë të operacionit më të madh antiterrorist të viteve të fundit, ai, që pas vrasjes së profesorit Marko Biaxhi dhe inspektorit Emanuele Petri, do të çojë në asgjësimin e Brigadave të Kuqe të Reja.
E ndërsa jeta e policit bëhet gjithnjë e më e vështirë, e furishme dhe e rrezikshme, jeta private shkalafitet dita-ditës, në tëhuajtje, në vetmi, në një rutinë të përditshme, në të cilën asgjë nuk duket se ka kuptim.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Ne jemi drita
01,000LNje roman qe te tensionon dhe ne te njejten kohe teper aretues per njerezit e vegjel ne nje bote te madhe dhe deshiren e tyre angazhuese,por edhe shkaterruese per te besuar ne idealet e larta .
-


-


-


-


-


-


-


Në kërkim të gjuhës së përkryer në kulturën europiane
01,000LHistoria e një iluzioni dhe e një dështimi: kërkimi i një gjuhe të vetme dhe të përkryer, të aftë për të vëllazëruar të gjithë europianët. Nje ëndërr e ndjekur me këmbëngulje, që nga shekulli VI e.r.deri në ditët e sotme, përmes kodeve dhe gjuhëve më të ndryshme që nga matematika deri te kompjuteri, që nga magjia deri tek astrologjia, që nga esperantoja deri te hibridët modernë ndërmjet gjuhëve të ndryshme. Edhe një herë Umberto Eco u blaton lexuesve aftësinë e tij për t’u endur në fushat më të ndryshme të dijes, me rremb të mbarë rrëfyes. UMBERTO ECO (Alessandria, 1932) është profesor i semiotikës dhe President i Shkollës së lartë të Studimeve Humaniste (Scuola Superiore di Studi Umanistici) në Universitetin e Bolonjës. Eshtë autor i: Opera aperta (Milano 1962), Trattato di semiotica generale (Milano 1975), Semiotica e filosofia del linguaggio (Torino 1984), I limiti dell’interpretazione (Milano 1990), Kant e l’ornitorinco (Mila no 1997), si edhe i pesë romaneve.
-


-


-


-


Në kërkim të Xhulias
01,000LXhulia Sejmur zhduket krejt papritur një ditë më se të zakonshme tetori dhe i dashuri i saj, Uilliam Harris, e gjen veten në një situatë që nuk e kishte menduar kurrë. Tre vitet e kaluara me Xhulian kishin qenë më të lumturat e jetës së tij. Edhe Xhulia kishte qenë e lumtur me të. Ishte ndier me fat që mundi të dashuronte edhe një herë tjetër në jetë. Atëherë, përse braktisi gjithçka?
-


-


-


-


-


-


-


-


Ne limb
01,050LManuela ka flokë të prerë shkurt dhe buzëqeshje fëmije, trup atleteje dhe mban paterica. Në Afganistan ka drejtuar një togë me tridhjetë burra dhe tani është kthyer në shtëpi. Jeton, por nuk është e aftë ta përballojë jetën. Pas atentatit nga i cili ka shpëtuar gjallë, i kanë dhënë një detyrë: duhet të kujtojë luftën, shkretëtirën, ushtarët e saj, pluhurin, gjakun. Por rindërtimi i së shkuarës nuk mjafton për të rilindur… NË LIMB Një histori dashurie dhe humbjeje, vdekjeje dhe qëndrese, që ngre pikëpyetje mbi zgjedhjet dhe përgjegjësitë tona. Melania G. Mazzucco ka lindur në Romë. Është autore e romaneve të përkthyera në rreth 25 gjuhë të botës. Më 1996 botoi romanin e saj të parë Puthja e Meduzës, e ndjekur nga vepra të tjera, si: Vita, Një ditë perfekte, Pritja e gjallë e engjëllit, Arkitektja. Është fituese e disa çmimeve të rëndësishme, si: Strega (2003), Comisso, Viareggio-Tobino etj. Mimoza Hysa është diplomuar për gjuhë italiane në Universitetin e Tiranës. Është përkthyese e autorëve më të rëndësishëm të letërsisë italiane, si: Leopardi, Ungaretti, Montale, Buzzati, Claudio Magris dhe Melania G. Mazzucco. Fituese e disa çmimeve të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit, ndër të cilët dhe e Çmimit të Madh të Përkthimit për vitin 2014 nga Ministria italiane e Kulturës
-


-


-


Ne mbrojtje te kapitalizmit
01,800LRainer Zitelmann shqyrton dhjetë kundërshtimet më të zakonshme ndaj kapitalizmit: kapitalizmi çon në uri dhe varfëri, në pabarazi në rritje, në konsum të panevojshëm, në shkatërrimin e mjedisit, në ndryshime klimatike dhe luftëra.
-


Në mes të urës
01,200L“Në mes të urës” e sjell ish-gjyqtarin dhe ish-ministrin Shefqet Muçi, në moshën tetëdhjetëvjeçare si një shkrimtar. Ngjarjet që tregohen në faqet e librit janë të vërteta, bëhen më të thjeshta për lexuesit dhe marrin, natyrën e tregimeve letrare. Jo vetëm rreket të riprodhojë ngjarjet më saktësinë që kanë ndodhur, siç i ka dëshmuar dhe gjykuar, por edhe të hyjë në piskën e personazheve. Thotë se është munduar të jetë objektiv, të vlerësojë provat e të zbatojë ligjin në fuqi. Ligjet nuk i bën gjyqtari. Ai i zbaton, i pëlqen apo nuk i pëlqen ato…
-


-


-


-


-


-


-


-

