-


-


-


-


Lule të këputura
0900L“Lule të këputura”, mbeti një punë e pakryer, njëlloj si Simfonia e Schubertit, ndaj ndoshta edhe përqasja me muzikën. Veçse koha e pakryer, semiotikisht është një kohë foljore e bukur: ajo bart të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. Ndaj është një kohë e pakohë, që të ndërmend amshimin. Njëlloj siç mbeten të amshuara edhe poezitë e Baudelaire, të cilat edhe pas 165 vitesh kanë po atë amzë magjie. Kjo përmbledhje në shqip don të kremtojë edhe 165-vjetorin e botimit të tyre herësëpari, para se mbi to të binte censura shekullore.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Lumturia është një zgjedhje
0700LAutorja kërkon që përmes argumenteve të shumtë të na bindë se “është vendimi ynë dhe i askujt tjetër nëse duam të jemi të lumtur apo jo”. Jeta është një proces i përjetimeve. Zgjedh të përjetosh lumturinë. Përdore këtë libër si forcën tënde shtytëse. Paç fat.
-


-


-


-


-


-


-


Lustrum
01,200LShkrimtari britanik Robert Harris na sjell një thriller makiavelian nga Roma e lashtë, parë nga sytë e një skllavi. Banda kriminale të punësuar nga pasunarë të rënë nga vakti që përzjehen me delikatesën e argumentimeve ligjore dhe besëtytënitë fetare, shoqëruar me aventura. Romani i Harrisit lexohet njëkohësisht si një histori plot humor dhe një udhërrëfyes se si funksionon politika, ajo e Romës së lashtë, por më së shumti, kjo e kohës sonë.
-


-


-


-


-


-


-


Macja
0800LNyja e dashurisë dhe besnikërisë – ndaj fëmijërisë dhe maces që e shoqëron atë – është shtylla kryesore e kësaj novele: ëndrra për një fëmijëri të përjetshme dhe nostalgji për një dëlirësi që nuk mundet të përshtatet me jetën prej të rrituri. Novela, e botuar për herë të parë më 1933, thuhet se është një lloj dedikimi i Colette-s për macen e saj.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Magelani Njeriu dhe vepra e tij
01,400LNë histori vlera morale e veprës nuk përcaktohet nga për fitimi material. Përgjatë rrjedhës së kohës, njerëzimin e pasuron vetëm ajo vlerë që ia ngre nivelin e diturisë dhe ia forcon vetëdijen e tij krijuese. Nisur nga kjo, vepra e Magelanit ua kalon të gjitha veprave heroike të kohës kur jetoi.
-


-


-


-


Magjia e mendimeve te medha
01,190LKy libër nuk ofron premtime boshe por një program të menduar me shumë kujdes për të përfituar sa më shumë nga puna, jeta, martesa dhe komuniteti në të cilin jetoni. Ai ju rrëfen se nuk keni pse të jeni intelektual apo të keni lindur me talent për të pasur sukses në jetë dhe për të arritur kënaqësi, por duhet të mësoni dhe kuptoni shprehitë e të menduarit dhe të sjelljes në mënyrë që të arrini aty ku dëshironi.
-


-


-


-


-


-


-


Magjistratura në demokracitë bashkëkohore
0900LKy libër është një instrument i dobishëm për të kuptuar dinamikën e marrëdhënieve midis magjistraturës dhe politikës në demokracitë kushtetuese, domethënë, në regjimet që priren të pajtojnë parimet e sovranitetit popullor me respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve, një detyrë kjo e fundit që në një shkallë të gjerë u është besuar gjykatësve.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Maksi dhe futbollistet fitimtare
0470LMaksit i ka ardhur në majë të hundës që e treta A gjithmonë rrihet në futboll nga e katërta B. Por në festën sportive nuk duhet të ndodhë kjo. Në skuadrën e tyre as trajneri më i mirë nuk bën punë, pasi të gjithë grinden më njëri-tjetrin. Por Maksi që është tip, e gjen zgjidhjen: ai merr maskotën e duhur, me ndihmën e sëcilës e treta A bashkohet dhe, ndoshta, mund edhe të fitojë lojën.
-


-


-


Maktub
01,200LMbi 25 vjet pas suksesit mbarëbotëror të romanit “Manuali i luftëtarit të dritës”, Paulo Coelho i shoqëron lexuesit në një rrugëtim të ri përmes fuqisë së fjalëve dhe të mendimeve. Një ftesë që secili të zbulojë jetën nga këndvështrime të reja, të kërkojë vetveten, të imagjinojë dhe të realizojë fatin e vet të ndritshëm.
-


-


-


Mali je ti
01,200LKy eshte nje liber per veteshkaterrimin. Pse e bejme ,kur e bejme dhe si ta ndalojme njehere e pergjithmone.
-


-


-

