-


Dhoma e fluturave
01,400LLucinda e sagës 7 motrat vjen me një roman të ri në shqip: Një shtëpi fantastike. Një fëmijëri përrallore. Një sekret shkatërrues. Personazhe të paharrueshme dhe të vërteta tronditëse në këtë roman të ri magjepsës të autores bestseller Lucinda Riley.
-


-


Dhomat pa mure
01,700LIshte si një shkundje, kur e lexova për herë të parë. M’u duk sikur qe shkruar për mua: “Idhujt s’duhen prekur, prarimi i tyre të mbetet ndër duar”. Prej fare pak kohësh kisha filluar të njihja nga afër ndonjë prej atyre që u kisha adhuruar librat, mbi kopertinat e të cilëve emri u qëndronte si mbi një fron mbretëror. Por, me gjasë, diçka tjetër kisha qenë duke pritur nga njohjet. Nuk e kisha të qartë se çfarë. S’e kuptoja pse pritshmëritë nuk po më përmbusheshin. Ama, shprehja që s’di ku e lexova, për ta shkruar menjëherë se mos e harroja, në faqen e parë të një blloku telefonash që e mbaja gjithnjë me vete, ishte çliruese. Duke më mjaftuar libri, unë vazhdoja megjithatë ta kisha për zemër të rendja e t’i takoja shkrimtarët. Në këtë pikë, mendimi më përputhej më shumë me atë të Salingerit që thoshte pak a shumë se kur mbaronte një libër të mirë ndiente një lloj dëshire për ta pasur mik shkrimtarin, në mënyrë që të mund ta merrte në telefon. Me siguri, jo thjesht për ta përshëndetur a uruar për librin. Më shumë nga kureshtja. Është një lloj kureshtjeje nga e cila të gjithë ata që lexojnë përthithen, sado që në masa të ndryshme e forma të pakrahasueshme.
-


-


Dhuna, gjashtë përsihatje të tërthorta
01,000LNë këtë libër, Žižek analizon fenomenin e dhunës në të gjitha format që kjo merr në shoqëritë tona. Autori orvatet t’i kategorizojë këto forma (dhunë subjektive, objektive dhe sistemike) dhe, duke iu qasur këtyre nëpërmjet filozofisë, artit, studimit të rasteve historike, ai kërkon të nxjerrë në dritë ato zona të errëta, shpeshherë të fshehura, të ushtrimit të dhunës.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Dielli qe perendon
0700LDielli që perëndon nga Osamu Dazai është një nga romanet më të mira të letërsisë japoneze të shekullit të njëzetë.
-


-


Dieta e pasionit
01,200LPër çdo grua që është ndier ndonjëherë e nënvlerësuar apo që ka menduar të heqë dorë nga ëndrrat e saj, Erika do të jetë si një fllad çlodhës dhe gazmor. “Dieta e pasionit” është për të gjithë ata që vlerësojnë humorin dhe sarkazmin. Me një sinqeritet të mirëfilltë që është sa zbavitës aq edhe prekës, do të qeshni e do të qani, ndonjëherë edhe në të njëjtën kohë.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në arkitekturë
01,000LTrajtimi i arkitekturës në dimension më tepër shpirtëror e emocional, siç është dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në arkitekturë, është thelbi i këtij libri. Hapësira arkitektonike dhe mënyra se si e perceptojmë atë, si dhe përjetimi i kësaj hapësire, janë indikatorë të fuqishëm në jetën e njeriut.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Diplomacia
02,500LNjë libër jashtëzakonisht i rëndësishëm… nga ana intelektuale i saktë, i ndershëm dhe i guximshëm… duke qenë një kritik dyshues dhe i regjur i Kissingerit për gati tri dekada, unë e pashë veten të mundur.”
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Dita e kukuvajkës
01,000LNë një cep të Sicilisë, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush, madje, përpiqet t’i devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme e ku të cunguara, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj vrasjen e sipërmarrësit është ndershmëria. Po kush shqetësohet nga prania e një sipërmarrësi të ndershëm, duke u bërë madje vrasës i tij? Shkrimtari Sciascia e përmend këtu mafian për herë të parë. Mjafton të lexosh faqen e parë të Ditës së kukuvajkës për të kuptuar se më në fund, mafia po fillonte të ekzistonte edhe në fjalë. Këtu, në fakt, Sciascia zbulon njëherë e mirë mënyrën e tij të pagabueshme të rrëfimit, duke u fiksuar në thelbin e kuptimit, qoftë edhe me një gjest apo hollësi të vogël. … qëllimi im ishte që t’i jepja jo thjesht masë, thelb dhe ritëm rrëfimit, por edhe që t’i bëja ballë mospranimit, rastësor e të mundshëm, që mund të vinte prej kujt e gjykonte veten të prekur pak a shumë drejtpërdrejt nga vepra ime. Sepse në Itali, siç e thotë ajo shprehja, “nuk mund të bësh shaka as me shenjtorë, as me varfanjakë”: të mos flasim pastaj për rastet kur nuk e ke pasur me shaka, por fare seriozisht.
-


-


-


-


-


Dita kur gjyshja bllokoi internetin
0800LA mund të jenë të lumtur fëmijët kur nuk punon interneti? Mos ndoshta gjyshja duhet ta bllokojë ndonjëherë sinjalin? Zbuloni aventurën gazmore plot humor dhe mesazhe pikante nga autori gjerman Marc-Uëe Kling. Mosha e rekomanduar për lexim: 6+.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-

