“Dashuri shtrigane”,vepra e fundit e shkrimtarit Roberto Arlt,botuar ne vitin 1932,eshte historia tragjikomike e inxhinierit Estanislao Balder, i cili ne kundershtim me moralin e kohes,vendos te divorcoje gruan e tij, nga perjetimi i nje historie dashurie me nje adoleshente,pak perpara grushtit te shtetit ne vitin 1930.Balder tridhjetevjecar,ben nje jete monotone dhe te stresuar nga puna dhe lidhja bashkeshortore,prandaj ka vendosur qe te gjeje shpetim duke e braktisur familjen.Por,reagimet atipike dhe mendjengushta te familjareve per dashurine,seksin dhe martesen.nuk e tejkalojne optiken e levizjeve te shoqerise se kohes.Arlt eshte nje vezhgues i holle i frymes metafizike dhe absurdit te kesaj shoqerie. Kjo histori dashurie e mrekullueshme dhe analize psikologjike,eshte nje shuplake per kohen,jeten vanitoze,zakonet dhe hipokrizine e shoqerise se Argjentines.
Për të gjithë adhuruesit e letërsisë së Ann Patchett, romani “Liqeni Tom” vjen në gjuhën shqipe më datë 1 Gusht 2023, publikuar në të njëjtën kohë në të gjithë botën! Nga autorja e mirënjohur e romaneve “Shtëpia holandeze” dhe “Bel Canto” vjen një roman me nuanca intelegjente dhe me një rrëfim tepër të sinqertë për familjen dhe për jetën e nënave që kanë jetuar përpara lindjes së fëmijëve të tyre. Një roman elegjiak mbi dashuritë e humbura, dinamikat e të përditshmes dhe historive befasuese.
Jaehee Lim, është një shkrimtare e talentuar koreane, e cila u zgjodh fituese e Çmimit të 9-të Botëror të Letërsisë, organizuar nga SIlbo dhe K. P. I. P. Agency. Lim ka lindur në Cheorwon në SH.B.A, në vitin 1964 dhe emigroi në Hawaii në vitin 1985. Romani i saj Parajsa Jote, që do të realizohet edhe film nga Netflix, i shkruar në gjuhën koreane, është një debutim shumë i suksesshëm.
Përkthimi i poezisë së Cezar Ivănescu-t është një provokim dhe një ndërmarrje e vështirë. Vështirësitë e përkthimit të saj nuk janë të rendit gjuhësor, por të nivelit të kuptimit, të thellësisë, peshës së fjalës mbi dhe nëntekstor, të simbolikës, të gjetjes së çelësave dekodifikues, të kuptimit të mistikës së saj, të transmetimit të muzikalitetit të saj etj. Në tekstet e poetit Cezar Ivănescu mund të ketë poezi që të pëlqejnë më shumë apo më pak, por në to vibron diçka “e shenjtë”. Hyjshmëria e vetme e poetit është lindja, akti i krijimit, i cili kashtos gëzimin me vuajtjen, frikën me shpresën
Zëri i Natasha Lesterit është shumë i veçantë. Ajo arrin të kapë detaje shumë autentike nga historia si: gjëmimi i daulleve të luftës, apo rrëshqitja e butë e një copë mëndafshi të hollë. Këto elementë prej fi ligrane, e bëjnë atë një nga autoret e sotme më të shquara të trillerit historik. Është forca emocionale e shkrimit të saj që e bën gjithçka të duket reale. Duke u nisur nga ngjarjet e modës së lartë franceze, Lester ka thurur një histori të mrekullueshme, origjinale duke e përjetësuar.
“Shkretëtira e Tartarëve”, botuar për herë të parë në vitin 1940, është një roman monumental letërsisë italiane, me ngjarje intensive dhe sureale, dhe renditet në listën e nëqind romaneve më të bukura, të shekullit të 20-të. Buzzati e kishte marrë ngacmimin për subjektin e kësaj vepre nga poema e Kavafit, Në pritje të Barbarëve…
Një foshnjë e lindur në kazermat e Aushvic Birkenaut në tetorin e vitit 1944. Një sonatë e kompozuar nga një oficer i ri gjerman, në të njëjtën datë, po në Aushvic. Dy histori që kryqëzohen dhe që plotësojnë njëra-tjetrën. Disa dekada më vonë, Amalia, vajza portugeze e një babai gjerman, fillon të heqë velin që mbulon të kaluarën naziste të familjes, nëpërmjet një partiture muzikore të gjetur, e nënshkruar nga gjyshi i saj Friedrik dhe e titulluar “Për Hajan”.
Në fund të romanit , Florentina Keini zgjidhet Presidente , gruaja e parë presidente e SHBA . Një mbrëmje , në orën 19:30, FBI-ja mëson për thurjen e një komploti që synon vrasjen e saj , kërcënimi i 1752-të brenda një viti . Në 20:30 pesë persona i kanë grumbulluar të gjitha detajet . Pa shkuar ora 21:30 , katër prej tyre kanë nderruar jetë .