Romani “Darka e gabuar” është shkruar mes Malit të Robit (Durrës), Luganos së Zvicrës dhe Parisit gjatë verës dhe dimrit 2007-2008. Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister , është subjekti i romanit të Kadaresë. Ndonëse i bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë, dhe ndonëse i hetuar për një kohë tepër të gjatë, herë haptas e më së shumti, në fshehtësi, e vërteta e darkës ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotësisht.
Në këtë roman bëhet fjalë për ngjarjet në qytetin e Gjirokastrës, nga pushtimi nazist deri tek vdekja e Stalinit me 1953. Romani fillon me ardhjen e gjermanëve në Shqipëri , pararoja e të cilëve goditet në kufi nga partizanët, gjë që i zemëron gjermanët, të cilët vendosin ta hedhin qytetin në erë
Në tregim unë do t’i përmbahem hamendjes sime, sipas së cilës Hamza Sinani, tek shkonte drejt ashensorit duke folur me vete, po shprehte pendimin pse kishte ndjekur këshillën e të birit, Skënderit. Por vetëm pendimi ishte i pamjaftueshëm për ta qetësuar. Ai po mallkonte nëpër dhëmbë këmbët e veta pse e kishin sjellë në shtëpinë time atë mëngjes të shtune. Po mallkonte edhe fatin përse unë qëllova në Paris gjatë asaj fundjave. Pak nga pak, duke zbritur me ashensor e pastaj duke u endur pa ndonjë drejtim nëpër rrugët e Parisit, mallkimi i tij…
Besnik Mustafaj ka sjelle nje roman mbi fatin apo fatkeqesine e pozicionit gjeopolitik te Shqiperise se pas Luftes se Dyte Boterore, i cili percaktoi edhe fatalitetin e nje kombi nen komunizem.
Një përmbledhje përzgjedhëse e prozës sime të shkurtë, kryesisht parabola, gjatë tridhjetë viteve krijimtari letrare. Me përjashtim të ndonjë korrektimi gjuhësor, prozat nuk janë prekur, duke ruajtur kështu gjurmët dhe ndjeshmërinë e kohës kur janë shkruar.
Jam e bindur se prekja, admirimi, apo dhe shijimi i mrekullive të qytetërimit të lashtë kinez, janë të pamjaftueshme për të rrokur thelbin e një trashëgimie e të një kulture krejt të veçantë, me kontribut të pamohueshëm në historinë e zhvillimin e njerëzimit. Ndoshta, prandaj u shkrua dhe ky libër: si një përpjekje modeste për të kundruar, por edhe për të parë përtej syprinës së gjërave, për të shijuar ekzotizmin, por edhe për të përcjellë, për aq sa kam mundur, kodet, kumtet e simbolet e një jete e të një kulture “tjetër”…
Romani i ri “Këpuca e aktorit”, i shkrimtarit tonë, Visar Zhiti, me një shtrirje në tre epoka të historisë së Shqipërisë, është një sagë familjare, e populluar me personazhe fiksionalë dhe realë, e përqendruar në lojën e teatrit, në kuptimin e drejtpërdrejtë apo metaforik, në skenë dhe jashtë saj.
Në romanin “Kështjella” Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin përreth kështjellës në një peizazh dimëror.
Konstandini është figura e të vetmit disident në galerinë e personazheve kadareane. Ai nuk është aspak kundërshtar politik i shpallur, por i përket botës së fantazmave dhe ashtu si shajnitë e të atit të Hamletit, ai rikthehet për të trazuar shpirtin e të gjallëve.
Nuk kisha qëllim të parë tu tregoja historinë time apo të brezit tim në kohën e diktakturës komuniste , por të ndriçoja ato ndjesi e mendime të fshehta , që i mbajmë në zonat e errëta të qenies sonë që nga fëmijëria . Përjetova të njëjtën ndjesi të fuqishme , si atëherë kur shkrova dhe publikova poemën ” Vrima” . Pikërisht këtë çlirim të mbrekullueshëm energjie , mbushur me dhimbje e lumturi , dua ta ndaj me ju . – Rita Petro –
Në tregimet e Ukajt situatat narrative përkthehen në figura (ngjashëm si te Kafka), por kësaj i mbivendoset shtresa e diskursit abstrakt/eseistik, që i shndërrojnë ato në modele diskursi simbolik/alegorik. Kjo shihet edhe te njerëzit e novelave të tij: ata nuk emërtohen rastësisht si perandori, gjenerali, udhëheqësi etj., si funksione të abstraktuara nga plotnia e jetës/ekzistencës njerëzore. (Günther Anders)