-


-


Anti pinoku – Anti pinocchio
01,000LÇfarë është AntiPinoku? Procesi i të shndërruarit nga njeri në marionetë? Apo nga adult në ‘infans’ (në sensin e kujt nuk di të flasë)? Kjo përmbledhje me tregime të shkurtra është një serënditje fshehkash (lexo si vend0shehjejesh, të vërtetash dhe të vetvetes). 6 tregime nomade dhe pa atdhe
-


-


-


-


-


-


-


Gegerishtja verilindore
01,500LPrej ketij teksti kuptojme dhe si e projekton te shkuaren nje intelektual dhe politikan fort i debatuar,me dritehije ne figuren e tij, te cilat krijohen pikerisht edhe per shkak te mosnjohjes plotesisht te portretit te tij ideologjik.Ne nje kohe kur tekstet historike lind nevoja te rishikohen dhe plotesohen in perpetuum, ky eshte nje tekst i historise se Shqiperise pergatitur nga Mustafa Merlika-Kruja,por ne te njejten kohe eshte edhe histori e vete autorit te tij.
-


-


-


Mësim hyrës
01,000LLexuesi njihet në këtë monografi me Mjeshtër Dhanilin, mësuesin voskopojar arumun të fillimshekullit të XIX dhe produktin e tij letrar-didaktik në katër gjuhë të ndryshme ballkanike, që gjëllijnë ende sot e gjithë ditën të përçudnuar në limbin etnonacionalist ballkanik, falë interpretimit aspak fatlum të ndonjë kumti që shoqëron pjesën e tij hyrëse.
-


-


-


-


Një patriot lecez ne Shqipërinë osmane
0800LTashmë në dorë të lexuesit shqiptar, “Një patriot leçez në Shqipërinë osmane”, do të rindezë pamjet e freskta të një Shqipërie pak të njohur e të një kryeqendre si Shkodra, ku jetonin pranë e pranë njerëz të kombësive të ndryshme, duke shqyrtuar kështu karakterin kozmopolit të Shqipërisë së kohës dhe ngjarjet që e karakterizuan ate .
-


Një varrim për çdo regjim
01,200LTrupat e vdekur nuk kanë mundësi të flasin, megjithatë kumti që bartin vjen përmes të gjallëve. Regjimet themelohen pazgjidhshmërisht prej trupave dhe soliditeti i tyre vjen paradoksalisht përmes përkujdesjes, kërkimit dhe rizbulimit të eshtrave. Nuk ka regjim të vendosur në Shqipëri, që të mos jetë ngritur e themeluar mbi to, apo që të mos u jetë mbivendosur eshtrave, duke i rikonfiguruar në mënyrë të vazhdueshme. Ato mbeten një gur themeli i pakontestueshëm. Rëndësia e Varrezave të Dëshmorëve për regjimin komunist ishte po aq e madhe sa politika të tjera zyrtare, si industrializmi apo emancipimi. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për materializimin monumental e përkujtimor të dëshmorëve, si themel që justifikonte gjenezën e regjimit, por shfaqet qartazi dhe përpjekja për të njësuar dëshmoret, për të njesuar gjithçka që konsiderohej përpjekje ultrashekullore e shqiptarëve për liri.
-


Nuk janë sytë e mi
0700LKëto poezi gjallojnë në një realitet letrar mes
shpirtërores, onirikes si dhe një tradite metafizike tradicionaliste,
duke krijuar marrëdhënie me një tjetër konceptim të botës, më të shtyrë
dhe parak. Janë pikërisht poezi si “Kanga e ujit” ato që nëpërmjet një
figurativizmi tjetër, ftojnë drejt një kujtese e inteligjence universale
të qarkulluar pafundësisht, e quajtur ndryshe dhe “rikthimi i përjetshëm
i së njëjtës”. -


-


-


-


Supa Miso
01,000LRyu Murakami , mjeshtër i psikothrillerit , sjell këtë udhakim ngjethës përmes botës së shturur , të neontë , të industrisë së seksit në Tokio , me elemente të spikatura të manga-s e të estetikës japoneze . Libri paraqet elemente grafike , këshillohet për moshën +15.
-


-


-


Triskuj te vonuem
0800LSi të gjithë shkrimtarët që kanë shkrue shumë pak, Pjetër Deda, simbas nji përkufizimi të njohun të T.S Eliot, rrezikon vetdijshëm me hy mes autorëve minorë. Megjithatë ai nuk hyn në at’ aradhë vec për këtë arsye, por pse objektivisht i përket nji vrulli t’ndalun që s’ka shpërthye deri në fund.
-


Vdekja aksidentale e një anarkisti
0700LLibri është një satirë politike mbështetur mbi ironinë dhe humorin therës, një nga ato satira që nxisin mendimin e lirë. Libri lexohet me një frymë e madje të grish t’ua lexosh miqve me zë të lartë. Ndonëse duke lexuar therja e ironisë shkon deri aty sa t’i bëjë dialogjet të duken të stisura, çdo dialog bazohet mbi fakte dhe deponime konkrete. Kjo dramë merr shkas nga vrasja reale e një aktivisti politik, vrasje për të cilën nuk u dënua askush. Autori Dario Fo është fitues i çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1997.”