-


Lufta e gjuhëve dhe politikat gjuhësore
01,100L“Ky ligj është mjaft i thjesht: gjuhët priren sistematikisht drejt rregullsisë. Nga kjo pikëpamje duhet t’i japim fund mitit të “bukurisë” së gjuhëve të lashta, si latinishtja, greqishtja, hebraishtja apo arabishtja klasike të cilat nëpërmjet lakimeve dhe parregullsive të tyre janë në të vërtetë monumente mjaft të ndërlikuara, dhe këtë mund ta vërejmë fare mirë, për shembull, te frëngjishtja apo anglishtja e vjetër, se si numri i lakimeve pakësohet për t’i lënë vendin një rendi të ngulët sintaksor dhe fjalive, shkurt pra se si gjuha sistematizohet. Nëse e projektojmë këtë ligj nga e kaluara, do të mund të formulonim një hipotezë të parë historike sipas së cilës kodet e para nuk duhet të kenë pasur asnjë rregullsi: në fakt ato nuk ishin kode por nomenklatura. Kjo do të thotë se përgjatë historisë gjuhët nuk janë ndërlikuar, siç pohojnë disa teori raciste (gjuhët “primitive”, fillimisht të kufizuara, u stërholluan pak nga pak me zhvillimin e kulturës).”
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Lufta e Vlores
0600LKryepuna e Ago Agajt, e cila (ri)botohet, tani, për herë të parë në atdhe, është epopeja në prozë “Lufta e Vlorës”, një enciklopedi e trimërisë, e portreteve të luftëtarëve, e diplomacisë së asaj kohe, e dokumentacionit, përzgjedhjes së folklorit, ku nuk mungojnë as largpamësia dhe as dhëmbja, por dhe grotesku e dialogu natyrisht, vdekja dhe pasvdekja, që së toku, e bëjnë veprën të lexohet dhe si roman i fatit kombëtar, përshkuar nga dashuria e dëshpërimi për vendin e të parëve si dhe nga një krenari fisnike.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Lule të këputura
0900L“Lule të këputura”, mbeti një punë e pakryer, njëlloj si Simfonia e Schubertit, ndaj ndoshta edhe përqasja me muzikën. Veçse koha e pakryer, semiotikisht është një kohë foljore e bukur: ajo bart të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. Ndaj është një kohë e pakohë, që të ndërmend amshimin. Njëlloj siç mbeten të amshuara edhe poezitë e Baudelaire, të cilat edhe pas 165 vitesh kanë po atë amzë magjie. Kjo përmbledhje në shqip don të kremtojë edhe 165-vjetorin e botimit të tyre herësëpari, para se mbi to të binte censura shekullore.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Lumturia është një zgjedhje
0700LAutorja kërkon që përmes argumenteve të shumtë të na bindë se “është vendimi ynë dhe i askujt tjetër nëse duam të jemi të lumtur apo jo”. Jeta është një proces i përjetimeve. Zgjedh të përjetosh lumturinë. Përdore këtë libër si forcën tënde shtytëse. Paç fat.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


Lustrum
01,200LShkrimtari britanik Robert Harris na sjell një thriller makiavelian nga Roma e lashtë, parë nga sytë e një skllavi. Banda kriminale të punësuar nga pasunarë të rënë nga vakti që përzjehen me delikatesën e argumentimeve ligjore dhe besëtytënitë fetare, shoqëruar me aventura. Romani i Harrisit lexohet njëkohësisht si një histori plot humor dhe një udhërrëfyes se si funksionon politika, ajo e Romës së lashtë, por më së shumti, kjo e kohës sonë.
-


-


-


-


-


-


-


-


Macja
0800LNyja e dashurisë dhe besnikërisë – ndaj fëmijërisë dhe maces që e shoqëron atë – është shtylla kryesore e kësaj novele: ëndrra për një fëmijëri të përjetshme dhe nostalgji për një dëlirësi që nuk mundet të përshtatet me jetën prej të rrituri. Novela, e botuar për herë të parë më 1933, thuhet se është një lloj dedikimi i Colette-s për macen e saj.
-


-


-


-


-


-


-

