-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Qendrimi pozitiv eshte superfuqia jote
0990LPërmirësoje jetën dhe karrierën tënde me disa këshilla të fuqishme mendore për sukses, pozitivitet dhe aftësi të forta përshtatjeje.
-


-


-


Qeni i pranverës
0700LNë vitin 1964, në një kafene të Parisit, një njeri drejtoi objektivin e Rolleiflexit të tij drejt një çifti të ri të ulur në një tavolinë aty pranë. Kështu tregimtari u njoh me fotografin Fransis Zhansen, me të cilin lidhet një kohë. Pastaj, një ditë Zhanseni zhduket pa gjurmë. Kujtimi i këtij njeriu të çuditshëm, dhe takimet e tyre, nuk i shqiten as tridhjetë vjet më vonë, atij që Zhanseni e quante “skribo”, duke u përpjekur për ta rindërtuar farkën e tij të zhdukur… Mbase qe një rastësi ajo që gjeti në shpinën e fotografisë së parë, e cila do të ftillonte këtë kërkim të rrezikshëm kujtimesh, me shënimin “Ndalohet riprodhimi”? A thua pamjet apo fjalët, cilat janë më të afta për ta fiksuar të vërtetën? Asnjëra mbase… “Nga të gjitha shenjat grafike, – kishte thënë Zhanseni – pëlqej shumëpikëshin.”
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Qiell
01,000LNga autorja e një prej librave më të shitur, Gjinj dhe vezë, si dhe sensacionit letrar ndërkombëtar, Mieko Kawakami, një roman i kthjellët që ndriçon ndikimin e dhunës dhe fuqinë e solidaritetit. Qiell rri si një dëshmi e shkëlqyer e talentit letrar të Kawakamit. Nuk ka dyshime se ajo ka zënë vendin dhe ka fituar reputacionin si një ndër autoret e reja më të rëndësishme, vepra e së cilës zgjeron kufijtë e letërsisë bashkëkohore japoneze.
-


-


-


Qielli i rreme dhe tregime te tjera
01,000LShpjegimi i alkimisê sê fiksioneve të Cortázar-it, që shkrin fantazine me irreale me jetën gazmore te trupit dhe te mugés, jetén e imagjinates, te lire dhe pa pengesa, me jetén e kushtezuar të trupit dhe të historisë, qendron te stili. Një stil që mrekullisht shkërben rrefimin gojor, zhdervjelltésinë e rrjedhshme të së folurés sé perditshme, shprehjen spontane, pa kozmetike dhe pa vetëfryrje, té njeriut të rëndomtë… Edhe gjuha e Cortázar-it eshte fiksion, e sajuar me kujdes, një artific aq efikas sa që duket natyror, nje e folur e riprodhuar e jetés, që shkon tek lexuesi duke rrjedhur drejtpërdrejt nga ato gojë dhe ato gjuhë të gjalléruara të burrave dhe grave prej mishi e gjaku, një gjuhë aq e tejdukshme dhe aq e rratshtë.. sa që ngaterrohet me ato që emërton, me situatat, me sendet, me. qeniet, me peizazhet, me mendimet, për t’i shfaqur më mirë në. autenticitetin dhe vërtetésine e tyre, si nëpërmjet një shkëlqimi te përkore që i ndriçon se brendshmi.
-


-


-


Qielli nuk ka te perzgjedhur
01,400LLiliana është tërheqëse, e bukur… e njëherazi në prag të vdekjes nga tuberkulozi. Por ajo nuk dëshiron të mbyllë ditët e saj të fundit në një spital mes Alpeve. Dëshiron të shohë sërish Parisin, pastaj Venecian – të jetojë e shpenguar sa më shumë të jetë e mundur. Ndoshta mund te vdesë rrugës, ndoshta jo, por përpara se të ikë nga kjo jetë, ajo dëshiron t’i japë vetes edhe një shans tjetër…
-


-


-


-


-


-


-


-


-


Qortimet e zotit Shyti
01,100LMe botimin e dy vëllimeve të mëparshme dhe përkthimin e një antologjie në greqishte, autori kish menduar ta mbyllte serinë dhe ta arkivonte krijesën e vet të pashtruar, por nuk i paskësh bërë hesapet mirë me personazhin – meqë zoti Shyti kish ende shumë për të thënë.
I konceptuar si një monolog herë ngacmues, herë intrigues e herë zbavitës, në qendër të një kafeje imagjinare por aq familjare për shqiptarin e këtyre viteve, personazhi përmbledh në vete një traditë që nis ndoshta me Sokratin e dialogëve, duke i dhënë kafesë së thjeshtë të mëhallës tiranase atributet e skenës së një teatri antik, ku nuk mungon as kori, as personazhet satelite e ndonjëherë as publiku i imagjinuar.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Qyteti i Avullit
0800LQyteti i Avullit është zgjerim i universit narrativ të sagës së Zafónit, i adhuruar në të gjithë botën: shkrimtarë të mallkuar, arkitektë vizionarë, ndërtesa fantazmagorike dhe një Barcelonë e mbështjellë me mister mbushin këto faqe me një plasticitet përshkrues të parezistueshëm. Tregimet e Qytetit të Avullit na çojnë në një vend ku dëgjojmë për herë të fundit zërin e paimitueshëm të shkrimtarit, që na bëri të ëndërrojmë si askush tjetër.
-


-


-


-


-


Qyteti i pasur
01,500LVenediku, qyteti i pasur gjurmon harkun e plotë të sagës perandorake venedikase nga famëkeqja Kryqëzata e Katërt, e cila kulmoi me plaçkitjen e Kostandinopojës në vitin 1204, deri në luftën otomano-venedikase të viteve 1499-1503, e cila i sheh turqit osmanë t’i zëvendësojnë venedikasit si fuqinë më të madhe detare në Mesdhe.
Në midis janë tre shekuj supremacie detare venedikase, gjatë të cilëve një qytet i vogël me “banorë të lagunës” u kthye në vendin më të pasur në planet.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Rapsodi ne pjate
03,000LNjë rrëfim për jetën, një kërkim të rrënjëve të kulinarisë shqiptare dhe receta që vijnë si një vepër arti. Një libër ku shija gërshtohet me të ushqyerit e shëndetshëm.
-


-


Rashomoni
0800LAkutagawa eshte nje nga emrat me te shquar te letersise moderne japoneze dhe ai vjen per here te pare para lexuesit shqiptar me nje permbledhje me tregime, perkthyer nga Sidita Hoxhiq Dano dhe botuar nga Arka e Noes
